Këshilltarët e LSI dhe PD-së bëhen bashkë dhe rrëzojnë buxhetin 2017 të Bashkisë së Durrësit

28 Dhjetor 2016, 19:58Ekonomia TEMA

Këshilltarët e LSI dhe PD-së u bënë bashkë dhe rrëzuan buxhetin 2017 të Bashkisë së Durrësit.

Kryebashkiaku Vangjush Dako, i cili deklaroi se  ky buxhet ishte më i madhi dhe më i miri në historinë e Bashkisë së Durrësit, sot nuk ka mundur t’ia dale dot perballe shumices se re ne Keshill.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak u shoqërua me debate të ashpra.

PD dhe LSI thonë se disa zëra të buxhetit janë të pajustifikueshme.

Qendrimi i LSI

Sot parimisht jemi thirrur për të diskutuar dhe për të miratuar buxhetin e vitit 2017, gjithashtu dhe projekt buxhetin për 3 vitet e ardhshme. Me pak fjalë është vendimi më i rëndësishëm që ky këshill merr gjatë vitit kalendarik. Një vendim me ndikim të drejtpërdrejtë jo vetem në jetën e cdo qytetari që jeton në Durrës por dhe të atyre që për arsye apo për një tjetër kanë lidhje me këtë qytet.

Pra një vendimmarrje me impakt mjaft të gjërë dhe si e tillë kërkon një përgjegjësi të madhe, përgjegjsi e cila për këshilltarët nënkupton njohje të detajuar, përfshirje në hartim dhe aprovim të këtij buxheti.

Për një vendimmarje të rëndësisë së vecantë si buxheti, do të ishte më se normale të organizoheshin paraprakisht diskutime me komisionin e ekonomisë, për ti dhënë mundësinë këshillit të bënte propozime dhe ndryshime në projekt buxhet në mënyrë që drafti final të ishte sa më i pranuar.

Në këtë mënyrë që është propozuar nga bashkia për ne si këshilltarë ka vetem dy mundësi, ose e rrëzojmë duke mbajtur pezull disa investime të domosdshme ose e votojmë duke rrezikuar që të bëjm shpenzime të pa nevojshme, të pa konsultuar dhe jo efektive. Pra trysnia që bashkia ushtron karshi nesh është shumë e madhe me këtë nxitim që na e ka paraqitur buxhetin pa na dhënë asnjë informacion paraprak.

Hartimi i buxhetit në parim ka të bëj me përdorimin efektiv të mjeteve financiare për të arritur objektivat që bashkia ka. Ne jemi plotësishtë të bindur se një nga objektivat primar të bashkisë është përmbushja e pritëshmërive të qytetarëve për një qytet më të mirë, më të rregullt, më të gjelbëruar, më të pastër dhe me më shumë shërbime. Edhe më tërheqës për turistët po të donin, meqënëse për këtë të fundit deri diku bashkia është përpjekur fort ta realizoj pavarsisht rezultatit.

Ky buxhet nuk i përmbush pritëshmëritë e qytetarëve, jo për faktin se ka mungesë profesionalizmi në hartimin e tij. Kjo është një Çështje që rrefuzojm ta diskutojm tani. Por për një fakt shumë më bazik sepse nuk janë marr aspakt në konsiderat kërkesat dhe pritëshmëritë e qytetarëve.

Lind pyetja, si të merren në konsiderat aspiratat dhe kërkesat e rreth 300 mijë qytetarëve? Kjo është një pyetje me një pafundësi përgjigjesh, pafundesia e cila përmblidhet në një fjali të vetme. Duke u shkulur nga kolltuku i zyrës për të dëgjuar zërin e qytetarëve.

Zërin e një pjese prej tyre po mundohemi ta sjellim dhe ne sot këtu në sallë. Në mënyrë që buxheti të fokusohet tek qytetari dhe jo tek kapricot e arkitektëve për Durrësin e vitit 2030. Në fukus të ketij buxheti të jenë vështirësit me të cilat përballen cdo ditë, ata të cilët që dalin nga shtëpia në rrugën e pa shtruar, ata cojën femijët e tyre në shkolla pa ngrohje, pa energji elektrike dhe që u pikon catija, ata humbasin miljona sa herë bie shi nga përmbytjet nëpër biznese dhe në automjete jashtëpërdorimit.

Ata që paguajnë tarifat e ndricimit publik dhe i mirëmbajnë vetë ndricuesit e rrugës, ata që paguajnë tarifën e pastrimit për një shërbim inekzistent, ata që paguajnë tarifën e gjelbërimit dhe që skanë vecse beton pranë banesave të tyre. Dhe për të gjithë të tjerët që bashkia me këtë projekt buxhet do të vazhdojë të jetë inekzistente në problemet e tyre të përditëshme të cilët nuk po i citoj për efekte kohe…

Bashkia Durrës nuk është më ajo e fillim vitit 2015 por është një Bashki me një tjetër shtrirje dhe të njëjtën shtrirje duhet të ketë edhe buxheti i vitit të ardhshëm, por që në fakt nuk e ka, ky nuk është një buxhet që i përfaqson por që i dallon qytetarët e Bashkisë. Në disa zona bëhen investime luksi dhe për fasada në disa të tjera mungojnë shkollat, rrugët, urat, dhe shërbimet e tjera bazike janë inegzistente.

Për shkak të natyrës specifike buxheti kërkon gjithëpërfshirje në hartimin e tij, kjo gjithëpërfshirje nënkupton që të merren në shqyrtim kërkesat nga një numër sa më i madh burimesh.

Natyrishtë që nuk mund të dëgjohen një për një të gjithë qytetarët, por një përfaqësi e tyre po, ashtu si përcaktohet me ligj. Në Ligjin 139/2015 i gjithë KREU XII “Funksionimi i strukturave komunitare” e ka të përcaktar qartë shtrirjen dhe organizimin e pushtetit vendor nga kryetari i bashkise dhe deri te kyetari i fshatit apo i lagjes.

Kjo strukturë vertikale e cila duhet të shërbej si burim informacioni nga qytetari drejtë administratës së Bashkisë dhe të cilës ligji i njeh të drejtën për të sjellë propozime në Këshillë Bashkiak është anashkaluar totalishtë nga administrata e bashkisë gjatë hartimit të projektë buxhetit, të anashkaluar janë edhe grupet e interesit, shoqeria civile dhe shoqata të ndryshme social kulturore.

Kjo situatë bëhet edhe më e rënde kur i anashkaluar është i gjithë Këshilli Bashkiak i Qytetit të cilit të drejtën e përfaqësimit ia njeh jo më ligji por edhe Kushtetuta.

4 komente në “Këshilltarët e LSI dhe PD-së bëhen bashkë dhe rrëzojnë buxhetin 2017 të Bashkisë së Durrësit”

  1. Sherifi says:

    Jane gjera qe i kemi komentuar dhe me pare, nga LSI duhet patur kujdes se here pas here dalin kembet, por mos harroni se koken e ka shume te rrezikeshme.

  2. xhulio says:

    He mo, se ai qe eshte bixhozci e bastexhi, do t i bleje nja dy a tre keshilltare dhe e miraton buxhetin sot o neser.

  3. "horri i bulevardit" says:

    pRANDAJ SHQIPTARET NE ZGJedhjet e ardhshme, sduhet ti japin snje vote LSI dhe ILir Metes, e keta jane si kurvat qe indrojne sipas pazarit.

  4. London-m says:

    Pa mar perqindjet e tija vet don Ilir meta! Ska shance me kalu buxhetin!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje