Edhe dy ditë nga Plani i Ri Vendor i Tiranës, Veliaj: Më pak beton, më shumë gjelbërim

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

veliajPavarësisht bindjeve politike, këshilltarë të majtë dhe të djathtë si dhe aktivistë të shoqërisë civile u bënë bashkë në dëgjesën e organizuar nga Bashkia e Tiranës ku u prezantua drafti final i Planit të Përgjithshëm Vendor, “TR030”.

Përmes një statusi në Facebook, Veliaj shkruan se ky draft final i Planit Vendor vjen pas zhvillimit të 24 dëgjesave në 24 njësitë amdinistrative të kryeqytetit dhe diskutimit me grupet e interesit.

“Përtej ndasive politike, u bëmë bashkë për dëgjesën e fundit me këshillin bashkiak, pas 24 dëgjesave në 24 njësi dhe konsultimet me grupet e interesit, për planin e ri urbanistik Tirana030 ?”, shkruan Veliaj.

Kryebashkiaku thekson se plani i ri parashikon më pak beton dhe më shumë gjelbërim për kryeqytetin.

“Edhe dy ditë nga Plani i Ri i Tiranës, Kushtetutë e qytetit për më pak beton, më shumë gjelbërim e që përfshin 24 njësitë tani në metropol”, thekson Veliaj.

Fillimisht ka qenë arkitekti Italian, Stefano Boeri ai që ka bërë një prezantim të detajuar të këtij Plani, ndërsa më pas Drejtori i Përgjithshëm i Urbanistikës, në Bashkinë e Tiranës, Ditjon Baboçi dhe ekipi i tij i janë përgjigjur pyetjeve dhe interesit të shprehur nga të pranishmit në këtë dëgjesë.

Plani parashikon një Tiranë shumë herë më të gjelbër dhe më të pastër dhe kjo falë edhe idesë për krijimin e pyllit orbital, ku janë parashikuar që në 15 vitet e ardhshme të mbillen afro 2 milionë pemë. Në Planin e ri të Përgjithshëm Vendor parashikohet që të ndërtohet infrastruktura e duhur arsimore dhe sociale e cila do t’i përgjigjet zhvillimit që merr qyteti në vazhdimësi. Për këtë janë parashikuar që të ndërtohen minimum 20 shkolla të reja që do të zgjidhin dhe çështjen e mësimit me dy turne. Një aspekt tjetër i rëndësishëm i këtij dokumenti është edhe krijimi një Tirane policentrike me 5 qendra. Rëndësi i jep Plani edhe ndërtimit të unazave të reja të qytetit, dy prej të cilave do të jenë të dedikuara për këmbësorët dhe biçikletat.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *