Zyrtare: Mavraj firmos me Hamburgun

mavrajTransferimi i mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, nga Këlni te Hamburgu, tashmë është zyrtarizuar.  Sipas medias së njohur gjermane “Bild”, Mavraj ka firmosur ditën e djeshme kontratën që do e mbajë të lidhur me Hamburgun deri në vitin 2019.

Për 30-vjeçarin kjo me shumë mundësi do të jetë kontrata e “pleqërisë”, pasi pas përfundimit të saj ai do të jetë 33 vjeç dhe vështirë se mund të sigurojë një kontratë tjetër në këto nivele të larta.  Nga ky transferim, Këlni ka përfituar plot 1.8 milion euro plus bonuse. Mavraj kreu vizitat mjekësore te Hamburgu më datë 23 dhjetor.

“Do ta jap maksimumin për ta ndihmuar ekipin”, deklaroi Mavraj në prezantimin e tij si futbollist i ri i Hamburgut.  “Nga janari do të jem në dispozicion të ekipit”, theksoi ai.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *