Ivica Daçiç zgjon serbët: Më mirë me Trump, por mos prisni që ai të kthejë Kosovën

28 Dhjetor 2016, 21:34Rajoni TEMA

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar në një intervistë për një television vendas, se është pozitive fitorja e Donald Trump në SHBA, por asnjë nuk duhet të presë se ai do t’ia kthejë Kosovën Serbisë.

“Fitorja e Trump do të thotë se Serbia do të ketë mundësi më të mira sesa gjatë administratës së Obamës dhe Clinton, sepse Trump ka bërë të ditur një qasje të ndryshme të SHBA-së ndaj krizave botërore dhe mendon se nuk duhet të përfshihet në të gjitha duke vepruar si xhandar i botës, imponuar konceptet e tij.

Dhe ai përmend shepesh si shembuj Ballkanin dhe bombardimin e Serbisë.

Por nuk duhet të presim ndryshimet që përmenden në media, si p.sh ai që Trump do t’i kthejë Kosovën Serbisë”, tha Daçiç për “TV Pink”.

Ai ka vlerësuar si mik personal Sergei Lavrov, duke cilësuar se Rusia e ka ndihmuar disa herë Serbinë në ballafaqimet në OKB.

2 komente në “Ivica Daçiç zgjon serbët: Më mirë me Trump, por mos prisni që ai të kthejë Kosovën”

  1. K0¢eva®i shqiptar says:

    Ju jeni ne rregull,po ne qe i keshim shpresat tek Putini dhe ai eshte bere vlla me Erdon

    1. Saba says:

      Me at kra flej ti se amerikanet han bar kush e han at politiken e qelbur tande shiko ti cato vllezrit rus se edhe pato do mbetesh nje dit se kerkush orrospit nuk i do her me njerin her me tjetrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje