“Dreka” me prokurorin, Veliaj: Takimi rastësor, e njoh prej kohësh

28 Dhjetor 2016, 21:40Politika TEMA

Plani i zhvillimit të Tiranës dhe diskutimi i projektit në mbledhjen e këshillit bashkiak të datës 29 dhjetor është kthyer në një debat të fortë politik midis të zgjedhurve të maxhorancës dhe opozitës.

Përfaqësues të PD në Këshill pretendojnë që janë shkelur afatet ligjore të kohës që duhej në dispozicion për ta diskutuar planin ndërsa Bashkia e Tiranës përmend numrin e takimeve publike që ka mbajtur me qytetarët dhe grupet e interesit.

Çfarë do të ndryshojë dhe a do të ndërtohen kulla të larta në Tiranë siç thonë kritikët e planit të ri urbanistik?

A do të ketë taksa të reja në buxhetin e bashkisë për vitin 2017?

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftuar tek emisioni ‘Tonight’ i Ilva Tares ka reaguar në lidhje me publikimin e disa fotove të tij me kreun e Prokurorisë së Tiranës, Petrit Vushajn.

Intervista

Tare: Në vitin e dytë të mandatit e ka marrë formën e qytetit që ju keni dashur?

Veliaj: Është shumë larg ambicies. Në momentin që do jem i kënaqur do të thotë se diçka nuk funksionon. I mirëpres kritikat por nuk ka më kritik sesa unë për bashkinë e Tiranës.

Trafiku nuk do zhduket në Tiranë, natyrisht do të lehtësohet në disa zona, por sa kohë që qyteti i dizenjuar për 200 mijë banorë ka 200 mijë makina do të ketë trafik.

Tare: A ka ndonjë problem që nuk e keni arritur?

Veliaj: Do të doja të ecnim më shpejt me hipotekimet. Janë hipotekuar 100, por janë edhe 400. Disa gjëra nuk janë aty ku do të doja, në disa të tjera e kam tejkaluar. Ka disa gjera që mund të kishim ecur më shpejt.

Tare: A ka ndonjë problem tjetër që ju keni menduar nuk ndërhyj dot.

Veliaj:  Unë jam optimist. Një rrugëzgjidhje duhet të ketë. Kur bëmë unazën e vogël nuk e kam menduar sa e vështirë do ishte zhvendosja e stacionit elektrik. Furnizim me ujë 24 orë në Tiranë është shumë e vështirë, por unë jam optimist. Kemi arritur deri në 7 orë, por akoma 24.

Veliaj sqaron foton me prokurorin

Veliaj: Unë kam qenë tek Tajvani sepse një ndërmarrje bashkisë po organizonte një festë ata nuk ishin përgatitur dhe takoj në holl prokurorin që e njoh prej vitesh. Kemi konsumuar një sallatë dhe kemi pirë një birrë. Po të kisha gjë nuk do ta takoja në publik.

Tare: A kishte konflikt interesi?

Veliaj: Unë me prokurorë me zyrtarë takohem non stop. Unë sot jam takuar me të gjithë drejtuesit e policisë. Aty ishte gazetari i Shkëlzenit e pashë e përshëndeta. Unë e kuptoj zellin politik por nuk kam asgjë për të fshehur dhe prandaj u takuam publikisht.

Tare: Çfarë po ndodh me dosjet

Veliaj: Ne kemi dhjetëra dosje. Ne kemi një bashkëpunim korrekt me të gjitha institucionet. Kryetari i bashkisë që duhet të menaxhojë bashkinë më të madhe duhet të takohet.

11 komente në ““Dreka” me prokurorin, Veliaj: Takimi rastësor, e njoh prej kohësh”

  1. sokol says:

    Vetem per kafshet si ky ne Shqiperi nuk eshte konflikt interesi.
    Ne us apo Canada nuk do gjente vend te fshihej nga gazetaret.

    1. Andi says:

      Haha. Injoranca eshte lluks. Enjoy Sokol ?

    2. flori says:

      Dhe ne fakt po ta mendosh, fiks ne nje vend publik i gjeten ti diskutojne te gjitha “aferat” e tyre, mir e ke !

  2. sapa says:

    Politika behet ne restorante e kafene!Prandaj nuk ecen para ky popull!

  3. miri says:

    prokurori fusha nuk eshte me ne prokurorine e tiranes. ai ehste tashme te njesia e vettingut qe gjykon prokuroret dhe gjyqtarte. veliaj nuk ka asnje konflikt interesi. sulmet ndaj tij jane vetem sepse po ben pune ne tirane

  4. eraldi says:

    veliaj eshte i vetmi qe po punon ne shqiperi

  5. Ermela says:

    Veliaj vazhdo keshtu sic e ke nisur, ke bere shume per Tiranen dhe qytetaret! Te jemi shume mirenjohes. Vetem ec perpara me koken larte askush nuk ka cfare te te thote!

  6. Alban says:

    Pse e keni bere titullin kaq te madh, e cfare pastaj se ka konsumuar nje dreke?! Aman me cfare merren lajmet dhe gazetat skane me cfare i mbushin rubrikat e tyre.

  7. Alban Tabani says:

    Bravo Erion, gjithmon e tregon kulturen dhe vlerat e tua! Gjynah qe nje pjese e injorances nuk te arrijne dot te te kuptojne. Gjithsesi mbetesh gjithmone i

  8. Moza Sala says:

    Veliaj je djale me perspektive, i kulturuar, lum ajo nene qe te ka se je djale shembullor!

  9. Olsi says:

    Aman me se hengi nje drek dhe u be lajm! Shikoni cfare ka bere per Tiranen jo te mereni me llafe, cfare gazetaresh booo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje