Pogradec, banesa përfshihet nga flakët, vdes 30-vjeçari

27 Dhjetor 2016, 01:16Kronika TEMA

Një 30-vjeçar ka ndërruar jetë në fshatin Bishnicë të Pogradecit pasi banesa e tij është përshirë nga flakët.

Rreth orës 23:00 policia ka marrë njoftimin për zjarrin ku ka shkuar bashkë me forcat e zjarrfikëse.

Si pasojë e zjarrit është djegur e gjithë banesa dhe në një nga dhomat e saj është gjetur i vdekur shtetasi I.E rreth 30 vjeç.

Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, por mësohet se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje