Dekriminalizimi, Prokuroria: Verifikuam dhe 20 zyrtarë të lartë, deputetë e kryebashkiakë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

prokuroriaNuk ka vonuar përgjigja e Prokurorisë për KQZ, që kërkoi fakte shtesë për dy deputetët Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami dhe kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi. Burime të Prokurorisë thanë se sot janë ridërguar materiale që KQZ i ka në dosjen e secilit prej tre zyrtarëve.

Ndërkaq bëhet e ditur se në kuadër të dekriminalizmit po  verifikohen 570 raste, mes tyre 20 janë deputetë dhe kryebashkiakë.

Prokuroria e Përgjithshme i është përgjigjur menjëherë KQZ që kërkoi fakte shtesë për 3 zyrtarët që rrezikojnë mandatin konfirmon për Ora News.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkoi  organit të  akuzës  që   t’i vinte në dispozicion  numrin dhe datat e vendimeve përkatëseve të gjykatëve për kryetarin e bashkisë se Kavajës, Elvis Rroshi dhe dy  deputetet Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri.

Burime nga prokuroria thanë se bëhet fjalë për dokumenta që KQZ  aktualisht i ka, por thjesht i janë ridërguar gjatë dites se martë.

Ndërkohë zyrtarisht mësohet se  20 nga 570 zyrtarët që janë duke u verifikuar nga sektori i dekriminalizmit në Prokurorinë e Përgjithshme  i përkasin  niveleve të larta si deputetë dhe kryebashkiakë.

Burime nga organi i akuzës kanë bërë me dije se pjesa dërrmuesë e raste janë përcjellë nga departamenti i administratës publikë duke qënë se kanë edhe numrin më të madh të subjekteve që vetëdeklarojnë  në kuadër të ligjit për dekriminalizimin .

Ndërsa pjesa tjetër ka ardhur nga institucione si KQZ , presidenca, Kuvendi  dhe Këshilli i Ministrave.

Mësohet se deri tani është marrë vendim për 170 raste ndërsa të tjerat janë ende  në fazë  verifikimi. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se  për rreth 40 raste  është  vendosur  ndjekja penale  pranë prokurorive të rretheve gjyqësore për veprën penale të “falsifikimit të formularëve” .

Për 50 raste është konstuar fakti se u ndalohet të ushtrojnë funksione publike . Ndërsa per pjesën tjetër është verifikuar se nuk kanë probleme me ligjin.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Dekriminalizimi, Prokuroria: Verifikuam dhe 20 zyrtarë të lartë, deputetë e kryebashkiakë”

  1. Urimi says:

    Mendoj se sot ka shume pak shqiptar qe i besojne kesaj prokurorie dhe asnje europian,perveq PD-s e sidomos kesaj udheheqje qe tashme dihet se jane te gjithe te kapur nga krimi dhe si te tille kane kapur edhe drejtesine dhe çdo vleresim qe do vie nga ta eshte i sugjeruar nga PD dhe si i tille sduhet as te pranohet ose ose sduhet lejuar qe te bejne verifikim e dikujt perderisa vete jane te lidhur me krimin ose te komanduar nga kriminel,prandaj gjasat qe dikush te dali i “paster” nga kjo drejtesi eshte zero,sidomos kur i akuzuari eshte nga PS,pa dashur te mbroje aske po e them se nuk mund te barazohen krimet e Roshit siq thuhet se atekohe paska qene 16 vjeqar me krimet e lul bashes kur ishte minister i mbrendshem apo me krimet dhe te kaluaren kriminale te nokes,ose krimet e deputetit te PDIU-s tash i PD-s Tahiri,pasi edhe ky paska nje akuez ne itali per trafik e nderkohe sa ishte noka minister i mrendshem trafikohej edhe nga aeroporti nene Tereza çdo dite e poashtu edhe nga porti i Durresit,sidomos ne aeroport me percjelljen e nokes çdo dite kane kaluar dhjetra kosovar me dokumente falso por qe nuk guxonte ti ndaloj askush,pra ku eshte drejtesia ketu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *