Transformimi i zonave informale, Rama: Veliaj po bën një punë shembullore

veliajNë kuadër të procesit të legalizimeve, kryeministri Edi Rama shpërndau sot pasdite certifikatat e pronësisë për banorët e Tiranës. Kreu i qeverisë e cilësoi shembullore punën e Bashkisë së Tiranës dhe të kryebashkiakut Veliaj për transformimin edhe të atyre zonave ku janë ndërtuar pa leje.

Ne do vazhdojmë ta mbështesim fuqimisht, edhe transformimin e zonave ku janë ndërtuar shtëpitë tuaja. Një transformimi i domosdoshëm, por që kush do ta bënte përveç nesh?! Askush tjetër! Por edhe në këtë aspekt, unë do kërkoja që secili ta shohë që ne nuk po pushojmë një sekondë. Në Tiranë, ju e shihni vetë që edhe bashkia po bën një punë shembullore. Kryetari i bashkisë po ashtu. Dhe si të gjitha punët e mira, edhe kjo është një punë  e mirë dhe e madhe, që kërkon kohën e vet, mundimet dhe durimin e vet”, tha kryeministri Rama.

Rama kritikoi edhe keqadministrimin e Tiranës për katër vite nga ish-kryebashkiaku Lulzim Basha, që nuk mori asnjë masë për legalizimin dhe hipotekimin e pallateve apo të ndërtimeve. 

Ne jemi shumë të vendosur që të vazhdojmë rrugën e nisur në këtë kthesë jashtëzakonisht të vështirë, siç e dëshmon edhe procesi i legalizimeve, për shkak të problemeve të rënda, të trashëguara. Ashtu siç është problemi  i të gjithë atyre banorëve të Tiranës, të Durrësit apo të qyteteve të tjera, që sot janë ende pa titullin e pronësisë së apartamentit të tyre, sepse kanë blerë apartamente nga sipërmarrës, të cilët kanë bërë shkelje të lejeve të ndërtimit dhe për këtë arsye, pallatet nuk janë hipotekuar.

Ne i kemi gjetur zgjidhje edhe këtij problemi të ndërlikuar, të cilin premtoi ta zgjidhte ish kryetari i bashkisë së Tiranës, madje bëri fushatë duke thënë që këto pallate nuk i legalizonte Edi Rama, ndërkohë që mua më ra goja duke thënë se legalizimi i këtyre pallateve mund të bëhet, vetëm nëse ndërhyn qeveria në një proces që nuk është aspak i lehtë. E megjithëse kishin edhe qeverinë, edhe bashkinë, bënë atë që dinë të bëjnë, vrimë në ujë! Kaluan 4 vjet, ish kryetari i bashkisë, ashtu hyri, ashtu doli dhe në fund fare nuk legalizoi asnjë pallat dhe nuk i dha dot hipotekën, asnjë familjeje në një apartament të vetëm të Tiranës”, tha Rama, ndërsa shtoi se problemi tanimë ka marrë rrugëzgjidhje.

Ne do të bëjmë atë që jemi zotuar. Edhe banorët e Tiranës, të Durrësit apo të qyteteve të tjera që jetojnë në apartamente që i kanë blerë me kohë, por që nuk i kanë me hipotekë, do marrin lejen e tyre të legalizimit dhe do t’i hipotekojnë apartamentet e tyre”, tha ai.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *