Greqi, një lajm i mirë për të gjithë emigrantët: Leje qëndrimi biometrike nga prilli 2017

grekQë nga prilli i 2017 në Greqi do të nisë procesi i pajisjes së emigrantëve me leje qëndrimi biometrikë. Ministri i Politikës së Emigracionit Janis Muzalas shpjegoi projektin e qeverisë greke.

Gjithë emigrantët në Greqi do të pajisen nga viti i ardhshëm me leje qëndrimi biometrike. Ky proces do të fillojë të vihet në zbatim në muajin Prill. Lajmi është bërë konfirmuar nga Ministri i Politikës së Emigracionit Janis Muzalas.

Gjatë një konference për shtyp dhe i pyetur nga gazetari i ABC News në Athinë Robert Goro, Muzalas dha detaje për këtë projekt. Me lejet e qëndrimit biometrike, do të pajisen gjithë emigrantët, gjatë rinovimit apo marrjes së lejes fillestare. Deri sa të vijë momenti i rinovimit, emigrantët do të mbajnë lejet ekzistuese, që janë të ngjitura në pasaportat e tyre.

Në fakt, pajisja e emigrantëve me leje biometrike, është një detyrim komunitar. Që Greqia duhej ta kishte përmbushur që në vitin 2011.

Por Ministri i Emigracionit, tha se kjo po bëhet për të modernizuar sistemin dhe e përshpejtuar procedurat, si dhe për të luftuar rastet e falsifikimeve.

Sipas ministrit Muzalas, pajisjet e nevojshme janë instaluar faktikisht në drejtoritë e emigracionit të administratës greke në të gjithë vendin.

Ministri komunikoi edhe një masë tjetër: Aplikimet për leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme nuk do të bëhen më vetëm në Ministrinë e Brendshme, por në gjithë shërbimet përkatëse të prefekturave, apo periferive, siç quhen tashmë. Kjo masë konsiderohet si jashtëzakonisht favorizuese, pasi emigrantët nuk do të duhet më të shkojnë në Athinë, por do të aplikojnë në vendbanimin e tyre.

Nga kjo masë përfitojnë veçanërisht emigrantët shqiptarë, të cilët për shkak të krizës nuk kanë mundur të rinovojnë lejet e qëndrimit dhe rrezikonin të deportoheshin nga Greqia.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Greqi, një lajm i mirë për të gjithë emigrantët: Leje qëndrimi biometrike nga prilli 2017”

  1. Osman Dule says:

    Lajme i mire per turkofaqen

  2. Ivan i madh says:

    E kush perfiton o gazetari idiot i abc emigrantet apo shteti grek a e di ti mor zotri sa here i ka ndruar shteti grek kartat e emigranteve si dhe bashkimin e ndarjen e ri bashkiakimin e familjeve me dhjetra here. Na thua se ja ka kerkuar Europa po vetem Greqise ja ka kerkuar apo te gjitha shteteve perberse te saj te cilet kane nje ligj qe nje emigrant duke kaluar nje kohe si rezident aty i jepet nenshtetesia qe ne Greqi nuk ndodh. I jepet femijve te emigranteve dhe si jepet prindereve te tyre keto jane regullat qe ka vendosur Europa sipas jush. Se ju si medie shperndate ate lajm qe i sollen pasaj emigranteve se u hoq pulla pa afat dhe eshte e regullt vetem per ajo10vjecare dhe ata shkuan neper bashki per ti zvendesuar kur ato ishin te ligjesheme. Prandaj eshte me mire te mos flasesh se me shume i ngatron emigrantet se Greqia sdi ku ka mendjen e saj e jo te interesohet per emigrantet.

  3. Zyfer Caco says:

    Po shkolla shqipe e të drejtat e tjera si emigrantëve dhe popullsisë autoktone shqiptare brenda kufijve zyrtarë të Greqisë do u a japi Greqija ashtu si i kanë minoriteti grek në Shqipëri edhe pse nuk janë autoktonë?!
    Shovinizmi grek kërkon nga ne atë që nuk e ka e nuk, nuk i takon e nuk e meriton, nga ana tjetër vetë nuk jep asnjë të drejtë që u takon arvanitasve, çamëve dhe emigrantëve. Synimi i saj ka qënë dhe është asimilimi i jo grekëve.

    1. tt says:

      Nuk ka “greke ” ne ate Shtet hibrid te gjithe jane jo greke “greku” eshte nje perralla europiane qe me shume se kushdo po e vuajn shqiptaret ne shpatullat e tyre por qe duket se ngadalle ngadale po i vjen vdekja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *