Dhurata e drejtësisë për fundvit: Në janar shqiptarët kanë në dorë Vettingun! Kushtetuesja mblidhet të enjten…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

vetingDitët e fundit të 2016 Gjykata Kushtetuese po bëhet gati t’u dhurojë shqiptarëve vendimin e zbardhur të ligjit të Vettingut, një vendim ky që i hap dritën jeshile qysh në ditët e para të 2017 zbatimit të reformës në drejtësi.

Tetë gjyqtarët kushtetues janë thirrur për t’u takuar sërish në mbledhjen me dyer të mbyllura të gjyqtarëve këtë të enjte në orën 10.00.

Qëllimi i mbledhjes  siç thanë burimet jo zyrtare të TCH është që të redaktojnë vendimin final të Vettingut për të cilin në 22 dhjetor u la në fuqi me 6 vota pro dhe dy kundër. Siç thonë burimet redaktim do të thotë interpretim i votës me shkrim  i çdo njërit prej anëtarëve, një procedurë kjo që mund të zgjasë maksimumi dy ditë.

Më tej  vendimi i zbardhur në të cilin anëtarët Bashkim Dedja, Vitore Tusha, Fatmir Hoxha, Vladimir Kristo, Fatos Lulo dhe Altina Xhoxhaj e cilësojnë ligjin e Vettingut si Kushtetues, do zbritet në sekretarinë e Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu në këtë mbledhje duhet të argumentojnë mendimin kundër edhe dy anëtarët e tjerë Gani Dizdari dhe Besnik Imeraj. Pas zbardhjes së verdiktit të Kushtetueses botimi në Fletore Zyrtare i hap rrugën skanimit pasuror e figurës dhe të aftësive profesionale të  gati 800 njerëzve të drejtësisë të cilët  janë gjyqtarë e prokurorë të të gjitha niveleve si edhe ndihmës ligjore.

Pas botimit në Fletore Zyrtare nis zbatimi i ligjit të Vettingut thënë ndryshe i ligjit të rivlerësimit kalimtar të prokurorëve e gjyqtarëve. Siç parashikon ligji procedurën e parë për zbatimin e tij e nis presidenti i cili do të deklarojë të hapur garën e kujtdo që synon të  kandidojë për tre komisionet e  Vettingut, proces i cili do të mbikqyret edhe nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit.

Sikurse thuhet në ligj, komisioni i pavarur i kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit janë institucionet e rivlerësimit që do të kalojnë në sitë njerëzit e drejtësisë, ndërkohë që të parët që do kontrollohen me procedurë të përshpejtuar do të jenë gjyqtarët kushtetues, prokurori i përgjithshëm dhe gjyqtarët e lartë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *