Vetting-u nis nga gjyqtarët e prokurorët me dosje, 15 emrat e parë që do kalojnë në sitë. Fshehën pasuritë e bënë transferta jashtë vendit

gjin gjoniGjykata Kushtetuese pritet që brenda kësaj jave të zbardhë vendimin për vetingun dhe shumë shpejt do nisë furtuna në drejtësinë shqiptare. Me zbardhjen e tij nis menjëherë puna për verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe pritet që numri i atyre që do të preken të jetë vërtet i madh.

Dy janë institucionet më të rëndësishme që do të kryejnë verifikimet fillestare: ILDKP dhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, e njohur si DSIK. Sipas burimeve nga këto institucione, personat e parë që pritet të kalojnë në sitë dhe për të cilët do të ketë hetime më të thelluar do jenë ata që janë me dosje në prokurori.

Burime nga ILDKP bënë me dije se asnjë prej gjyqtarëve a prokurorëve të kallëzuar prej tyre për fshehje pasurie gjatë viteve të fundit, nuk është dërguar në gjykatë dhe ndaj tyre do ketë një vëmendje të veçantë. Në fakt, ata do jenë dhe emrat e parë që pritet të preken, pasi një herë janë kallëzuar për fshehje pasurie dhe justifikimi i saj tani do jetë disi i vështirë.

Pas vetingut, duket se pasuria e tyre do kalojë në sitë edhe nga SPAK sepse bëhet fjalë për rreth 5 milionë dollarë që janë fshehur brenda dhe jashtë vendit, si dhe kanë shumë biznese, toka e banesa. Gjyqtarët e mëposhtëm janë kallëzuar në prokurori për fshehje pasurie e disa për pastrim parash, teksa disa prej tyre janë pezulluar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për abuzime me detyrën, e disa të tjerë janë arrestuar shkruan “Sot”. Ka dhe nga ata që i kanë shpëtuar drejtësisë dhe ose kanë dalë të pafajshëm në Apel, ose dosjet e tyre janë mbyllur. Por duket se këta do të jenë objekti i parë i ligjit të vetingut dhe i ligjit për institucionet antikorrupsion.

Sipas ligjit të vetingut, askush që ka pasuri të pajustifikuar dhe të dyshimtë, apo që ka dhënë vendime të dyshimta nuk do vijojë më të ushtrojë profesionin e tij. Në total numri i zyrtarëve që janë me dosje për korrupsion është rreth 600, përfshirë këtu dhe kallëzimet që ka bërë KLSH. Nga këta zyrtarë vetëm 2-3 vitet e fundit 20 kanë qenë gjyqtarë, disa aktualisht të dënuar dhe që nuk do futen në veting pasi nuk do kenë më punë me gjyqësorin.

Emrat e gjyqtarëve me dosje

Media ka siguruar listën e gjyqtarëve që janë në telashe me drejtësinë dhe që preken direkt nga vetingu dhe ligji antikorrupsion. Një ndër më kryesorët është Gjin Gjoni, anëtar i KLD. Gjin Gjoni është paditur nga ILDKP se ka fshehur mbi 2 milionë euro pasuri, por ai në gjykatë doli i pafajshëm dhe mënyra si u mor vendimi solli shumë reagime. Për këtë arsye për të do ketë një kontroll të rreptë gjatë vetingut, teksa pritet që dosja të rihapet nga SPAK.

Pak kohë më parë ai është paditur për deklarim të rremë të interesave private dhe mungesë burimesh financiare të ligjshme për të ardhurat në shumën rreth 40.000.000 lekë, deklarim të rremë për kontratat e apartamenteve me vlerë 73.000 euro dhe 44.000 euro. Po ashtu në listë janë dhe prokurorët, si p.sh. Petref Asllani, me funksion Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Elbasan. Të 15 gjyqtarët e prokurorët kanë fshehur sipas ILDKP mbi 5 milionë euro pasuri. Nga ana tjetër disa prej tyre kanë bërë transferua të dyshimta jashtë vendit. Dyshimet janë se paratë janë dërguar në parajsat fiskale dhe verifikimet do shtrihen deri jashtë vendit.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Vetting-u nis nga gjyqtarët e prokurorët me dosje, 15 emrat e parë që do kalojnë në sitë. Fshehën pasuritë e bënë transferta jashtë vendit”

  1. sofia says:

    PO avokatet i kane marre parate me fature nga qytetaret qe u kane sherbyer dhe a kane paguar taksen ne shtet per parate qe kane marre?! Po politikanet, deputetet si jane me pagesen e taksave? Po administratoret kudo qe jane a kane ndonje çike korrupsion? Po punonjesit e postes qe shperndajne parate pensionisteve a u mbajne nga nje 5 mijeshe apo 10 mijeshe kur u japin pensionin, se here tjeter u sjellin telashe duke u a vonuar?….Duhet revolucion jo vetem me denime e shkarkime, por dhe me polici ne gjithe sferen korruptive te shtetit privat qe ndertoi Sali Berishe kriminel-tradhetari qe ca palaço shqiptare i marrin akoma ere nga mbrapa bajgave te tij.

    1. mergim tari says:

      Sofi,
      Po noteret te cilet kane bere noterizime te dokumentave fallco.
      Mua me eshte marre nje toke ne kete menyre. Me eshte VJEDHUR
      toka me nje noterizim fallco, nderkohe që kisha dhe akoma e kam
      tapine origjinale te kohes se Zogut. Noteri ka noterizuar nje
      dokument ne vitin 1994 kur nisi gjyqi, te “firmosur nga tezja ime”
      nderkohe që ajo kish vdekur që ne 1985…, 11 vjet me pare se te firmoste.
      Keto fallsifikime u amnistuan nga SALI Berisha dhe gjyqi që vazhdoi
      deri ne 2015……, (21 vjet gjyq), u bazua ne dokumenta te fallsifikuara,
      Qe nuk I apelonim dot pasi ishin Amnistuara nga SALI BERISHA. Tapia nuk
      merrej parasysh, (origjinale e Kohes se Zogut) se avokati I pales tjeter ishte
      nga ata qe pretendonin token tone dhe noteri ishte vjehrri i tij.
      Une nuk isha ne Shqiperi ta ndiqja gjyqin, por pavaresisht se ne fund me doli
      me per mire, une do ta refuzoja faktin qe fola me I fituar, perpara faktit qe ai gjyq
      eshte nje pasqyre e felliqesise qe perfaqesojne gjyqtaret, prokuroret, noteret,
      avokatet, pra nje sistem I tere I drejtesise ne Shqiperi.

      UNE KAM NJE FORMULE TE THJESHTE PER …… VETTING-un.
      Nese keta nuk e justifikojne pasurine qe kane bere duhet:
      Tu sekuestrohet PASURIA e tundshme dhe e patundshme.
      Tu jepet mundesia te strehohen vetem ne çadra.
      Nese dikush I ndihmon (vellai, motra ose farefisi) që te strehohen ose
      te marrin shtepi me qera, ose ti ushqeje, ti veshmbathe, duhet qe edhe
      ata qe do ti ndihmojne, te jene objekt I kontrollit te imtesishem.
      Te mos lejohen te punojne ne privat, ne shtet ose administrate, pervecse
      kur u gjen pune bashkia ne mirembajtje, pra ne pastrim rrugesh, etj…. ose
      si pastrues neper shkolla cerdhe, kopeshte etj..
      Kjo duhet te behet edhe per (gruan) nese burri eshte KEQBERESI I drejtesise
      si dhe per femijet mbi moshe 18 ose 20 vjec. Kam bindje te plote qe edhe ata
      jane ne dijeni te plote se nga u kane ardhur parate. (A mendoni psh se DJALI
      I FULLANIT nuk e di se si I ben parate nje HAJDUT ose nje BABA HAJDUT).

      Persa I perket anes PENALE. Nuk jam dakord me atë qe thuhet se po te tregojne
      qe kane vjedhur, amnistohen, largohen nga puna, por gezojne placken e vjedhur.
      Ne radhe te pare nuk jemi te qarte, a largohen si gjyqtare, por e kane perseri te
      drejten te hapin nje zyre avokatie, te behen notere, pra te dalin private. Kjo do te
      ISHTE e TEMERRSHME.
      Kjo nuk duhet te ndodhe.
      Perkundrazi…., edhe nese keta largohen vete
      Keta duhet te denohen penalisht per:
      Vjedhje dhe plackitje
      Mitmarrje & Korrupsion
      Shperdorim detyre
      Mashtrim te qytetareve
      Venice te pasurise me menyra antiligjore
      Shkaterim te prones shteterore dhe te individeve (transformimi I prones ne menyre te paligjshme)
      Ka edhe nene te tjera ku hyjne krimet e ketyre monstrave.

      Ne fund une do te isha qe edhe SHBA dhe BE ti quaje keta PERSONA NON GRATA per nje periudhe 40 vjecare dhe tu NDALOJE vizat se bashku me grate (burrat) si dhe me femijet.

      Ne fund do te isha qe ligjit te VETTING-ut (nese do te ishte e mundur tani ti behej nje rregullim) me TRE nene.
      NENI
      1. Ai gjyqtar/e qe ka vjedhur, dhene vendime te jashteligjshme per perfitime monetare ose politike, ka bere korrupsion, dhe TREGON gjithcka denohet penalisht sipas ligjit ne fuqi,

      2. Ai gjyqtar/e qe ka vjedhur, dhene vendime te jashteligjshme per perfitime monetare ose politike, ka bere korrupsion, dhe NUK TREGON (por zbulohet gjate kontrollit) denohen jo me pak se 20 vjet deri ne burgim te perjetahem, pa te drejte apeli.

      3. Ne te day rastet pasuria e tundshme dhe e patundshme konfiskohet dhe zbatohen PIKAT E MESIPERME (pra qe nuk punojne ne privat, shteti I strehon vetem ne cadra, kush I ndihmon me shtepi, ushqim etj…., behet vete objekt kontrolli, femijet ne moshe madhore jane objekt kontrolli dhe HETIMI. Ndalohen te shkelin ne SHBA dhe BE per 40 vjet …)
      UROJ QE FJALA IME TE SHKOJ NE VESH TE PERENDISE. BESOJ TE SHKOJE SE EDHE CA NGA ATO QE JANE BERE TANI I KAM SHKRUAR VITE ME PARE. UROJ TE MOS JEM I VETMI QE MENDOJ KESHTU

  2. Qytetar says:

    Ne litar hajtudet.

    1. reforma drejtesi si LSI says:

      sa naive jeni o milet…_

      te fillhet vetingu nga pasuria dhe 20% i edvin rames dhe vidjo regjistrimi i ilir metes me bllok ne dore….te tjeat, te tjeret jane peshqe te vegjel pa zarar…..

  3. Aureli says:

    xhin xhoni, symbol i korrupsionit!!!!

  4. k says:

    JEPNI EMRAT INTERPOLIT SE I GJEN EDHE SA QIME KA NE KOKE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *