Dëshmia e 22-vjeçares: Dy laçianët më morën në makinë, si i shpëtova përdhunimit

27 Dhjetor 2016, 09:26Kronika TEMA

Dy të rinj nga Laçi u shpallën në kërkim nga Policia e kryeqytetit, pasi dyshohet se kanë tentuar të përdhunojnë në makinë një vajzë 22- vjeçare nga Tirana.

Të dyshuarit, shtetasit Armonel Bruka, 26 vjeç, dhe Henri Talo, 25 vjeç, janë denoncuar në Komisariatin nr.3 nga shtetasja me iniciale F.L., e cila pretendon se është marrë me forcë në makinë nga dy djemtë, të cilët kanë tentuar të abuzojnë seksualisht me të, raporton “Panorama”.

Sipas deklarimeve që ka dhënë në Polici e dëmtuara, dy të rinjtë kanë qenë në të njëjtën tavolinë me të dhe disa vajza e djem të tjerë, në një lokal te Rruga e Kavajës.

Pas mesnate, kur të rinjtë kanë dalë nga lokali ku po festonin Krishtlindjet, dy të dyshuarit i janë afruar vajzës, e cila po ikte për në shtëpi në këmbë dhe i kanë ofruar ndihmë që ta shoqëronin me makinë, meqenëse ishte ftohtë.

Fillimisht vajza ka refuzuar, por djemtë e kanë ndjekur me makinë teksa ajo ecte në këmbë dhe më pas F.L. ka pranuar që të hipë në makinë me ta. Por pasi kanë ecur disa metra, ata janë futur në një rrugicë të pandriçuar mirë dhe aty kanë tentuar ta përdhunojnë shkruan Panorama.

Në atë moment 22-vjeçarja ka nisur të kërkojë ndihmë duke thirrur me zë të lartë dhe nga frika se mos i dëgjonte ndonjë kalimtar, ata e kanë zbritur në tokë dhe vetë janë larguar me makinë.

Vajza ka deklaruar se automjeti drejtohej nga Armonel Bruka, ndërsa pasagjer ishte Henri Talo, i cili ka nisur i pari që ta ngacmojë seksualisht, më pas është mbështetur edhe nga shoku.

Policia tha dje se ka referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës dhe po punon për kapjen e shtetasve Armonel Bruka e Henri Talo, nga Laçi, të cilët dyshohet se kanë tentuar të përdhunojnë një vajzë 22-vjeçare. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, asnjëri prej tyre nuk është gjetur nga ana e forcave të rendit. Njëri prej të dyshuarve, Henri Talo, nuk është një emër i panjohur për Policinë.

Ky person rezulton i dënuar me 3 vite burg në muajin janar të këtij viti, pasi bashkë me një të ri tjetër po nga Laçi, shtetasin Elis Pasha, morën peng për disa orë dy studente, me të cilat kishin pasur lidhje intime, e u bënin presion, pasi nuk pranonin ndarjen. Ngjarja për të cilën akuzohen Pasha dhe Talo ka ndodhur në prill të 2015-s, kur vajzat, shoqe me njëra-tjetrën, bënë denoncimin në Komisariatin nr.6 të Tiranës.

Të dyja vajzat janë paraqitur në prill 2015 në polici, duke denoncuar dy djemtë, Pasha dhe Talo. Ato kanë rrëfyer se prej disa kohësh njiheshin me dy djemtë nga Laçi, me të cilët kanë udhëtuar dhe shoqëruar disa herë. Por pasi ishin ndarë prej tyre, më datë 8 prill 2015, janë ndodhur përsëri në shoqërinë dy djemve në një lokal në Tiranë.

Autorët u kallëzuan në Polici nga dy studentet, K.L., 23 vjeçe, nga Peqini, dhe R.Sh., 21 vjeçe, nga Korça. Vajzat pretendonin se dy të rinjtë kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, jashtë dëshirës së tyre, mbrëmjen e 21 marsit, në një motel në rrugën që lidh Vorën me Aeroportin e Rinasit.

4 komente në “Dëshmia e 22-vjeçares: Dy laçianët më morën në makinë, si i shpëtova përdhunimit”

  1. greka says:

    Sa turp te jesh shqiptar barbar! Behuni greka,turka dhe sllava qe te civilizoheni!

  2. harillaqi says:

    Mire ja kane bere asaj.Pse hipi ne makine? I ka ngren vete asja,dhe ka hipur.

  3. .**** says:

    TIkur ke lidhje me dike moj bib pa tru me çfar te drejte rri ne tavolin me njerez te pa njohur, apo te esht merzitur ai qe ke ose çfrytezon rastin diku gjetk , nese ke lidhje me dike mos bridh diskotek me diskotek e mer mbar klubet e nates , jeni te lir por jetoni ne nje sistem ku neperkemb bredh krimi droga e ashishi , femer injorante e pa pjekur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje