Pensionisti shqiptar pret një dhuratë të madhe për Vitin e Ri, prej… 3.3 milionë euro

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

strasburgOrhan Jegeni është duke pritur pagesën prej 3.3 milionë eurove pasi Gjykata e Strasburgut ka urdhëruar qeverinë për ta paguar atë në kompensim të pronës së humbur shumë kohë më parë.

Nga Fatjona Mejdini

Orhan Jegeni shpreson të marrë një pagesë të madhe para Vitit të Ri nga qeveria.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, (GjEDNj), këtë pranverë vendosi që qeveria shqiptare duhet t’i paguajë Jegenit dhe familjes së tij 3.3 milionë euro për pronën që regjimi komunist u kishte konfiskuar pas Luftës së Dytë Botërore.

GJEDNJ-ja lëshoi vendimin e saj më 17 mars, duke urdhëruar qeverinë të bëjë pagesën brenda tre muajve të ardhshëm, ose deri më 17 qershor.

Më shumë se gjashtë muaj më vonë, inxhinieri mekanik 80-vjeçar tashmë në pension është ende duke pritur thirrjen telefonike nga banka e tij për konfirmimin që paratë janë transferuar.

“Unë vetëm dua që të marr paratë para Vitit të Ri për t’i dhënë fund kësaj çështjeje e cila është zvarritur për 25 vjet,” tha ai për BIRN-in më 20 dhjetor.

Kjo dhe disa raste të tjera të ngjashme në vitin 2015 dhe në vitin 2016 paraqesin një problem të madh për financat e brishta të Shqipërisë.

Deri tani, 3.3 milionë eurove u është rritur interesi për 60 mijë euro për shkak të vonesës së pagesës.

Nëse vendimet e gjykatës nuk ekzekutohen brenda afatit kohor prej tre muajsh, ajo imponon një dënim prej 3.5 për qind.

Çdo muaj vonesë në dorëzimin e parave i kushton qeverisë shqiptare me rreth 10,000 euro, të cilat do të shkojnë të gjitha për familjen Jegeni.

Megjithatë, fatura e fundit mund të jetë edhe më e madhe për qeverinë shqiptare, sepse Jegeni dhe 3.3 milionë eurot e tij janë vetëm një pjesë e një rasti shumë më të madh.

Vendimi i 17 marsit nga GJEDNJ-ja mban emrin “Rista dhe të tjerë kundër Shqipërisë” dhe përfshin një numër të familjeve, ish-pronarëve shqiptarë, të cilët kanë ngritur akuza kundër Shqipërisë për pasurinë e konfiskuar nga ata rreth shtatë dekada më parë.

Shuma totale që gjykata e urdhëroi Shqipërinë t’ua paguajë familjeve, arrin në 10.7 milionë euro.

Gjatë këtij viti, Gjykata e Strasburgut ka lëshuar tri vendime të tjera të ngjashme në lidhje me ish-pronarët shqiptarë, denime të cilat arritën në një shtesë prej 7.5 milionë eurove.

Pra totali i madh që do të paguhet nga buxheti i Shqipërisë është rreth 18.2 milionë euro.

BIRN-i ka pyetur Ministrinë e Financave nëse ndonjë kompensim është paguar, por nuk ka marrë përgjigje të drejtpërdrejtë deri në kohën e publikimit.

Në qoftë se qeveria ka dështuar të paguajë ndonjë prej këtyre pagesave të kompensimit, vetëm gjobat kanë arritur shumën 296.000 euro. Çdo muaj i vonesave do t’u kushtojë taksapaguesve të Shqipërisë me një denim prej 53,000 eurove.

Ministria e Financave nuk jep informacion të qartë

Duke shfrytëzuar të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare në Shqipëri, BIRN-i kërkoi të dijë nga Ministria e Financave në qoftë se ajo kishte vënë mënjanë 18.2 milionë euro që rezultojnë nga vendimet e GJEDNJ-së.

Ministria konfirmoi se fondi rezervë në buxhetin e Shqipërisë të vitit 2016 ishte i pamjaftueshëm për të mbuluar pagesa të tilla.

“Duke pasur parasysh këtë fakt, ne kemi bërë sugjerimin që vendimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut duhet të drejtohet për herë të parë te Agjencia për Trajtimin e Pronave, për të kryer kompensimin fizik për pronat, nëse kjo është e lejuar me vendimin e gjykatës ,” thuhet aty.

Megjithatë, Gjykata e Strasburgut ishte e qartë se 18.2 milionë euro duhet të jetë kompensimi në të holla.

Kur BIRN-i kërkoi të dijë nga ministria nëse ata kanë paguar mdonjërin nga kompensimet dhe sa është shuma, ministria nuk arriti të japë një përgjigje të qartë.

“Aktualisht, mundësitë për pagesën e pjesës më të madhe të detyrimeve janë gjetur, si dhe me ndryshimet në buxhetin e vitit 2016, po bëhen përpjekje të japin vendimet e mësipërme (katër vendime për çështjen e pronave gjatë vitit 2016) dhe interesin e çdo dite vonesë “, thuhet në përgjigje.

Sokol Puto, një avokat i cili ka mbrojtur ish-pronarët në Strasburg, tha për BIRN-in se Shqipëria ishte e detyruar të paguajë në përputhje me vendimin e gjykatës ashtu siç e ka miratuar Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Procesi i kompensimit është monitoruar nga një komitet i Këshillit të Europës.

Ai vuri në dukje se Shqipëria ka paguar të gjithë pronarët, vendimet për të cilët janë lëshuar në vitin 2015, ndërsa katër vendimet e dhëna në mars dhe prill të vitit 2016 janë ende në proces.

Puto beson se një fond i veçantë në buxhet në lidhje me vendimet e Gjykatës së Strasburgut do të ishte mënyra më e mirë për t’u marrë me problemin.

“Në buxhetin e vitit 2015, qeveria kishte një fond të veçantë për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës ndërkombëtare në të cilat është përfshirë Gjykata e Strasburgut,” kujton ai.

“Sa i përket vitit 2016, unë nuk e di nëse ndonjë fond i veçantë është vënë mënjanë për këtë çështje dhe në buxhetin 2017 një fond si ky nuk është parashikuar,” shtoi ai.

Fondi rezervë në të cilën qeveria duket se është mbështetur në vitin 2016, është përdorur për lloje të ndryshme të emergjencave, por nuk është i përshtatshëm për të mbuluar pagesa të mëdha si në këto raste.

Megjithatë, qeveria beson se ligji i ri për pronat i miratuar në vitin 2015 do të sigurojë kompensim të ligjshëm për të gjithë pronarët e mëparshëm.

Në ligjin e ri, qeveria u zotua për të vënë mënjanë rreth 400 milionë euro dhe 23.000 hektarë të tokës bujqësore për përdorim për më shumë se 10 vjet për të kompensuar rreth 26.000 raste.

Ligji gjithashtu parashikon që ish-pronarët mund të kompensohen me asete fizike.

“Me miratimin e ligjit të ri të pronave, çështja e pronave është zgjidhur plotësisht dhe eliminon kostot e paparashikuara që vinin nga Strasburgu në lidhje me këtë çështje”, shkruhet në deklaratën e ministrisë dërguar për BIRN-in.

Kjo mbetet për t’u parë. Vetëm një herë, rastet e para të ish-pronarëve janë shqyrtuar nga gjykatat shqiptare. Sipas këtij ligji do të shihet nëse njerëzit janë të kënaqur me procesin ligjor në vendin e tyre, apo nëse ata ende do të kërkojnë drejtësi nga Strasburgu.

BIRN

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “Pensionisti shqiptar pret një dhuratë të madhe për Vitin e Ri, prej… 3.3 milionë euro”

  1. .**** says:

    PAGUAJN shqiptaret , strasburgut nuk i rruhet fare , firmos ca shkresa dhe taksapagusit SHQIPTAR verr leget , çfaer paska pasur trazhgimni ky njeri hidrocentral , ne kohen e zogut vetem teneqexhi ka patur , pastaj kto para jan konfiskuar se jan fituar ne menyr te paligjshme dhe ne at koh kur ishte rrumpallhane ne kohen e zogut dhe gjat luftes , po tani thuj nuk i rruhet njeriu SHQIPTARET tashme u mesuan te paguajn per te tjeret , kan 25 vjet qe vetem paguajn dhe borxhi qe i len brezit tjeter rritet behet mal, mir ja beni kti mileti , qijani nonen kti populli se me shum mendoj per ju qe i xhvasni se per veten e tyre dhe per fmit e vet , nje popull qe mer bug djath e domote dhe shkon ne mitingjet e saliut nuk meriton me shum se kaq.

  2. .**** says:

    PAGUAJN shqiptaret , strasburgut nuk i rruhet fare , firmos ca shkresa dhe taksapagusit SHQIPTAR verr leget , çfaer paska pasur trazhgimni ky njeri hidrocentral , ne kohen e zogut vetem teneqexhi ka patur , pastaj kto para jan konfiskuar se jan fituar ne menyr te paligjshme dhe ne at koh kur ishte rrumpallhane ne kohen e zogut dhe gjat luftes , po tani thuj nuk i rruhet njeriu SHQIPTARET tashme u mesuan te paguajn per te tjeret , kan 25 vjet qe vetem paguajn dhe borxhi qe i len brezit tjeter rritet behet mal, mir ja beni kti mileti , qijani nonen kti populli se me shum mendoj per ju qe i xhvasni se per veten e tyre dhe per fmit e vet , nje popull qe mer bug djath e domote dhe shkon ne mitingjet e saliut nuk meriton me shum se kaq. na nxirni dhe kte foto me kte ndertes qe ka formen e gopit .

    1. Illyrian says:

      Mëso shqip, o mjeran, se ndoshta mëson edhe të mendosh. Këtu i ke rene me sëpatë.
      “Pastaj kto para jan konfiskuar se jan fituar në menyr të paligjshme” …:-(

  3. sofia says:

    Po ç’eshte kjo çmenduri ! Nga taksat e shqiptareve te varfer, behen miljoner disa te tjere. Po ç’pune ka nje i lindur para 25 vjetesh te paguaj se i paska marre komunizmi tjetrit pronen para 70 vjetesh?! Paguaj pronat, paguaj burgjet, paguaj kurvat dhe shqiptaret na qenkan te varfer! Dhe pastaj ha njeriu njerine e na rrofte demokracia dhe liria.

  4. maximus says:

    çeshte kjo gjykate leshi, nga i nxori kjo 3.3milione euro, edhe fabrike te kete patur ky borgjei shqiptar nuk do te kushtonte kaq, po per pronat e çameve pse nuk paguajne grekerit, qeveria shqiptare as te mos i njofe fare keto vendimet e kesaj gjykate, qe pa te voglin dyshim gjysma e parave qe duhet te paguajne taksapaguesit shqiptare shkon tek kjo gjykate.shume shtete te evropes perendimore kane konfiksuar pasuri te padrejta qe kane patur shtetasit e tyre , kurse ne shqiperui dihet se si e kane mare pasurine keta tradhetare duke bashkepunuar me pushtuesin.

  5. Homer Simpson says:

    Orhan eshte emer puro Arian ha haaaa

  6. mirel says:

    Gjykata e leshit nuk ka aq budallenj sa te degjoje kuizmen e te mbaruarve shqiptare.
    Nuk ka faj ky pensionisti pse shteti shqiptar i grabit ne menyre sistematike pronat dhe te drejten e shtetareve te tij mbi token.
    Milionat e miliardat po jya vjedh qeveria me koncesionet dhe HECet e reja qe po nderton padrejtesisht be pronat e te tjereve.
    Prandaj o popull idiot mos iu ankoni pronarit qe mori nje te drejte te grabitur, por vijini fre qeverise te mis shesi me tokat te koncesionistet. Jane politikanet qe po shlyejne me parate tuaja grabitjet qe i bejne pronareve.
    Se mos vetem pronat. Edhe buken po jua japin te helmuar, dhe ju prape fajin do ha vini nje te pafajshmi si puna e ketij.
    Nuk ju kruajt ketij me token e botes, po pushtave te pushtetit me token e ketij.

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Cfare kishin keto toka brenda, Trepcen?!?! Pse mekatet e komunizmit femijet e demokracise do I shlyejn?!?! Gjermania e pagoj Izraelin ne menyre simbolike dhe jo si detyrim ligjor.. Hajde me jep leke ti mua se gjyshi yt nuk ma mori token qe ta bente te veten por u be toke publike.. A ka ndonje avokat te mire qeverria shqiptare kur perfaqeson interesat e publikut?!?!..

  8. fieraku NGA ferrasi says:

    Ore te mjere juve po’ jua hane taksat
    Komunistet si te paret edhe keta te ripjelljes,me pppite
    Ca kujtuat ju se ju fali sala tokat e babes vet.
    Mesa shoh kulla Sales nuk ka ad oborr
    Apo ky tjetri legalizim shtepi netoke te huj.
    Nuk i duam paret i mbani duam vetem pronat tona .
    Nuk shihni nga syte Ca po’ behet ne kete vend.
    Po ju MOS u merzisni jegeni sdo ti marre
    Parate po’ edhe ju europen do ta shihni me dylbi.

  9. .**** says:

    O ILLYRJAN po ti ku e mesve SHQIPEN duke xhveshur miser ne fush profesor , plasi syt ku i ke gabimet ne ate shkrim , ngrien gomeret kerkojn te bejn korigjim derjteshkrimi , ty ste pelqen sepata se te preken interesat e tua , por ne as qe na behet von per interesin tend , por qajm hallin e atyre qe nuk kan kurrfar fai te paguajn parat e gjyshit tend , qe kushedi me çfar esht mar ne at koh , e çfar poshtersish ka ber, u msuat ju qylaxhinj dembel , kerkoni vetem te jetoni ne kurriz te te tjerve , ikni er pirdhuni punoni se nuk paguajm ne leket e kolaboracionisteve te luftes dyt , kur ti kthej leket kokerr me kokerr amet zogu shtetit SHQIPTAR ateher kerkoni dhe ju parat.

  10. vaso says:

    Prona eshte e shenjte.Ajo eshte Atdheu.Por shqiptaret duan vetem te vjedhin e uzurpojne.Qeveria legalizon.Qytetari paguan.

  11. A says:

    Ore mender shoqeri rurale, me sakte shoqeri fshatare/katundare shqiptare injorante, pse nuk folet qe mbas dates 29 NENTOR 1944 kur Shqiperia u clirua nga nazi-fashistet gjerman dhe u pushtua nga diktatura komuniste e Enver Hoxhes u shtetizua mbare e mbrapsh prona private e luajteshme dhe e paluajteshme. Ju ku ishit, a ju pelqeu qe ju muar prona tjetrit.
    Viti 1990, ndryshoj sistemin politik, ekonomik dhe social i shoqerise shqiptare duke u futur sistemi demokratik dhe kapitalist. Pra prona e luajteshme dhe pa luajteshme duhet ti kthehej te zotit, si ju muar t’ju dorezohej pronarit privat te trasheguar, te vertete dhe ligjitim, u be kjo gje ose veperim?? Pergjigja eshte JO, me te madhe!!
    Pra, sikur te ishte zbatuar ky veprim, atehere pushteti dhe qeveria shqiptare nuk do t’ju fuste ketyre veprimeve antiligjore dhe nuk do te paguante asnje centezem leku.
    Por shikoj nga komentuesit qe jane si puna gomarit, qe nuk dine si e duan ujit, te ftohte, te ngrohte a po te nxehte. Ketu me dhemb, ketu me djeg.
    Pse nuk flisni se ku iku pasuria natyrore dhe kombetare e 50-te vjet komunizem qe u be me djersen dhe mundin e popullit shqiptar si hekurudhat, hidrocentralet, kombinatet, uzinat, fabrikat dhe ndermarrjet qe u shkaterruan pa asnje kriter dhe studim duke zbatuar moton “Terapia e Shockut dhe Ekonomia Zero” dhe e gjitha u shit per skrap. Kurse nje pjese tjeter si minierat, nxjerrja dhe shitja e naftes dhe hidrocentralet na dalin me humbje, si ne asnje vend tjeter ne bote. He pra flisni per keto gjera, kur minatoret futen neper miniera dhe vdesin mbrenda, ku territoret e nxjerrjes se naftes ne Zharres (Patos-Marinez) me ardhjen e kompanise BANKERS PETROLIUM filluan lekundjet e tokes, termeqet, ndotja e mjedisit dhe ambjetit, shkaterrimi dhe rrenimi i shtepijave dhe gjithcka del me humbje. Tjetra ku cmimi i energjise elektrike me i larti ne Evrope, ku lenda e pare uji ka kosto 0(ZERO). Naftes i bjen cmimi ne te gjithe boten, kurse ketu ka tarifat, akcizat me te larta, sot ka arritur 1850 lek te vjetra litra.
    Keto shikoni ju derdimenet milatant te pozites dhe te opozites.
    Pronareve te vertete, te ligjshem dhe te trashigimise qe i quani ish pronar t’ju behet shendet ne qoftese marrin pronen e tyre ose demshperblimin. Prona gjithemone ka shkuar tek i zoti i vertete.
    Keshtu veprohet ne vendet dhe shtete e Bashkimit Evropian me pronen, ku ne plasem te behemi anetar.
    40 PERQIND e popullsise shqiptare ka ikur eksod dhe emigracion, te me thuhet cili, nje person me kombesi dhe shtesi shqiptare ka zaptuar ne shtetin ku eshte vendosur pronen e tjetrit dhe shkruan nje tabele: “PRONE ose TOKE e ZANUN”??!! Asnje, sepse kapet prej bithesh, arrestohet dhe bihet pako me poste ne Shqiperi. Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *