Parku i lojërave te liqeni, zbulohet korespondenca me OKB që rrëzoi kërkesën e Nishanit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

nishani veliajKombet e Bashkuara rrëzojnë pretendimin e Presidentit Bujar Nishani për çështjen e parkut të lojërave tek liqeni. Në përgjigje të shkresës së Bujar Nishanit, OKB ka theksuar se vetëm kur të jenë ezauruar të gjitha shkallët në gjykatat shqiptare, vetëm atëherë kjo çështje mund të trajtohet në këtë instancë.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në një intervistë ekskluzive për emisionin “Tonight Ilva Tare”, ku theksoi se OKB i ka sugjeruar që të presë më parë verdiktin e institucioneve gjyqësore në Shqipëri.

Kam dijeni nga OKB-ja, e cila momentalisht fatkeqësisht për Presidentin është shumë e zënë me çështjen në Siri nuk ka pasur kohë për këndin e lodrave.  Përgjigja që kam pasur nga OKB-ja ka qenë që është jo serioze që Presidenti të kërkojë që dokumenti të mbetet konfidencial.

Pra, Presidenti i ka kërkuar OKB-së që ta mbajë konfidenciale, ndërkohë që OKB-ja ka thënë se ne jemi institucion transparent dhe patjetër do ta vëmë në dijeni Bashkinë e Tiranës për këtë. Jemi vënë në dijeni dhe përgjigja ka qenë: vetëm kur të jenë ezauruar të gjitha shkallët e gjykimit të pretendimeve të Presidentit në gjykatat shqiptare, vetëm atëherë mund të shikojmë nëse nuk është ofruar drejtësi në Shqipëri. Ishte një mënyrë për t’i thënë Presidentit je kryetar i sistemit gjyqësor në Shqipëri dhe vjen e qan në OKB”, tha Veliaj.

Veliaj theksoi se ndërtimi i këtij parku ka qenë një nga idetë më të mira.

I qëndroj idesë që këndi i lojërave është një nga gjërat më të mira që kam bërë. Për fatin e tij të keq ky President do të ketë zero vend në histori. Do mbahet mend si një prishës i këndit të lodrave. Në morinë e probleme që ka Shqipëria, mund të ishte marrë me gjakmarrjen, me të varfrit. Bashkia e Tiranës ka bërë tre”, tha Veliaj.

Ndërkohë që deklarata e Veliajt konfirmohet edhe nga korespondenca e publikuar në faqen e OKB-së e shkëmbyer mes Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës, Florian Nuri dhe zyrtarit të lartë të OKB-së, Jonas Ebesson.

Me poshte gjen korrespondencën së cilës iu referua dje Veliaj në emision. Të gjitha materialet janë të publikuara në faqen e OKB-së. Links janë si më poshtë:

Letra e dërguar nga Presidenca, nga Sekretari i Përgjithshëm Florian Nuri

http://www.unece.org/fileadmin/DAM/env/pp/compliance/S2016-03_Albania/frPartyS3_05.05.2016_letter_alb.pdf

 Pergjigja nga Jonas Ebesson (Arhaus Convention)

 http://www.unece.org/fileadmin/DAM/env/pp/compliance/S2016-03_Albania/Letter_from_Chair_of_Compliance_Committee_to_Office_of_the_President_of_Albania_14.06.2016.pdf

Pergjigja e fundit nga Jonas Ebesson (Arhaus Convention)

http://www.unece.org/fileadmin/DAM/env/pp/compliance/S2016-03_Albania/toPartyS3_03.11.2016.pdf

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

17 komente në “Parku i lojërave te liqeni, zbulohet korespondenca me OKB që rrëzoi kërkesën e Nishanit”

  1. Marda says:

    Kulmi i injorances per presidentin tone qe merret me mashtrime te tilla! Turp i madh!!!!!

    1. Tani says:

      Kjo eshte pataksi! Uaaau cfare turpi nderkombetar! Ky injorant i ligjeve nderkombetare i drejtohet Kombeve te bashkuara qe te zgjidhin problemet politike te SHQUPIT me Bashkine e Tiranes per nje cope parku per femije. Cfare maskarralleku dhe injorance totale! Ndersa Bashkia po perpiqet qe te akomodoje dhe argetoje femijet me lojra ne nje park kombetar keta i drejtohen OKB-se sikur te ishin emigrante siriane ne Alepo qe po vriten nga forcat ruse dhe te regjimit te Asadit! Ky eshte nje turp i pappare dhe i padegjuar!

  2. ersa says:

    Mua me vjen zor qe shteti im perfaqesohet nga nje president i tille.. Mir ky po keshilltaret e tij te ndritur nuk e dine menyren sesi mund dhe duhet ti drejtohesh institucioneve nderkombetare? Ky qe mbeti duke mbrojtur gjykatesit shqiptare po qe ne fund dilka qe nuk paska realisht besim tek ata.. dhe per ti ven kapak, thjesht kur e mendon qe presidenti republikes kerkon ndihme nga nderkombetaret per nje park femijesh eshte cudia me e madhe qe mund te degjosh..

  3. Orion Sula says:

    Ore ce kane kapur te gjithe keta me parkun se kuptoj. Vetem ku ta prishin, ku ta perflasin, shajne. Keta jane njerez per cdo gje duan te marrin suksesin per vete.

  4. olti says:

    Shqiperia paska vertet njerez te cuditshem.. Nje president republike qe ankohet tek nderkombetaret per nje park lojrash…Them se tani i kam degjuar te gjitha..

  5. Rama2 says:

    Si gjithenje lam nam.Duhet te ngreme nje istitucion”te posatshem” se kush meriton te kete te drejten e neshtetesine shqiptare.Ketij Nishanit i duhet hequr sesben per tradheti kombetate.
    Sa per dieni “ky nishua” eshte me origjin nga Libohova e Gjirokastres,ish ballista 80% e tyre….pasi nuk lane fshat padjegur ne jug,pasi vrane qindra bij nenash shqiptare,ne bashkpunim te plote me Nazistet(ndaj dhe mustaqet e nishos)…tani na i bene edhe presidenta.
    Moj shqipni e mjera shqipni!

  6. donald says:

    Kur do vi dita te ike nje here e mire ky Nishani nga skena shqiptare se mbeti duke na turperuar ne cdo fjale qe thote. Gjithe keto vite mezi po mundohemi ti rregullojme pak figuren popullit shiqptar ky shkon e ben budalliqe te tilla! E skane faj te huajt qe na mendojne per popull injorant pastaj..

  7. vjola says:

    Mbaje konfidenciale thot injoranti!! A thua se edhe tek institucionet nderkombetare eshte si ktu ne Shqiperi qe po te tha kreu i shtetit do besh sic thote ai sesben.. Ah mjere ne ckemi per president, dike qe nuk di as ligjet e shtetit te tij po shkon e kerkon perkrahje nga te huajt..

  8. Sula says:

    Qente le te lehin o bos karvani te ece perpara! Vazhdo keshtu sic e ke nisur Erion, nuk ka goje askush te flas keq per ty! Je njesh!!!!!

  9. NjeQytetarOptimist says:

    WOW, WOW, WOW… Ja dhe prapambetja ne majen me te larte te shtetit shqiptar.. Kulmi.. Prandaj deshte dyfishim fondesh ky qe I jipte presjon me Gjykaten Kushtetuese te njejtes qeverri qe te paguaj struktura te luftonte po ate qeverri.. Leket e taksapagusve shqiptar investigim nderkombetar per nje park lojrash se Bujua se ha dot feten e recelit ne mengjes pa zhurme para “se ta shtyjne karrocen e tij per ne pune” .. Ahhhh Shqipri Shqipri..

  10. Fatosi-kosove says:

    Si ka mbetur pune tjeter prresidentit,pasi u ba hore me kombin duhet dalur edhe ajsht deri ne OKB edhe pse atje e njohin dhe aty nuk punojne roje pyelli si ne drejtesine shqiptare te kontrolluar fort nga dyshja sali berisha e lul basha dhe e dekretuar çdo kerkese e tyre nga prresidenti nishani,une skam pare as degjuar kurre qe nje president te bie ne nivel te tille,ku sa ishte sali berisha ne pushtet ai skishte asnje te drejte pos “dekretimeve” per “deshmoret e demokracise” ku fatkeqesisht te tille u bane edhe vjedhes,prostitut,vrases e kriminel te ndryshem,prandaj eshe mire qe prresidenti ka bere veten e vet hore edhe para botes.

  11. albina says:

    Caucasian Albania: Tardy Truths – Documentary Film kete te shohe presidenti

  12. ALBINA says:

    Caucasian Albania: Tardy Truths – Documentary Film kete video te shohe presidenti yne

    qe shet vendin etij

  13. kopani says:

    Dhe ky njeri i vogel . cinik qe meret me lloj lloj vogelira pa peshe dhe pa vlere per tu mare nje Kryetar Shteti ?! ky eshte fatkeqesi Kombetare ? ? Dhe pa turpeisht ” Deklaron ” se deshiron ta Ri zgjedhin perseri kete Lugatin e Sahliut te Sheqeres se Vicidolit .

  14. D.Ulqinaku says:

    Nuk dua te besoj se kjo mund te jete e vertete. Duhet verifikuar seriozisht dhe ne se kjo eshte shpikur nga dikush, ai dikushi duhet ti kerkoje ndjese se pari bujarit por edhe lexuesve.
    Ne se eshte e vertete kjo qe thuhet, atehere kjo duhet konsideruar nje fatkeqesi kombetare qe ne krye te Shtetit pakskemi nje njeri te papergjegjshem menderisht, njeri qe nuk e ka aftesine te vleresoje veprimet apo mosveprimet dhe rrezikshmeria e ketij njeriu qendron ne ate se ky, jo vetem deri tani ka penguar funksionimin normal te Shtetit e te Qeverise , por ky, mund te ndermarre veprime te tilla qe mund ta cojne vendin edhe njehere drejt ndonje katastrofe. Prandaj, mendoj se maxhoranca se bashku me shoqerine civile, duhet te marrin urgjentisht nismen per shkarkimin e ketij njeriu. Ketu as me intereson fare Parku i Lodrave, problemi eshte se ky mund te behet i rrezikshem per vendin.
    Mendoj se edhe pjestaret e familjes, te afermit, miqt apo cfar dreqi ka ky prane, duhet ta ndihmojne kete njeri qe te mos sillet keshtu, pasi kjo qe ka bere, nuk eshte se ka te beje me E.Veliajn, ky qendrim i tij e turperon Shqiperine ndaj te huajve.
    Kam nje dyshim qe “dikush” ne Presidence, duke kuptuar gjendjen e renduar te ketij bujarit, ndoshta e nxit qe te beje gafa te tilla. Vetem dyshoj, pasi ka patur shume raste qe nga Presidenca kane dale shume “fiq te papjekur” te cilat nje njeri normal nuk do i bente.
    Zoti e ruajte Shqiperine dhe shqiptaret.

  15. Phoenix says:

    Parku ishte karremi i Veliajt per t’u ngjitur ne rangun e presidentit. Ndersa presidenti e hengri deri ne fund se eshte injorant dhe bie ne nivelin e tij. Kulmi kur ankohet ne OKB. Ne OKB ka folur Che Gue Vara, flet dhe ky per park lojerash. Jeton shqipja ne maje t’malit, jeton dhe miza ne bythe t’kalit.

  16. robert says:

    Kete Palo president as per rroje vreshti nuk e punesoj une

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *