Xhafaj në Zululand: Ne donim që ndërkombëtarët të kishin rol më të madh në procesin e zbatimit të reformës; dhe tregon mbi një debat me komisionerin Hahn

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Fatmir-XhafajBiseda e fundit në Zululand ishte me Fatmir Xhafajn, me të cilën Nano u fokusua tek argumenti i Reformës në Drejtësi. “Jam i sigurtë se reforma do të jetë e suksesshme dhe se pas disa vitesh të gjithë do mund t’i shohin frutet e reformës”, përsëriti Xhafaj disa herë gjatë bisedës.

Ai e konsideroi këtë Refomë një arritje të PS-së për faktin se ka qenë kjo parti, tha ai, që e inicjoi këtë proces e që përfshiu edhe ndërkombëtarët. “Nëse nuk do të ishim ne pushtet, kjo reformë nuk do të bëhej”, u shpreh ai.

Lidhur me rolin e ndërkombëtarëve, ai foli mbi një debat të fortë që ka pasur me komisionerin e zgjerimit Johannes Hahn. “Në atë debat unë i kërkova që ndërkombëtarët të merrnin përsipër një rol të rëndësishëm në institucionet kushtetuese që do krijoheshin, por ai tha se këtë gjë nuk mund ta bëjmë. Pastaj, ua kërkuam amerikanëve, dhe ata thonë se, ok, ne e marrim përsipër këtë përgjegjësi. Por, gjërat përfunduan ashtu si përfunduan”, tha ai.

“Po pse ju e donit këtë rol të ndërkombëtarëve?”, pyeti Nano.

“Sepse donim të bindnim opozitën e të gjithë opinionin publik se nuk ishim të interesuar të ndërtonim një sistem drejtësie të kontrolluar nga e majta”, ishte përgjigja e Xhafaj.

Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Xhafaj në Zululand: Ne donim që ndërkombëtarët të kishin rol më të madh në procesin e zbatimit të reformës; dhe tregon mbi një debat me komisionerin Hahn”

  1. loreta says:

    More po me ate Vetingun çfare u be, se me duket u harrua? Do behet gje se mezi presim tu sekuestrohen pronat politikaneve e gjyqtareve dhe te hapen burgjet per ata e juristet qe nga gjykata kushtetuese. Do kete nje bume te madh te ardhurash viti 2018 sepse te gjitha parate do ti kthehen buxhetit te shtetit, bile dhe ato parate qe mori Fullani. Do kercase dajre e kallajxhiut, prandaj nxitoni tu merren parate e pronat dhe te futen ne burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *