Rreziku për mandatin, Tahiri kërkesë KQZ: Më lejoni të korrigjoj formularin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

DASHAMIR-TAHIRI-655x356Pas kërkesës së prokurorisë për ndërprerjen e mandatit të tij, deputeti i PD, Dashamir Tahiri i ka kërkuar KQZ që të korrigjojë formularin e vetëdeklarimit në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

Deputeti i PD shprehet se kam deklaruar që nuk jam dënuar asnjëherë me vendim të formës së prerë nga autoritetet shqiptare, apo të huaja, por thekson se rastësisht ka mësuar se është dënuar në Itali në 2009.

Në datë 14 nëntor 2016 jam thirrur në prokurori, e cila më ka vënë në dijeni të një kërkesë të Interpolit, sipas të cilës unë jam dënuar në mungesë dhe pa dijeninë time të plotë nga gjykata e Ravenës në Itali për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Kërkoj që ky fakt, i rënë dijeni time rastësisht ti bashkangjitet formularit të vetëdeklarimit.

Ndërsa, sapo të jem njohur me vendimin e gjykatës, përfaqësuesit e mi ligjorë do të marrin të gjitha inciativat për shfuqizimin e tij’ deklaron Tahiri.

Mirëpo, edhe në kërkesën drejtuar KQZ duket se Tahiri ka harruar sërish një detaj të rëndësishëm, pasi nuk ka shënuar fjalën i dënuar në kërkesën që u vendos në dijeni nga Interpoli.

Ndërsa avokati i deputetit, Dashamir Tahiri, Fatmir Braka deklaroi sot në KQZ se Prokuroria nuk ka  bërë hetim të thelluar dhe se dënimi me 9 muaj burg për klientin e tij  për përdorim të një leje drejtimi shqiptare të falsifikuar në Itali është falur.

“Klienti im u dënua 9 muaj burg dhe 300 euro gjobë në mungesë, por sipas ligjit italian vendimi u konsiderua i falur dhe rezulton se i akuzuari nuk ka vuajtur burgim, vendimi është i formës së prerë, pasi nuk është ankimuar“tha Fatmir Braka.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Rreziku për mandatin, Tahiri kërkesë KQZ: Më lejoni të korrigjoj formularin”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Jo po e lagu, jo po se lagu.. Ky nuk e dinte qe u kap nga policia italiane dhe ai vend demokratik te ben te paraqitesh ne gjykate si cdo vend I zhvilluar.. Por si nje kokecepesh gangster qe eshte, kujtoj se ishte ne Albanistan. Kur ishin te rinj, ne nje vend pa ligje, krimet e ketyreve skane te numuruar..Sic ishte vendi eshte produkt Kuvendi.. Plaku Vrases I ka qejf keta se I mban peng me dosje.. Sic mbante Ramizi peng Plakun Harram.. Kete fryme “demokracie” krijoj qe te kishte leverage si udheheqes deri ne vdekje.. Tani I ka ngelur sharra ne “gozhden” e “te gjatit”.. Harroj qe kur plakesh ti merr mend perendia.. Kujtoj me krimet qe ka bere ishte vete perendi..

  2. "horri i bulevardit" says:

    O Sli qeni, u munove ne fillim te zbatoje skenarin grek, u dhjeve, mbete me gisht ne bythe e ne goje, tani po zbaton me te gjitha forcat qe te zbtosh planin erb te hkaterrimit per here te dyte te Shqiperise, por kot e ke se ne zgjehdjet e ardhsshme do te jessh mbas hekurave.

  3. ZZZZZ............. says:

    CISH THUA MRE DASHIII….???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *