“Nuk mund të jemi të gjithë trushkulur dhe ta kemi gabim, dhe Koço të ketë të drejtë”

27 Dhjetor 2016, 21:32Politika TEMA

Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, ka folur për arsyen e shkarkimit të Koço Kokëdhimës në Asamblenë e PS-së.

E ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, Xhaçka tha se brenda partisë nuk mund të ketë kritika që janë në të njëjtën linjë me opozitën

“Asgjë e jashtëzakonshme nuk po ndodh. Për sa i përket Kokëdhimës ishte vendim i drejtë i Asamblesë së PS që vendosi të shkarkonte atë si Sekretar, jo për faktin se dilte kundra disa ideve të partisë, por se bën të njëjtën gjë që bën opozita, kritikon me të njëjtën gjuhë qeverinë. Cilido që ndjek një rrugë të tillë në parti, në këtë familje politike që punon sipas disa rregullave.

Jo domosdoshmërisht duhet të të pëlqejë puna e qeverisë por ka shumë mënyra për të bërë kritikë.  Nuk duhet çuar deri në fund kapriço e një personi. Ka një vendimmarrje që duhet ta respektojnë, ajo është vendimmarrje e shumicës. Duhet të ndjekin një rrugë brenda partisë.

Bëje përmes votës. Nëse të gjithë janë trushkulur dhe ky person është i duhuri kjo është tjetër histori. Por kemi rregulla bashkëjetese, dhe jemi demokraci ku mendimin tonë e shprehim nëpërmjet votës” tha Xhaçka.

5 komente në ““Nuk mund të jemi të gjithë trushkulur dhe ta kemi gabim, dhe Koço të ketë të drejtë””

  1. Trunguluri says:

    Jo, Trushkulur nuk jeni. Jeni servila 100 karate, ashtu si dhe Kocua. Ju prisni rradhen kur t’ju flakin dhe do folloni te shani, ashtu si Kocua. Dhe Rama ben mire qe ju flak, se jeni zullumqare dhe abuzues…

  2. Plaku Xhuxhumaku says:

    Bravo Xhaçka, je e para qe e ke kuptuar nga brenda PS qe jeni te gjithe, ngai pari tek i fundit, TRUSHKULUR. SHume bukur e ke thene.

  3. prova says:

    Sa bukur! u ngjallen bythlepirsit, servilet. anonimet. imtersaxhinjte. te pamoralshmit, te paftet. te pafytyret, thjesht krimba qr zvariten apo kermij qe lepihen pse jo te afte per tu ngjitur lart si “shqiponja”…. ut race e degjeneruar… ju duheni shtypur ju krimba zvaramike…

  4. niku says:

    Jo trushkulur por jeni te gjithe si band per ne psikiatri, nje parti me baze ideologjie staliniste sigurisht nuk ka asgje te perbashket me reformatorin Koco Kokedhima,, qe kerkon qe te reformoje nje parti te futur ne bunkier e te korruptuar deri ne detaj,

  5. VforVendetta says:

    Pra ti Olta po thua qe kur te gjithe thone qe 2 + 2 bejne 5 atehere patjeter duhet te bejne 5! Nuk eshte se kam ndonje respekt per Kocon se edhe ai produkt i Rilindjes eshte si te gjithe ju te tjeret qe e uzurpuat kete parti pas 2013 qe u evidentuat se moret pjese ne nje greve urie pa kuptim. Por ama kshu thane edhe per Kopernikun edhe per Galileun madje edhe per Ajnshtajnin per teorine e tij te Relativitetit pra thane pse ne te tjeret te gjithe budallenj jemi dhe vetem keta qenkan te mencur? Se pse po e ben Koco kete duket qarte ashtu sic duket pse po e ben Blushi. por ama te jesh e sigurte Olta se gjysma e antareve te PS mendojne si keta te dy. E po ste vuri shefi te paren ne liste kete here nuk ke per ta pa me ate salle parlamenti. Puc Puc dhe gezuar vitin e fundit ne pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje