FOTOT/ Hapet një treg i ri në Tiranë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një tjetër treg me standarde e kushte më të mira higjenike i shtohet kryeqytetit, duke rritur sigurinë ushqimore për qytetarët e Tiranës, por njëkohësisht zgjidh edhe problemin e zënies së hapësirave publike. Kryetari i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj inspektoi tregun e ri të fruta-perimeve që ndodhet në Njësinë Nr. 2, ku vlerësoi faktin se falë këtij investimi përfitojnë 52 familje, të cilat deri dje tregtonin në rrugë, kurse sot kanë mundësi të shesin produktet e tyre në një treg të posaçëm.

“Sot kemi ofruar një mundësi për 52 fermerë që të lënë rrugën, të lënë trotuarin, që familjet të mund t’i aksesojnë shtëpitë e tyre lirshëm, që mund të ecin në trotuar me karrocë lirshëm, por ama pa u hequr mundësinë që të bëhet biznes i pastër nga të gjithë ata tregtarë, fermerë të zonës së Tiranës. Unë i di të gjithë ata njerëz, që në pamundësi për të bërë ndonjë punë konkrete, vënë gishtin dhe vetëm tregojnë. Por nuk zgjidhen punët e qytetit me histeri, zgjidhen duke u dhënë njerëzve një mundësi”, tha Veliaj.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të konsumojnë produkte të zonës duke kontribuar edhe në ekonominë e shumë familjeve.

Ftoj qytetarët të blejnë produkte vendi, ndihmoni ekonominë e vendit, ndihmoni fshatarët e zonës së Tiranës! Duke i lënë lekët brenda ekonomisë dhe jo për eksport, sigurohemi që edhe vetë marrim produkte cilësore, sigurohemi gjithashtu që gjithë tregtarët e zonës së Tiranës të kenë të ardhura, të jetojnë me punë të ndershme”, tha kryebashkiaku.

Veliaj u kërkoi qytetarëve që të mos bien pre e tregtarëve të cilët abuzojnë me çmimet për festat e fundvitit.

“Ky treg dhe të gjitha tregjet e Tiranës do jenë të hapura çdo ditë, edhe në datë 31, edhe në datë 1 e 2. Ndonjëherë, kur qytetarët duan të blejnë mall pa fund, me idenë që t’i gjejë Viti i Ri plot, atëherë edhe tregtarët spekulojnë e rrisin çmimet. Ndaj, do u thosha qytetarëve: Blini produkte vendase, por blini aq sa ju duhet! Më datë 1 përsëri do ketë ushqime, edhe në datë 2. Nga nevoja për konsum të madh, a thua se s’do hapen dyqanet, edhe tregtarët fillojnë e spekulojnë. Ndaj që të mos kemi spekulime, blini aq sa ju duhet dhe blini mall vendi”, tha Veliaj.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/treg-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/treg.jpg","attachment_id":"604813"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/treg-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/treg-1.jpg","attachment_id":"604814"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/treg-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/treg-2.jpg","attachment_id":"604815"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/treg-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/treg-3.jpg","attachment_id":"604816"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/treg-5-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/treg-5.jpg","attachment_id":"604818"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/treg-4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/treg-4.jpg","attachment_id":"604817"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/treg-6-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/treg-6.jpg","attachment_id":"604819"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/treg-7-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/treg-7.jpg","attachment_id":"604820"}]

12 komente në “FOTOT/ Hapet një treg i ri në Tiranë”

  1. Qytetar says:

    Bravo Erjon Velia,do të ngelesh në historinë e këtij qyteti që çdo dit po i ndërron faqen dhe po i heq zhulin ku e kishte zhytur qeverrisja e qelbësirave.

  2. Alban says:

    Shume mire qe eshte hapur nje treg i ri ne Tirane, por do doja te shtoja qe nuk eshte Tirana e gjithe Shqiperia. Pavarsisht se shumica e popullsise eshte e lokalizuar reth Tiranes, ka vende tjera ne Shqiperi qe duhet investim.

    1. tironci says:

      po veliaj per tiranen o zgjedh o shoku,

  3. Urithi i Zhgenjyer says:

    Ka dy lloj Veliaj ,ai qe hiqet sikur vdiq per qytetaret dhe te vjen per te vjelle nga ky fytyre pusht,dhe Veliaj tjeter qe hiqet sikur eshte i thjeshte dhe i paster,edhe pse vodhi miliona me levizjen e tij kunder Nanos,Vetem jeleku i Veli qelbesires kushton 180-200 euro nga North Face,aq sa eshte ndoshta xhirua e tregut e gjithe bashke duke ndenjur ne te ftohte per te shitur dicka per nje kothere.O Rama qelbe vendin me Veliajt dhe lloj lloj hajdutesh,Ke qeverine me pordhace dhe me kapadai ne keto 26 vite dhe me hajdute.Njerezit nuk te votojne me se fineca jote nuk haet dhe pordhet e tua nuk pihen.

    1. Strong says:

      Bravo, bravo, bravo Veliaj, e mira triumfon dhe urithet e zhgenjyer kthehen ne birucat e tyre tre nendheshme, nga ku nuk duhet te dalin me per te pare driten e diellit!

  4. sala says:

    Z. VELIAJ..ATA QE INAT TE KANE SI URITHI I ZHGENJYER ,MUTIN TE HANE

    1. Urithi i Zhgenjyer says:

      Nuk ka njeri inat askend,quhet opinioni,dhe une jap opinionin tim.
      Nuk kam degjuar njeri deri me sot te haje mut,ti duhet te jesh i tille.Iku koha e xhaxhi enverit qe edhe mendimet ishin 100% te njejta.
      pergjigju fakteve a eshte Veli pushti hajduti i milionave te OJQ dhe a i kushton jeleku 200 euro.Parate e Tregut jane te qytetareve nuk ja la i ati.

  5. kasem gahinji says:

    qeni le te lehe,Erjon shko perpara se me pune behet Tirana.Bravo,cdo dite nga nje te re.

  6. tomsojeri says:

    Erion sa ke ber ti gjat ksaj kohe ne kte detyr makar te ken mendjen dhe vullnetin tend 10% e atyre qe zgjedhim e u japim voten ! Ky urithi ,klysh urithesh nuk kthen pak koken te shohi e kujtoj “yllin ne ngjitje”qe vec klithmave , thirjeve per demostrata ,premtimeve pafund ,vjedhjeve diten per Diell e shkaterrimit ,asgje nuk i dha Tiranes , e shijen e keqe qe la ,kurr skemi per ta haruar ! Te lumt Veli e njerez si ty i duhen ktij vendi te ndertojn e regullojn cka shkaterruan vandalet dembelhan qe han buken e ktij populli pa e merituar !
    RESPEKTE………..

  7. albina says:

    shume mire te hapen me shume dhe te kete higjene si behet ne vendet e tjera ne bote qe kur mbyllen venen pastruesit dhe aty eshte sikur nuk eshte punuar gjate dites shume mire

    bravoooooooooo

Lini një Përgjigje te Strong Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *