“Ka ardhur tamam koha që Donald Lu të fillojë denoncimin konkret të peshqve të mëdhenj të korrupsionit: shqiptarët po e presin me “gojë hapur”…”

ngjelaNga Spartak Ngjela

Në një vend ku padrejtësia dhe i forti kanë bërë ligjin me dekada, njerëzit nuk besojnë se mund të ketë ndonjëherë drejtësi.
Historia e Shqipërisë është 100 vjet padrejtësi, dhe kjo mjafton si kohë që të ketë vendosur në psikikën shoqërorë shqiptare mendimin se Shqipëria nuk bëhet, dhe shqiptarët janë të destinuar të jenë të përbuzur nga sunduesit abuzuesë që me arrogancë iu thonë edhe sot: “kot e keni, nuk ka Reformë në Drejtësi, se ‘drejtësia jemi ne’ “.

Kjo është arsyeja që sot shumica e shqiptarëve është ende skeptike se mund të vendoset ndonjëherë drejtësia në Shqipëri.
Gabohen, sepse koha e gjatë brezash e abuzimit i detyron që të jenë skeptikë dhe mosbesuesë. Por ka dhe diçka në favor të besimit: eshtë angazhimi amerikan. Kjo sigurisht që duhet të neutralizojë çdo dyshim. Por në një vend ku çdo lëvizje që është nisur për shpëtim ka çuar në skllavërim, është e vështirë.

Gjithsesi tani vihet re se optimizmi shqiptar për Reformën, lidhet drejtpërdrejti me daljen e ambasadorit amerikan.
Sot dalja médiatike e Ambasadorit Lu është bërë për shqiptarët si Zëri i Amerikës i vitit 1990-1991. Përsëritja e kohëve gjithmënë është identike.

Mendoj se ka ardhur tamam koha që Ambasadori Amerikan të fillojë denoncimin konkret të peshqve të mëdhenj të korrupsionit shqiptar: shqiptarët po e presin me “gojë hapur”…

REMOTE_ADDR:[]

23 komente në ““Ka ardhur tamam koha që Donald Lu të fillojë denoncimin konkret të peshqve të mëdhenj të korrupsionit: shqiptarët po e presin me “gojë hapur”…””

  1. Lennard says:

    Jeni Luftetar i PAEPUR ne Luften kunder Korrupsionit dhe per daljen ne Drite te Shqiperise..Keni te Drejte!!! I Nderuari Ambasadori Amerikan LU ka qene ne balle te Reformes per Drejtesi. E Pra erdhi koha te shpalosen pretencat per Zagaret e Kombit ,qe i kane marre frymen Shqiperise dhe Shqiptareve. Zoti LU COJENI DERI NE FUND KRYQZATEN E NISUR. Populli shqiptar nuk do tu HARROJE KURRE!!! NEVER FORGET.

    1. reforma drejtesi si LSI says:

      spartak te ka zene rakija…….tregon me kete qe thua qe jo avokat qe sje por je edhe me i rrezikshem se ata qe kerkon ti denosh..se perpara ligjigjit do te veprosh me diktat si kamunist i djallit ….keto punet e HaleAl-banistanit nuk i zgjidh Amerika…qekur di ti ndonje rast qe Amerika ka ndihmuar per interesin e kombit apopullit tat……

  2. albani says:

    keni frike ti degjoni emrin dhe jo ti denonconi.kan qe ne 92′ qe vrasin e presin kurse ju qurramane te veshur me kollare e fytyren me krem doni zbatim te reformes.edhe ti o spartak edhe ti o mero i dini emrat.

  3. koha jone says:

    Po ndodhi dhe kjo ,atehere definitiv nuk kemi shtet .
    Duhet qe amerika te dergoj dhe disa Donalda te tjere , te shporri gjithe Gjyqtaret dhe politikanet, qe e katandisen drejtesine ne kete gjendje kaq skandaloze .

  4. Daku says:

    Shqiptaret kane 65 vjet me goje hapur,i palqen tani,presin ti bjere ndo nje gje nga qielli se vete sjane per asgje.Vetem llogje Stambolli din me bo.

  5. LORA says:

    Taku e teprove,,,,ti po deshe besoja edhe bolet e tua Lu ecendise.
    Une Taku pres ,jo me goje hapur si ti, drejtezi per shqiptaret.

  6. k says:

    MOS E MBANI “GOJEN HAPUR” SE PO JU FUSIN NDONJE PORDHE TE MADHE.

  7. Jimi says:

    Taku! I zoti e nxjerr gomarin nga balta!
    Si gjithmon shqiptaret duan ti nxjerin geshtenjat nga zjarri me duart e botes!? Kur nuk jane te zotet shqiptaret te rregullojne shtepine e tyre, do te vije komshia qe ta rregulloj ate? Qofte ky edhe komshiu me dashamires ne bote!?

  8. Qytetar says:

    Ok ambasadori amerikan le të flas emra konkret por n.q.s nuk do të bëhet prekuroria dhe gjykata shqiptare kush do ti rras në burg qelbësirat ambasadori amerikan?
    Unë fua të di një gj:A do të pastrohen këto organe nga qelbësirat me emrin prekuror e gjykatës me ligjin e Vetingut?

  9. Si gjithmone shqiptaret presin nga te huajt qe te bejne shtet…….!!!!!!
    Po pse more Taku pret nga Luja,kur ti edhe ne kemi pare me syte ton se kush e shkatrroi Shqiperine,kush i preu pyjet,lumenjt ,pronat,ushtrine etj etj.
    ku shkoi gjithe kjo pasuri e ketij vendi,si u bene te pasur gjithe keta batakcinjt e politikes dhe te drejtesis.
    Ne i kemi pare dhe jetojme mes tyre,i votojme dhe i duam dhe i shikojme si zotat tone,sipas bindjeve qe kemi,
    Hajduti dhe krimineli i partise time eshte i ndershem,ndersa hajduti i partise tjeter e ka fajin.
    Komunistet dhe sigurimsat e PD jane te mire dhe demokrat,ata te PS jane komunista te keqinj dhe kriminela,dhe fillon kacafytja ne fis ne shoqeri e deri ne rebelim……
    Harrove ti Taku qe komunisti sali ka 25 vjet shan e ulerin kunder cdo komunisti dhe i permend gjith fisin sikur eshte engjelli i derguar ne toke per te na shpetuar dhe ka mare ne mbrojtje cdo hajdut e kriminel.
    Harrove ti kur denoncohesh likefloriri duke numeruar paret dhe saliserbi i vajti per darke para gjyqit.
    Taku i harrove gjithe ato denoncime ose akuza nga te dyja palet dhe kur vijne ne fuqi plasin si flluska sapuni.
    Per mos tu zgjat Taku mos prit nga Luja por ke lulushet e salushet e ramushet qe e pengojne dhe e stimulojne hajduterin per interesat e tyre te votave,dhe trushplaret e partive duan sa me shume rrumpall qe ti shpetojne drejtesis.
    Ke te fala nga LIKEFLORIRI I SALES qe ka gjithe kohen ne pushtet dhe nuk ka asnje pergjegjesi per kete babezi.

  10. Shefi says:

    O Taku i varfer nga mendja, pse Lu-ja do denoncoje shqiptaret? Po ti si politikan do besh sehir dhe do duartrokitesh Lu-ne?

  11. xhemi says:

    Po o Taku, pse shtetin t’a ndertojne te huajt?! Keni 100 vjet shtet pra.
    Ne fakt, Enver Hoxha kur mori pushtetin pas lufte, denoi armiqte brendshem te popullit (kulaket e agallaret, qe sot shperblehen si te persekutuar) me ndihmen e USA-s dhe Europes.
    Hajde mendje hajde o Taku, po ambasadoret e huaj nuk Jane te zgjedhurit e popullit tone, nuk eshte detyre e tyre. Ata gjeten terren e bene pershesh ketu, u bene dhe VIP-a, se po te ishin ne kohen e “diktatorit” nuk do i pirdhte njeri keto ambasadore, gjithashtu po te ishte koha e Atij te Lavdishmit, do j’u tridhte te gjithe ju, qe keni 25 vjet qe shkaterroni popullin tuaj. E provove vete ti o Taku…..
    Lavdi Vepres dhe jetes se Enver Hoxhes!!!! Paskan qene te bekuar ato breza, qe jetuan ne kohe te Tij!!!!!

  12. ???? says:

    Si do ti luftoni si dje ne kqz?! Ju shkerfhefsha robt, juve dhe ndjekesve tuaj!

  13. ???? says:

    Si do ti luftoni si dje ne kqz?! Ju shkerfhefsha robt, juve dhe ndjekesve tuaj!!!

  14. Alban Hamzai says:

    Keto qe thote me nder avokat Ngjela I ka nga mllefi I grumbulluar ne keto 25 vjet pas 1991 ,sepse nuk I zuri dhembi asnje post qe te vidhte edhe ai si gjithe te tjeret .Nga ana tjeter nuk I vjen turp qe edhe ne vitin 2016 shqiptaret te presin cdo gje nga te huajt ,sikur jemi ne vitin 1916. Vetem me kete mendje qe ka me nder avokati tregon se eshte nje kufome e gjalle .

  15. Taku bashke me ne qe ka nje jete te tere ne kete vend nuk i njeh te korruptuarit dhe kriminelet,ndersa Luja qe ka 2 vjet dhe mezi lidh ca fraza shqip, i di te gjitha .

  16. kallamani says:

    nuk I lufto ambasadori I demokracis “te fortet” dhe kriminelat. sepse ,ambasadori I demokracis ka qysh ne fillim te viteve ’90 qe I mbeshteti,i ushqeu,i nxiti,i armatosi,i fryu si tullumbace (n byth),I suportoji dhe I organizoji keta tipa ;,u dha edhe dekoraten “te fortet e demokracis”,; I duheshin kta tipa “t fortesh” per me prish shtetin shqiptar te t gjithve,shtetin e njerzve t thjesht,te cilin e damkosen me termin “diktatur”,sikurse u damkos edhe jezu krishti nga ata qe e kryqezuan si “tradhetar dhe kriminel”,.;
    “te fortet” amerika demokratike I ka bashkpuntor shteteror edhe ne vendin e saj. mafja dhe kriminelet amerikan jan ndihmesa te CIAs dhe sherbimeve te tjera shtetenore amerikane kur vje puna per me luftu te tjeret.
    esht parimi :”I forti ,miku im”.
    nuk do ket luft kundra “t fortve” .
    do ket vec nji bicim “venije krimi nen kontroll” pra do krijohen korporatat e krimit te vena nen hyqmin e shtetit(nenkupto ameriks).
    dhe ,nese tash po behet nji si bicim propogande kunder kriminelve dhe “tfortve” ,kjo behet sepse njerzit kan fillu me mendu qe n koh t enverit ishte me mir. kjo e tremb vertet ameriken.
    dhe nese dikur ne t ardhmen, me zgjedhje te lira dhe me votime demokratike,shumica shqiptare e shtypur dhe e telikosur drobitur rreckosur nga demokracija dhe “t fortet e saj” ,do votoj per enver hoxh komunizmin,(cdo gje bo vaki,sipas kuantum theory), atehere do ta shifni ju sesi ambasadori I demokracis ,ashtusi dikur ne 1991 shin,do vedoset haptazi neper tribuna elektorale,e fshehtazi po se po,perkrah “t fortve” dhe kriminelve,te cilet po “I lufton” sot.
    kjo “luft kunder t fortve” dhe krimit esht vec nje genjeshter e rradhes per me ven njerzit ne gjum “gojehapur” se mos I vje nanji cop qyl me onger.
    … dhe shqiptaret rrijn gojehapur.. por per cfar valle?! se vetem per gojore rrihet ashtu!!!
    ……………shqiptaret
    gojhapurit
    gojoret….

  17. terminadori 12 says:

    shqiptaret presin “me goj hap” se jan t gjith kriminela.
    kushdo nga kta “gojhapmit” do lakmonte cdo post shteti jo per me bo shtet por per me vjedh per veti.
    komb kriminel
    dac ata qe jan n pushtet dac ata ne opozit,dac te pasur dac te varfen
    komb qe krimin e ka motiv kryesor jetsor.
    komb “me t futme”.
    komb bythqi mo.
    se shkojn me pallu por kthehen mbrapsht t pallum. ky osht ligji.

  18. terminadori i 12 says:

    Eshte mese e vertet qe perendimi nuk don qe ta luftoje krimin me themel por vetem ne menyre siperfaqsore,sa me u duk.
    Po te shifni ato documentaret “Banged Up Abroad” (I burgosur jasht shtetit),do te shifni ku tregohet sesi shtetas perendimore qe shkelin ligjet neper shtete te huaja dhe denohen atje per trafik droge,,mbeshteten dhe perkrahen dhe ndihmohen nga vet shteti perendimor per tu arratis nga burgjet atje dhe pasi riatdhesohen leshohen te lir. pra vet perendimi ben sikur lufton kundra droges por kur bota jua kap trafikantet ,vet perendimi I toleron ata. pse? sepse ata trafikante jan shtetas perendimor. nese ata jan te huaj I fut shtat pash nen dhe. kete gje e dijne shume mire shqipetaret sepse e kan provu prej dekadash ne kurriz te tyre. dhe po ta provosh kete diskriminim perendimor ne fushen e drejtesis (nese je perendimor je I lir,nese je I huaj,shqiptar sidomos,je ne burg ) atehere s ka sesi te mos te t vij ne mendje nji motiv i “kendu” edhe nga Gjergj Fishta I famshem : motivi esht ky : “o Perendim! Je nji bythqim ! Hajt dhe ma ha, kte Karin tim!”
    e kendojn kete keng shum shqiptare burgjeve te perendimit pasi ata kuptojne se denohen jo se kan shkel nanji ligj por sepse jan te huaj,sidomos pse jan shqipetare.
    neper ato documentare do te shifni sesi shteti,ambasada apo konsullata perendimore,nderhyn me pare,bakshish, dhe avokatur,duke korruptu edhe gardjanet e burgjeve dhe duke pajis shtetasit e tyre me dokumente fallco,qe te largohen ilegalisht nga vendi I denimit ne shtetet e huaja.
    dhe kur trafikantet e droges (diskutohet per kilogram e jo gram me te cilat kapen dhe denohen shqiptaret neper perendim).pra kur trafikantet perendimor kthehen ne atdhe ata trajtohen jo si kriminela nga shteti I tyre(qoft edhe amerika) por trajtohen si viktima!!!!
    prandaj;
    nji rregull I pashkru esht mbi dhe
    at gjergj fishta bani be
    sa te kete Perendim
    do ket droge edhe krim!

  19. matadori i kalifornies says:

    Ky Tak Ngjela osht fantastic.
    Si puna e Tos Lubonjes.
    Tosi nxorri shprehjen “debilizem masiv” qe ju vu kombit shqiptar si ato vulat e nxehta qe I vihen lopve mbas bythe.
    Kurse Tak Ngjella tha togfjalshin “hordhit berisha” duke nenkuptu cecenet e shpellave qe vershuan qyteteve duke shpartallu edhe ate pak qytetnim qe kishte shqipnija.. tash po flet per shqiptaret “gojehapur”,si ata peshqit debila nen uj qe resin tu vij ushqimi ke goja…
    fantastike kto “pamjet ngjela” qe po serviren kte fundviti.
    kto jan shprehjet e shekullit qe do ti rendisnim keshtu:
    “shkerdhatokracija” dritero agolli
    “shpellaret” dritero agolli
    “debilizem masiv” Tos Lubonja
    “hordhit berisha” Tak Ngjella
    “shqiptaret me goj te hapur” … haa haaaa… nga Tak Ngjela/// (a thu se po bojn gojore mor burr!”……

  20. vaso says:

    Me goje hapur rri vet po deshe.Dhe ta dish mire,per LIDERIN asnje ambasador sdo thote gje.

  21. alphade says:

    Z. Ngjela ! Rastesisht u takuam ne TEG ,aproksimativisht para
    10 ditesh . U peshendetem perzemersisht . Une ju pergezova
    per komentet Tuaja thellesisht analitike dhe objektive ne traj-
    timin e problemeve akute aktuale kombetare . Perfitoj nga rasti
    per t’ Ju pershendetur per gjithecka qe shkruani e komentoni ne
    keto momente kruciale per vendin tone . E kam fjalen per ligjin e
    famshem te VETTINGUT qe perben quintesencen e te gjitha ligjeve
    te hartuara deri me sot . ” VETTINGU do te jete carku qe do t’i zere
    hajnat,vrasesit,kriminelet ,mafiozet … , me kryemafiozin e kryekriminelin
    e te gjitha kohrave MONSTREN e VICIDOLIT ….!!!
    O tempora, o mores !

  22. alohade says:

    Shqiperia,zoti avokat , ka vetem nje PESHKAQEN dhe ate e dine
    te gjithe ne Shqiperi dhe jasht saj dhe s’ ka nevoje fare te na tho-
    te zoti LU ?! Dhe Ai eshte Saliu i Vicidolit ! Te tjeret jane cironka
    qe sapo te rrezohet ” kali” ,te tjeret dhjesin gjak te gjithe pa perjash-
    tim !!! Sipas ” tradites” shqiptare po qe se rrezohesh nga ” kali” te
    tere te vene shkelmin , bile me shume godet ai qe konsiderohet me
    i aferti e ” besniku” ! Ky ka qene dhe mbetet realiteti shqiptar ,ku flitet
    per ” besnikeri” , pa qene kurre besnik dhe i beses .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *