Veliaj zbulon çfarë i kërkoi Nishani OKB-së për këndin e lodrave në Tiranë dhe si e përcollën ata…

veliaj-16-655x356Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj thotë se çështja e këndit të lodrave tek liqeni është në OKB, ashtu sikurse ka deklaruar Presidenti Bujar Nishani.

Veliaj tha në studion e “Tonight Ilva Tare” në Ora News se e kishte një dokument të tillë, për të cilin kreu i Shtetit i kishte kërkuar OKB-së që ta mbante sekret.

Tare: Nishani ka qenë në këtë studion dhe ka bërë me dije se çështja e parkut të lojërave ndodhet në OKB. A keni dijeni?

Veliaj: Kam dijeni nga OKB-ja, e cila momentalisht fatkeqësisht për presidentin është shumë e zënë me çështjen në Siri nuk ka pasur kohë për këndin e lodrave.

Përgjigja që kam pasur nga OKB-ja ka qenë që është jo serioze që Presidenti të kërkojë që dokumenti të mbetet konfidencial.

Pra, Presidenti i ka kërkuar OKB-së që ta mbajë konfidenciale, ndërkohë që OKB-ja ka thënë se ne jemi institucion transparent dhe patjetër do ta vëmë në dijeni Bashkinë e Tiranës për këtë.

Jemi vënë në dijeni dhe përgjigja ka qenë; vetëm kur të jenë ezauruar të gjitha shkallët e gjykimit të pretendimeve të Presidentit në gjykatat shqiptare, vetëm atëherë mund të shikojmë nëse nuk është ofruar drejtësi në Shqipëri. Ishte një mënyrë për t’i thënë Presidentit je kryetar i sistemit gjyqësor në Shqipëri dhe vjen e qan në OKB.

OKB-ja ka pasur shqetësime të tjera përveç lojërave. I qëndroj idesë që këndi i lojërave është një nga gjërat më të mira që kam bërë. Për fatin e tij të keq ky President do të ketë zero vend në histori. Do mbahet mend si një prishës i këndit të lodrave. Në morinë e probleme që ka Shqipëria, mund të ishte marrë me gjakmarrjen, me të varfrit. Bashkia e Tiranës ka bërë tre.

 

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...