Akuzoi Veliajn për vjedhjen e 1 milion USD, Berisha sërish del blof. Bashkia: Qytetari “keqinformon” Saliun

berishaIsh-Kryeministri Sali Berisha ka dalë sërish blof në denoncimin e tij për një bllok pallatesh midis rrugësh “Myslym Shyri” dhe rrugës së “Kavajës” duke pretenduar se janë shpenzuar 1 milionë dollarë vetëm për një rrugë.

Bashkia e Tiranës ka argumentuar në mënyrë të dejatuar gjithçka.

Pasi në të vërtetë nuk bëhet fjalë vetëm për një rrugë, por për rikualifikimin urban të të gjithë bllokut të pallateve dhe shtëpive private mes “Rrugës së Kavajës” dhe Rrugës “Myslym Shyri”.

Falë punimeve intensive, ky bllok po merr dita-ditës një pamje të re urbane.

Bashkia e Tiranës po punon në 38 segmente mes “Myslym Shyrit” dhe “Rrugës së Kavajës”. Rikualifikimi urban i këtij blloku që kufizohet nga rrugët “Muhamet Gjollesha”, “Myslym Shyri”, “Rruga e Kavajës” parashikon ndërtimin e sistemit të rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve, rikonstruktimin e rrugëve dhe të trotuareve për këmbësorët, por edhe vendosjen e sinjalistikës rrugore horizontale dhe vertikale.

Bashkia do të mundësojë edhe infrastrukturën e duhur edhe për lëvizjen e personave me aftësi të kufizuar apo edhe karrocat e fëmijëve. Pjesë e projektit që shtrihet në një hapësirë rreth 12 ha është edhe krijimi i gjelbërimit të nevojshëm, duke vendosur shkurre, pemë dekorative apo edhe lulishte.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Akuzoi Veliajn për vjedhjen e 1 milion USD, Berisha sërish del blof. Bashkia: Qytetari “keqinformon” Saliun”

  1. kasem gahinja says:

    vini re saliun,kur ngre doren tani,nuk tregon me dy gishta,por nje,si edhe luftetaret e isis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *