Fjalët e fundit të Bujar Lakos: Nëse jeton pasi ke vdekur, je njeri i madh

Foto e fundit e postuar nga ai

Foto e fundit e postuar nga ai

“Unë mendoj se ka vetëm një formë të madhështisë për njeriun.

Në qoftë se një njeri mundet të ngushtojë hendekun mes jetës dhe vdekjes. Nënkuptoj me këtë, se ai mundet të jetojë edhe pasi ka vdekur, e atëherë, ndoshta ai do të ishte një njeri i madh.

Për mua i vetmi sukses, e vetmja madhështi, është pavdekësia”.

Kjo frazë e aktorit amerikan James Dean, ka qenë një ndër postimet e fundit të aktorit Bujar Lako në “Facebook”, në datën 20 dhjetor.

Vetëm pak ditë para ndarjes nga jeta, ai duket sikur e ka parandjerë fundin.

Aktori i mirënjohur është përcjellë dje për në banesën e fundit në Sharrë.

Homazhet pakminutëshe u mbajtën në shtëpinë e tij pranë rrugës “Myslym Shyri” siç kish dëshiruar aktori.

Ai nuk kish dashur të përcillej nga teatri po nga shtëpia ku u nda nga jeta, të hënën në orën 8:30 të mëngjesit.

Në varrimin e tij, morën pjesë kolegë, miq e të afërm, e mes të tjerash edhe kryeministri Edi Rama.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Fjalët e fundit të Bujar Lakos: Nëse jeton pasi ke vdekur, je njeri i madh”

  1. "horri i bulevardit" says:

    i DASHUR AKTORI YNE I PAPERSERITSHEM; TI DO JETOSH se dhimbjen e ke lene te madhe, ashtu sic ishin rolet e tuja brilante, Jeton nder nesh publikun qe u magjepsem nga rolet tuaja, qe skane te perseritur. emri jot do te kujtohet gjithmone nga gjenerata, qe ti kr dhene kenaqesi te papershkruara.
    jam i igurte se zoti te ka dhne nje vend aty ne parajse, ne te kemi dhne fronin e mbretit se ti ishe mbret ne fronin tend, ne mesin e aktoreve tne brilante.

  2. nostradamusi says:

    PROBLEMI ME I MADH I KETYRE “TE MEDHENJVE” SHQIPTARE ESHTE SE NUK QENDROJNE STOIK NE POZICIONET E TYRE PROFESIONALE POR SHKOJNE E NGATERROHEN ME POLITIKEN I CILI DUKE JA SHFRYTEZUAR TALENTIN I PERDOR DHE I BEN TE NGJYER. I TILLE U SHNDERUA EDHE BUJAR LAKOJA, SI MIRUSH KABASHI, BERT NDRENIKA, ETJ. ETJ. DHE KJO NDODH SEPSE SI GJITHE KOLOSET E FUSHAVE TE TJERA TE JETES SHQIPTARE EDHE KETO FIGURA TE MEDHA TE ARTIT E KULTURES JANE TE PERUNJUR DHE JO KRITIK NDAJ POLITIKES DHE PUSHTETIT. KESHTU QE DERI NE 500 GRAM SHKON VLERA E TYRE DHE JO ME SHUME. ESHTE AKT I SHKELQYER MOSPRANIMI I NJE CEREMONIE ZYRTARE NGA ANA E FAMILJES LAKO QE VURI NE VEND KERKESE AMANETIN E TE NDJERIT, MIREPO KY ABANDONIM DUHET TE JETE QYSH NE GJALLJE. DUHET KUPTUAR NJEHERE E MIRE SE UDHEHEQESIA POLITIKE ESHTE SHUME HERE ME POSHTE SE BUJARLAKOT, DUHET KUPTUAR SE EDI RAMA APO KAPTER NISHANI, E QESHARAKU NARD NDOKA ME KOMPANI JANE CA TE PAVLERE NESE DO TI HIQET KOSTUMI I PUSHTETPOLITIKES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *