Arrestohet gardisti i martuar: Prej 5 muajsh përndiqte një vajzë, për t’u lidhur me të

27 Dhjetor 2016, 19:08Kronika TEMA
Arrestohet gardisti i martuar: Prej 5 muajsh përndiqte një vajzë,

Agjentët e Çështjeve të Brendshme dhe ata të policisë kriminale pranë komisariatit numër 1 në Tiranë kanë vënë në pranga pasditen e sotme një efektiv të Gardës së Republikës.

Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se në pranga ka rënë nënoficeri Leard Xhika, për veprën penale të “përndjekjes”.

Sipas burimeve, arrestimi i tij u krye pas denoncimit të shtetases me inicialet E.L, pranë komisariatit numër 1, për përndjekjen që ai i kishte bërë për një periudhë 5-mujore.

Përndjekjen ndaj kësaj shtetaseje, nënoficer Xhika e bënte duke u paraqitur në ambjentet e frekuentuara nga vajza, si në punë, pranë banesës, ambjente të tjera publike, por edhe me telefon.

Xhika është i martuar dhe me fëmijë.

Ai i bënte presion vajzës duke e ndjekur dhe ngacmuar në telefon që të pranonte një lidhje intime me të.

Materialet në ngarkim të Xhikës i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së rrethit të Tiranës, për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i SHÇBA

Sot në orën 16:30, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Kriminale të Komisariatit nr.1, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës, me detyrë trup shërbimi, N/oficer Leard Xhika, për veprën penale të “Përndjekjes” parashikuar nga neni 121/a të Kodit Penal.

Arrestimi u bë pasi shtetasja me iniciale E.L. është paraqitur në Komisariatin e Policisë nr.1 Tiranë dhe në prani të specialistëve të SH.Ç.B.A Tiranë ka kallëzuar se punonjësi i Gardës së Republikës Xhika, në vijimësi, për një periudhë 5-mujore, e ka përndjekur duke i kërkuar me insistim që ata të krijonin një lidhje intime.

Përndjekjen e kësaj shtetaseje, punonjësi i Gardës e ka kryer duke i bërë presion me anë të telefonit si edhe duke e kontaktuar fizikisht atë në vendet e frekuentuara prej saj, si në punë, afër banesës dhe ambiente të tjera publike.

Materialet në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për hetime të mëtejshme.

7 komente në “Arrestohet gardisti i martuar: Prej 5 muajsh përndiqte një vajzë, për t’u lidhur me të”

  1. fieraku4u says:

    BRAVO XHIKA, BURRE ME MENDE. DHE PUNEN E HUMBE, DHE GAZI BOTES U BERE, DHE ME GRUAN PUNET I KE KEQ.

    TANI SHKO DIL NE PAZAR DHE SHIT BANANE….NJE DHURATE PER VITIN E RI.

  2. tfgs1 says:

    hahaha,hajde kacurrel hajde……………allah uakbar!
    do te te bej synet per se dyti here Hanemja qe ke ne shtepi.
    Tema,cjane keto lajme idiote qe montoni ne site,qe kur perben veper penale se dikush i martuar do te ”provoi” zogun e botes!!!!??
    Titull gabim,mund te skruhej ”shqetesim sexual”[kunder vullnetit te tjetrit] e jo i martuar apo beqar se nuk ka rendesi pasi eshte i denueshem.

    1. Une... ti... ne te gjithe... says:

      Se ti tfgs1 i di mire keto punet e ngacmimeve seksuale!!

      Ndaj je besimtar i flaket dhe mbrojtes i betuar i priftit!

  3. ali vlora says:

    O xhika o i semure mendore .Mbase te vinw mente tani se helbete je cubel ti dhe nuk te del ajo qe ke ne shtepi. Ha tani ha marmallate se te bene mire.

  4. WEB1 says:

    Berreta dhe uniforma e karabiniereve italian ,,se mos na bie ndonje komete ku i dihet ,,por nje cik mall nga thesi yne nuk eshte keq

  5. xhemi says:

    Or cun , s’paske qene stervitur mire. Zotesia eshte te te vije vete picka, jo t’i shkosh pas, aq me teper t’i behesh rrodhe. Merr shembuj nga eproret e tu e deri nga ministrat e depudhjeret shqiptare, qe i ngrejne pickat kollaj…..

  6. vala says:

    Ky ndenjka me syze dielli edhe ne zyre!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje