Rikthimi i vitit 1997/ PS: Berishës i kanë rënë dhëmbët, kuis nga frika

28 Dhjetor 2016, 09:21Politika TEMA

Partia Socialiste i konsideron qesharake dhe reflektim i frikërave të brendshme kërcënimet e përsëritura të Partisë Demokratike, e cila ka paralajmëruar se ’97 do të duket lule nëse ajo do të humbasë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, siç edhe ka gjasa të ndodhë, për shkak të mungesës së programit, mungesës së një koalicioni të gjerë dhe besueshmërisë së ulët.

Deputeti socialist, Arben Çuko, mendon se kërcënimet e Partisë Demokratike për destabilizimin e vendit nuk duhen marrë seriozisht, ndërsa ka shtuar se opozitës dhe Sali Berishës tashmë u kanë rënë dhëmbët. Sipas tij, kërcënimet reflektojnë frikën e opozitës shqiptare nga humbja në zgjedhjet e 18 Qershorit 2017.

Një njeri që nuk ka dhëmbë, nuk kafshon dot. Çfarë do bëjë? Do kuisi nga frika. Opozitës i kanë rënë dhëmbët elektoral. Sali Berishës i kanë rënë dhëmbët. Ata duan që të tërheqin vëmendjen nga paaftësia e tyre, nga mungesa e organizimit brenda PD, nga mungesa e lidershipit, mungesa e ideve, mungesa e programit etj. Këto mungesa synojnë që t’i kompensojnë me kërcënime, të cilat as ata vetë nuk i besojnë. Nuk duhen marrë seriozisht. Janë kërcënime nga frika e humbjes”, ka deklaruar Arben Çuko për Shqiptarja.com. Pesë muaj para zgjedhjeve parlamentare, retorika politike mes mazhorancës dhe opozitës, është ashpërsuar.

Kryeministri Edi Rama ka shprehur bindjen se do të jetë kryeministër edhe për një mandat të dytë qeverisës, ndërsa kryetari i opozitës, Lulzim Basha, flet vetëm për skenarë për tjetërsimin e votave.

Deputeti socialit Pjerin Ndreu, anëtar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, i pyetur rreth kërcënimeve të përfaqësuesve të opozitës, u shpreh se nëse ka një forcë politike që ka kulturën e vjedhjes së votave, ajo është Partia Demokratike. Ndreu u shpreh i bindur se e majta do të fitojë zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit. Sipas deputetëve socialistë kërcënimet paralajmërojnë humbjen e PD në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Kërcënimet janë anormale pasi nëse ka një forcë politike që ka kulturën e vjedhjes së votës, ajo është Partia Demokratike. Nuk ka rast kur PS e ka siguruar fitoren me vota të vjedhura. Kjo është më shumë alibi për të thënë diçka në një humbje të paralajmëruar. Por, nuk dinë çfarë thonë. Shprehjet e forcës janë elemente të bezdisshme për shqiptarët. Sot duhen alternativa jo trima sepse ka ikur ajo kohë. Ne do fitojmë se jemi alternativa më e mirë, sepse shqiptarët do na votojnë pikërisht se dëgjojnë të tilla xhevahire”, ka pohuar Ndreu.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, i lexon kërcënimet e përsëritura të PD si justifikim për një humbje të sigurt në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Besoj se janë justifikime për humbjen e sigurt të zgjedhjeve. Të gjitha indikacionet paralajmërojnë humbjen e thellë të PD. Ndërkohë asaj i mungojnë aleatët me peshë. Kërcënimet, nga ana tjetër, janë një përpjekje për ta paraqitur PD si parti të ushtrimit të forcës dhe dhunës. Tipike për partine që organizoi 14 Shtatorin dhe 21 Janarin. Por, është një taktikë që nuk të çon asgjëkund veç drejt humbjes. PD ka nevojë të reformohet, duke u distancuar nga fryma sunduese Berisha.

Riardhja e frymës Berisha në pushtet do të ishte një kërcënim i rrezikshëm për vendin. Por, kjo s’ka asnjë gjasë. Gjuha revolucionare është shprehje e krizës ku është zhytur PD.

Kopjet e Berishës nuk sjellin dot shpresë për elektoratin. Reformat e nisura nga kjo maxhorancë do të marrin mbështetje të qartë në 2017. Ndofta pas kësaj mund të kujtohet dikush në PD se i ka ardhur koha të ndahen nga krimet e Sali Berishës”, ka pohuar Koçi.

Përpos kërcënimeve të hapura, Partia Demokratike ka dhënë një sinjal, i cili paralajmëron dhunë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pas pesë humbjeve radhazi, opozita shqiptare ka nisur zyrtarisht lëvizjet për një aleancë me të fortët, me biznesmenë dhe njerëz me të kaluar të dyshimtë, por me ndikim në zona të caktuara, në funksion të llogarive për zgjedhjet parlamentar të vitit 2017.

Kryetari Lulzim Basha ka urdhëruar deputetë dhe anëtarët e forumeve të piketojnë dhe rekrutojnë njerëz të rinj në zonat e tyre, për të shtuar numrin e votave në zgjedhjet e

ardhshme parlamentare. Basha u ka lënë disa ditë afat deputetëve, për të piketuar dhe kontraktuar në zonat e tyre përkatëse njerëzit e fuqishëm, të cilët do të ftohen për t’iu bashkuar opozitës.

13 komente në “Rikthimi i vitit 1997/ PS: Berishës i kanë rënë dhëmbët, kuis nga frika”

  1. dardan says:

    Me te tilla deklarata udheheqesit e PD e vertetojne dhe e pranojne publikisht se ata dine te pergatisin rremuja si ajo ´97 e ´98. Kjo gje eshte e ditur nga te gjithe, problemi eshte ça masash do marre policia per te parandaluar tentativen per shkaterrimin e shtetit nga bandat e paguara nga pasaniket e PD. Milioneret e PD nuk e kane te veshtire te paguajne 1000 vete sa per te nisur nje fare rremuje dhe pastaj ketyre iu bashkangjiten dhe grupet e tjera te huliganeve, hajduteve, kriminelave, agjenteve te huaj e çdo llumi tjeter i shoqerise qe perfiton nga keto situata.

    1. Fitore says:

      Por eshte pikerisht ky thelbi i gjithckaje, qe nje shtet nuk perbehet vetem nga qytetare te zakonshem, por nga shtresa te tjera gjithashtu. Dhe sigurisht qe edhe ata do mundohen te mbrojne interesat e tyre, sidomos ne periudha kur pushteti eshte ne vote. T’i vesh epitete njeres apo tjetres pale eshte e kollajshme, dikush eshte i mire dikush eshte i keq. Puna eshte, si i menaxhon ti interesat e ketyre paleve, jo se cfare i quan. S’behet fjale ketu per etiketime filozofike midis te mires dhe te keqes, behet fjale per fitues dhe humbes.

    2. dardan says:

      Kush tenton te pergatise situata si ajo e vitit `97 per te mbrojtur apo marre pushtet nuk mund te quhet asgje tjeter perveçse HUMBES. Historia e tregoi me fakte sesi perfunduan keta njerez. Nese PD i mbron interesat e veta duke shkaterruar shtetin keta jane pala HUMBESE absolutisht. Fundi i tyre dihet e ska nevoje per filozofi.

  2. "horri i bulevardit" says:

    dUA TI THEM SALH BERISHES dhe ish brekgisurve te tij, se kete rradhe ke ren ne hundlesh dhe cfar nxjerr nga goja, po vete ke pr ti lepire, si pije shurren e Enver Hoxhes. provoje dh do ta shohesh shume shpejt se sheqerja, te ka pjeell nga bytha.

  3. Dorina says:

    kafsha sali vazhdon dhe flet. budallenjte e PD e degjojne. disa idiote e besojne per ato qe thote.

  4. Fredi says:

    Vriteni Malokun e mutit, plumbin ne balle . Ai do ta mbaje peng shqiperine.

  5. Bushi says:

    Basha u thote deputeteve qe te piketojne njerez te fuqishem per pd/ke,me qellim qe t’i perdore ne zgjedhje.Nuk e kuptoje,i ka trute ne koke ky Basha,apo i ka çuar me dhi ne pyll.Ky kerkon te blej njerez te fuqishem se parat nuk i mungojn,por ama pikerisht kjo revolton popullin qe ta kete kundra ne votime.Me keto ment qe kane keta,do shkojne per lesh.Ata pretendojne per nje 97-te tjeter,Jo more jo! Nuk eshte me ai popull i 97-tes,se ai i ka kuptuat te gjitha djallezit e Saliut dhe te pd-ke.Ardhja e pd-ke ne pushtet sjell kriza te medha,dhe nuk ja jep njeri voten.

  6. Sherifi says:

    Ketu problemi eshte pake me i thelle per mendimin tim, Sali Berisha bene deklarata te tilla se nuk eshte pergjigjur akoma per vitin e zi 1997, per rreth 4000 jete njerezish ku 90% e tyre ne moshe te re.

  7. vaso says:

    Nuk ndodh asgje.Protesta u vra me 21 janar,dhe me mire keshtu.Duhet kulture te besh protesta.97 nuk do kete kurre me.

  8. petraq says:

    sbehet shqiperia me urata me te thirura e mandata por me kasma e lopata.p.d. nuk ka hedhur asnje kasem per popullin te punoje qofte nje meter toke e si ka mundesi te pretendoje per fitore.kjo eshte te lhesh si qent ne henez.p.d. ne 97 me firmat piramidale i vodhi popullit kursimet nga puna ne kurbet.nuk ka asdnje baze qe populli ta mbeshtese.mashtrimin me televizione nuk e ha njeri.si mase paraprake te kontrollohet ku i gjen parate qe paguan televizionet per te perhapur helmin qe ka ne koke basdha berisha.per te cpifur.televizionit jane bashke fajtor prandaj karshi tyre duhet te meren masa procedimi per perhapje te lajmeve te rreme e qe shkaktojne prishje te ndergjgjes e panik ne popull.

  9. Brahoo says:

    Me ate shprese rini se Berishes i kan rene dhembet !
    Jo dhembet qe si bien se ka dhemb komunisti por po i ben cirk gjithe shqiptarve,ka 25 vjet qe tallet me te gjithe majtas e djadhtas dhe do te vazhdoje deri sa te jete gjalle.

  10. american2016 says:

    Ata qe kercenojne me ’97 duhet te akuzohen per terrorizem dhe te arrestohen, cili do qofte, Shqiperia duhet te pastrohet nga persona me mentalitet arabo-taleban.

  11. Dibrani-uk says:

    Duhet te vihen para drejtesise fajtoret e 1997 dhe te denohen me vdekje. Gjaku i mira shqiptareve te vrare kerkojne drejtesi dhe pa drejtesi ato nuk prehen te qete. Jane te pafajshem bandat e Sali Millosheviqit mbajne akoma peng vendin dhe nuk kane turp apo ndjese per ato qe kane bere por bejne presjon dhe shantazh. O popully i dashur perse beni sehir para kriminelave si Sali Millpsheviqi, Ilir Meta etj
    Denoni ato qe te shpetoni ju bashke me ne emigrantet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje