Manjani: Ka njerëz që kanë kryer krime në politikë e administratë. Kujdes listat e kandidatëve 2017, ndal penetrimit të "krimineleve" të rinj në funksione drejtuese!

27 Dhjetor 2016, 13:38Politika TEMA

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në kuadër të ligjit të dekriminalizimit shpreh shqetësimin në lidhje me emrat që do të propozojnë partitë politike për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Sipas Manjanit tashmë me dekriminalizimin ka ardhur ora që partitë të “riciklojnë” personazhet.

Reagimi i Manjanit:

Përshëndetje, “Dekriminalizimi” i institucioneve publike nga persona me të shkuar kriminale është tema që po mbyll këtë vit.

Përtej diskutimeve procedurale mbi dokumente dhe të drejtat e njeriut një gjë mbetet: kemi ende persona, që në jetën e tyre kanë kryer një krim dhe që janë zgjedhur apo emëruar në një detyrë publike! Kjo ishte moralisht e papranueshme dhe tashmë është dhe ligjërisht e tillë!

Debati politik mbi çështje konkrete nuk ndihmon! Politika duhet vetëm të distancohet sot dhe të mos lejojë nesër (vitin e ardhshëm) penetrimin e “krimineleve” të rinj në funksione drejtuese!

Nuk bëhet dot as politikë e as shtet me funksionarë vunerabël, pra të kapur peng nga e shkuara e tyre! I burgosuri nuk mund të bëhet gardian! Ai/ajo që fjalët “ç’a ke që sheh” i përdor rregullisht nuk mund të drejtojë asgjë, përveç egos personale!

Kështu që “dekriminalizimi” si koncept i veçantë ligjor pati një efekt.

Viti që vjen është ftesë për Partitë Politike të ndalojnë “riciklimin” e këtyre personazheve!

Janë dy alternativa: të kthejmë besimin tek politika dhe shteti, ose ta shkallmojmë atë (besimin) përfundimisht!

Kam mendimin se të pastrit, të diturit, të drejtët, të përkushtuarit dhe punëtorët do kthejnë besimin!

Të tjerët të lënë në mes të rrugës!

Jam i bindur që viti 2017 do jetë viti i kthesës!

Kështu do ta gëzojmë vërtetë vitin që vjen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje