DETAJET/ Gardisti i martuar që u arrestua për përndjekjen e një vajze, kishte qenë i lidhur me të

gardisti 3Gardisti që u arrestua dy ditë më parë nga SHÇBA, ka pasur një histori dashurie të mëparshme me 39-vjeçaren që e denoncoi për përndjekje, raporton “Panorama”.

Lidhja mes Leard Xhikës dhe shtetases me iniciale E.L., kishte zgjatur 5 vjet.

Faktin e pranon edhe vetë vajza që bëri denoncimin.

Por prej 5 vitesh ata nuk frekuentoheshin më, pasi ishin të ndarë me kërkesën e vetë gardistit dhe me pëlqimin e 39-vjeçares, e cila e kishte lënë të bënte jetën e vet.

Por 5 vite pas ndarjes ajo pretendon se kohët e fundit kishte filluar të shqetësohej thuajse çdo ditë nga ish-i dashuri.

Historia e përndjekjes ka vijuar për 5 muaj rresht dhe 39- vjeçarja ka hezituar ta denoncojë në Polici, duke mos dashur që të dëmtojë martesën e ish-të dashurit 10 vjet më të vogël.

Megjithatë, kur shqetësimet që ai i sillte sa vinin e shtoheshin çdo ditë, ajo i është drejtuar Komisariatit nr.1, ku e ka kallëzuar 29- vjeçarin Xhika për përndjekje.

Punonjësi i Gardës së Republikës, Leard Xhika, 29 vjeç, është vënë në pranga pasditen e së martës, pasi ka përndjekur prej 5 muajsh ish-të dashurën e tij 10 vjet më të madhe.

Ngjarja është denoncuar në mëngjes nga e dëmtuara në Komisariatin nr.1. Efektivi i Gardës së Republikës, Leard Xhika, me origjinë nga Dibra dhe banues në Tiranë, shërbente në këtë institucion prej 5 vitesh.

Ai është martuar para 4 vitesh dhe është baba i një vajze të vogël. Por prej 5 muajsh, të paktën sipas kallëzimit të 39-vjeçares E.L., ai insistonte që të krijonte një lidhje jashtëmartesore, për të cilën është refuzuar vazhdimisht nga vajza.

Përndjekjen e kësaj shtetaseje, punonjësi i Gardës e ka kryer duke i bërë presion me anë të telefonit, si edhe duke e kontaktuar fizikisht atë në vendet e frekuentuara prej saj, si në punë, afër banesës dhe në ambiente të tjera publike.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “DETAJET/ Gardisti i martuar që u arrestua për përndjekjen e një vajze, kishte qenë i lidhur me të”

  1. Kritiku says:

    Kete lajm prisnin shqiptaret, pa hapur mire syte, ne mengjes. Nuk e bene gjumin rehat, sepse prisnin, lajmin e duhur mbi kete ngjarje. Pika qe nuk ju bie ju palo gazetare, qe nje gje kaq te rendomte e beni si nje lajm te rendesishem qe patjeter duhet te publikohet. Me nje gje banale merreni me dite te tera, sepse aq tru keni dhe keshtu e keni kuptuar punen e gazetarit.
    Mjere gazetaria shqiptare qe ka rene ne duart e shpellareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *