Edhe 12 deputetë në sitën e dekriminalizimit, Llalla shton prokurorët

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

kuvend 4Struktura e dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme është duke verifikuar formularët dhe për 12 deputetë të parlamentit pasi ka të dhëna se ata kanë fshehur probleme me ligjin që kanë pasur jashtë vendit.

Ky fakt konfirmohet për Report TV nga kjo njësi, pjesë e secilës prej pak javësh është bërë dhe kreu i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha, duke e çuar nga 2 në 3 numrin e prokurorëve në këtë njësi.

Viti 2017 tashmë zyrtarisht është vit elektoral dhe garuesit për 140 vendet në parlamentin e ri do ti nënshtrohen ligjit të dekriminalizimit.

Për këtë arsye struktura e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka pësuar ndryshime, ku nga dy prokurorë, tashmë kjo zyrë ka 3 të tillë.

Report TV ka mësuar se pjesë e kësaj strukture prej 3 javësh pas largimit të prokurorit Madrid Kullolli janë bërë prokurorja Alma Muça dhe prokurori Petrit Fusha.

Drejtues të kësaj njësie vazhdon të jetë prokurorja Rovena Gashi, e cila ka qenë dhe më parë në njësinë e Dekriminalizimit.

Por si u bë Petrit Fusha pjesë e Dekriminalizimit?

Prej më shumë se 1 muaj kreu i Prokurorisë së Tiranës me dekret të presidentit është emëruar prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Aktualisht Petrit Fusha vazhdon të mbajë dhe postin e kreut të akuzës së kryeqytetit, por në këtë post ai është i komanduar deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri.

Burime nga struktura e Dekriminalizimit në prokurorinë e përgjithshme sqaruan se janë duke kryer verifikime dhe mbi formularët e 12 deputetëve të parlamentit aktual, pasi kanë të dhëna se disa prej tyre kanë fshehur dënime të marra jashtë vendit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

6 komente në “Edhe 12 deputetë në sitën e dekriminalizimit, Llalla shton prokurorët”

  1. Ballisti says:

    Aman ore,po ai Flamur Noka qe ma ka bere ate qfen sa nje qafe thiu nga Kukesi,do hetohet,se shume pordhe po shet ai duke u hequr si me i forti i Sali Berishes.Noka eshte agjenti i UDB-se,bashpunetori me i gushte i birit te Karaxhiçit,Sali Berisha.

    1. mal0k says:

      derr derr derr
      po ato dy surreterr qe po shikojne tek kamera per cfare perdoren?

      At’ far’ maloku picderr pse e mbajn ne parlament ?
      nuk di te shkruaj shqip…..e keni pare si firmos…. 🙂 🙂 🙂 🙂 priceless

    2. Raimond vlonjati says:

      Po lerini more keto s ne Shqiperi te gjithe qe kane iasuri i kane bere me ruge te pista

      Nje shtet inteligjent ne kete rast vepron jeshtu :.. Ben Amnistine Fiskale ne menyre qe ato iara qe jane bbere me te zeze te mos ikin nga Shqiperia nga frika e denimit , por te qendrojn ne Shqiperi dhe i sherbejne ritjes ekonomike dhe forcimit te financave tona

      Keshtu kane bere ne Zvicer , Izrael e kudo

      Dhe pasi behet Amnistia Fiskale krijohet kjo trupa e prokuroreve qe qendrojne vigjilente per te ndjekur kush ben para te pista tani e tutje

      Se esht dhe qesharake dhe e ulet , dhe krijon pakenaqsi e trazira ne mesin e simpatizanteve te partive ,qe disa denohen , e disa te tjere jo

      Duhet qe ne ket Reform te tregohemi qe jemi komb i pjekur , europian qe nuk merremi me hakmarje , por dime te ndertojm shtet modern
      Dmth Reforma te mos behet per te qelluar nje pale , e mbrojtur palen tjeter , se nuk regullohemi kurre ashtu , por futemi ne rethin e hakmarjes politike dhe nuk dalim dot kurre

  2. sofia says:

    Jo, nuk e besoj. Pse eshte dhe Fatmir Mehdiu qe ka qene 4 vjet i denuar ne Itali?! S’me besohet.

  3. sali says:

    Njerin nga te 12 e zbulova une. Qenka Nul Moka – agjenti i UDB-se.

  4. Kuq e zi says:

    Prandaj lulka nuk do njohe zgjedhjet se do ngeli pa parti pas ca muajsh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *