Vasili: Kur do të vendosim për koalicionin me PS, muajt e fundit të qeverisjes do jenë decizivë

28 Dhjetor 2016, 16:06Politika TEMA

LSI nuk ngutet aspak për të marrë një vendim për fatin e koalicionit me Partinë Socialiste.

Zëvendësi i Ilir Metës, thotë ka kohë të mjaftueshme përpara zgjedhjeve të 18 qershorit për vendosur për këtë çështje, pasi sipas tij LSI më parë duhet të shoh se si do funksioni bashkëqeverisja në vitin e fundit të këtij mandati 4-vjeçar.

“Kemi bërë një marrëveshje të rëndësishme 4-vjeçare. Viti deciziv i marrëveshjes sapo ka filluar. Jemi shumë në kohë dhe nuk jemi aspak vonë. Kemi gjithë kohën përpara për të marrë të gjitha vendimet e duhura, të cilat janë të karakterit programor edhe veprime të matura dhe të pjekura në kohë. Besoj se jemi shumë herët në kohë”, shprehet ai.

Vasili është shumë i rezervuar të flas për dështime apo mos realizime të kësaj qeverisje 3-vjeçare, por ajo që mund të ishte shmangur sipas tij nga dhënia me koncesion e disa shërbimeve, në mënyrë të veçantë në shëndetësi.

“Unë besoj tek aftësitë vetëpërmirësuese të qeverisjes, jo në dorëzimin e qeverisjes në pamundësi që ajo të qeverisë dot dhe t’ja kalojë këto kompetencave të tjerëve. përjashtuar raste të tilla ku domosdoshmëria është absolute për ta kryer diçka të tillë. Por nuk besoj se në koncesionin e laboratorëve kemi pasur një domosdoshmëri të tillë”, – thotë ai.

Në intervistën përTV Klan, Petrit Vasili flet për kërkesën e prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit të LSI, Shkëlqim Selami, për shkak se sipas organit të akuzës ai preket nga ligji i dekriminalizimit.

Sipas tij LSI e ka standard të panegociueshëm atë të distancimit nga çdo i zgjedhur i saj nëse ka shkelur ligjin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje