“Schumacher, me shenja në fytyrë dhe ka nisur të thinjet”

28 Dhjetor 2016, 15:45Sport TEMA
“Schumacher, me shenja në fytyrë dhe ka nisur të

Fiks tre vjet më parë Michael Schumacher, piloti legjendar gjerman i Formula 1, pësoi një aksident që e mban të mbërthyer në shtrat edhe sot.

Interesi i mediave dhe fansave për gjendjen e tij ka qenë i madh, por familja Schumacher ka dashur të ruajë privatësinë.

Asnjë foto e Schumacher nuk ka dalë në publik në tre vjetët e fundit.

Por italiania “Corriere della Sera” ka pyetur disa të afërm të Schumit për gjendjen dhe pamjen e tij.

“Schumacher po ndryshon, ca për shkak të qendrimit shtrirë, por edhe kalimit të viteve. Ai ka ende shenjat në fytyrë nga goditja e fortë që pësoi në Meribel. Veç kësaj Michael po plaket. Kjo mund të shihet në lëkurën e tij por edhe në flokët që kanë nisur të thinjen”, ka thënë burimi i mbetur anonim për “Corriere della Sera”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje