Ligji i ri, tkurren kompetencat e Ministrit të Drejtësisë

27 Dhjetor 2016, 09:32Politika TEMA

Pas Presidencës dhe Ministria e Drejtësisë do të ketë një ligj të ri, që ndryshon totalisht kompetencat e saj. Media zbardh draftin që do të miratohet vitin e ardhshem në kuadër të Reformës në Drejtësi. Sipas ligjit të ri, ministrit të drejtësisë i hiqet kompetenca për të kryer inspektime dhe procedime disiplinore të gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të Apelit.

Sipas ndryshimeve kushtetuese të paketës së ligjeve të drejtësisë raporton Report Tv, kompetenca për të filluar procedimin disiplinor i kalon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Ministri në këtë proces mundet vetëm të paraqesë ankesë tek ky organ kur ka të dhëna të besueshme që një gjyqtar ka kryer veprime që përbëjnë shkelje disiplinore.

Ministri nuk do të kontrollojë më Prokurorinë dhe të raportojë për shkeljet tek presidenti dhe Kuvendi dhe nuk do të drejtojë më mbledhjen e statistikave për drejtësinë. Kontrolli mbi e prokurorisë do të ushtrohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në rastet e shkeljeve disiplinore.

Sipas draftit të zbardhur nga Report Tv Ministri i Drejtësisë mund të marrë pjesë si vëzhgues në Mbledhjen e Përgjithshme të prokurorëve, të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, të Asamblesë së Personelit Akademik dhe të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, mbledhjes së posaçme të drejtuesve të institucioneve për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ligji i ri i heq dhe një tjetër kompetencë të rëndësishme, siç është ajo e kontrollit të administratës gjyqësore. Ai do ta ushtrojë këtë kontroll vetëm në rastet administrimit të pasurive të patundshme. Me hyrjen në fuqi të ligjit për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, që aktualisht është në Gjykatë Kushtetuese i ankimuar nga PD, ministri i drejtësisë ka 3 muaj afat për të mbyllur të gjitha hetimet disiplinore të papërfunduara brenda para se kompetencat t’i kalojnë këtyre intitucioneve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje