George Michael vdiq nga një mbidozë heroine?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

The BRIT Awards 2012 - ShowVdekja e këngëtarit George Michael, 53 vjeç, që filllimisht u tha se erdhi si pasojë e një problem në funksionimin e zemrës, duket se ka pas shkakun që ka çuar në vdekje shumë këngëtarë dhe aktorë të famshëm: përdorimin e drogës. Dyshohet se vdekja e Michael ka ardhur si pasojë e një overdoze heroine.

Dyshimi është hedhur nga Fadi Fawaz, që njihet si parukieri i të famshmëve në Londër, njëkohësisht miku i këngëtarit.

Ka qenë ai që ka gjetur trupin e pajetë të Michael për të dhënë më pas alarmin.

“Do të drekonim bashkë për Krishtlindje. Shkova në shtëpinë e tij për ta zgjuar, por e gjeta paqësisht të shtrirë në krevatin e tij. Nuk e dimë ende me saktësi se çfarë ka ndodhur. Por do të doja që njerëzit ta kujtojnë për atë që ishte: një njeri i mrekullueshëm”, i ka thënë ai një të përditshmeje britanike.

Por ajo që ka ndodhur sipas një burimi anonym është varësia ndaj drogës.

“Vitin e fundit, Michael ka luftuar kundër varësisë së heroinës. Ai është shtruar disa herë në spital për overdozë. Edhe kaq sa ka rezistuar është shumë”, i ka thënë ai gazetës “Telegraph”.

Ndalimi i zemrës (që nuk është infarkt, ndryshe nga sa u raportua fillimisht në media) dyshohet të jetë pasojë e varësisë nga droga.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *