Rama: Asnjë sulltan s’ia hëngri malet Krujës si Saliu. Dëmshpërblim për familjet e përmbytura

28 Dhjetor 2016, 19:17Politika TEMA

Janë 400 familje në Fushë Krujë, të prekura nga përmbytjet masive të nëntorit, që në këto ditë të fundit të 2016-s do të marrin dëmshpërblimin nga qeveria.

Ndërsa përmendi borxhet e lëna pas nga qeveria e shkuar për familjet e përmbytura ndër vite, kryeministri Rama tha se përveç fatkeqësisë natyrore, shkaktarë për dëmet prej miliona lekë janë bërë ndërtimet pa kriter, shpesh herë edhe mbi lumenjtë.

“Në Shqipërinë e këtyre 20 viteve ndodhi ajo që s’kish ndodhur as në Shqipërinë e kohës së Skënderbeut, që njerëzit të ndërtonin mbi lumë se iu thanë: ndërtoni kudo se është bereqet. Për fat të keq, gjithë ato investime e shpenzime e kursime gjaku e mundi të madh i merr lumi në kohë të caktuar. Ajo që është bërë me Krujën është e pashembullt në histori.

Siç ia hëngri malet Saliu Krujës, asnjë sulltan s’ia hëngri. Malet i gjetën aty dhe i lanë aty, ndërkohë që një zonë kaq e rëndësishme e historisë së Shqipërisë dhe pikë e bukur nga natyra, në 20 vjet u kthye në një platformë guroresh e çimentoje. I themi sot të gjitha familjeve që pësuan dëme nga 100 mijë lekë deri në 6milionë, se nuk i harruam por para mbylljes së vitit do t’i dëmshpërblejmë një për një”, tha Rama.

Kryeministri premtoi për banorët ndërtimin e rrugës që lidh Thumanën me Krujën, projekt për të cilin buxheti është gati dhe punimet do të nisin vitin e ardhshëm.

“Do fillojmë rrugën e Thumanës me Krujën, që sot është një shteg i pakalueshëm e që ka izoluar një zonë të tërë. Projekti është përfshirë në buxhetin e 2017-s”, tha Rama.

Kryeministri premtoi edhe ndërtimin e nënstacionit të Krujës, por pa dhënë një datë për nisjen e projektit. “Edhe këtu ka nevojë për nënstacion dhe nuk është bërë. Por si do bëhet? Me çfarë? Do financojmë projektin e nënstacionit se sot kompania e ka këtë mundësi, pasi njerzit paguajnë për atë që konsumojnë”, tha Rama.

1 komente në “Rama: Asnjë sulltan s’ia hëngri malet Krujës si Saliu. Dëmshpërblim për familjet e përmbytura”

  1. kallamani says:

    ik mor shkerdhat!
    jep pare ke kriminelet qe shkatrruan mjedisin.
    ata duhet t pagujn demshperblim shoqeris pse ndertuan pa leje ..
    pare duhet tu jepen atyre qe s paten “muskuj” dhe ngelen pa ndertu shtpija.,sepse s ben krime dhe s rrembyen toka.
    atyre duhet tu jepen pare dhe toka me ndertu shtpijat e tyre. sepse s ishin kriminela..
    po,s ka drejtsi n ket bot. duhet ti qish nonen ksaj bote qe t respektohesh prej t tjerve, duhet t grabisesh toka prona t shesesh drog qe t ndertosh pasandaj shtpija me paret e droge kurvash krimesh.. dhe pasi t kesh ngrejt “sarajet” atje ku t doj qejfi,edhe n mes t lumit a t detit qoft,kur bje shiu duhet ti bertasesh shtetit “du demshperblim” dhe shteti t jep pare “he me se osht gjynof ,osht permbyt”,,!!
    ca lesh permbyt osht ky! ai ka rremby pronen me dhun,ka shit drog kurva e ka vjedh kudo qe ka mund,dhe pasi ka investu paret e pista ne kto ngrehina pa tru ,pa leje,e tash po qahet se pse shteti se ndihmo!!
    shteti duhet ta fusi n burg per shkelje ligjesh kte,shteti e ndihmo dhe kryekari I shtetit bo si humanist!!
    prandaj ,qijani nonen ksdaj bote qe t thon bab!
    boni krimne,vidhjni,shisni drog palloni dhe shisni kurva e boni ca t mundni qe te keni sukses,sepse vetem kshtu ju vje shteti nga mbrapa simas avazit.
    ata qe ishin t nershem,as drog as kurva as hajni as shkerdhni as grabitje pronash,ata kan ngel te mjer dhe shteti ska pse I demshperblen se,a demshperblehet asgjeja a?
    ata jan asgje ,as ajer s jan. ata s kan asgje.
    dhe ata s marrin asgje.
    a ju qifsha demokracin qe boni gjoja sikur do luftoni krimin por e demshperbleni ate ,demshperbleni kriminelet pse zoti jua prishi investimet e krimeve te tyre!!!
    . dhe ambasadoret bejn sehir dhe kendojn “ja na erdhi viti ri” si fmijt e kopshteve!!!!
    ky esht vetingu. kjo esht lufta kunder krimit!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje