Abuzonte seksualisht me motrën e tij 15-vjeçare, gjykata e dënon me 3 vite burg 36-vjeçarin nga Tirana

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

perdhunimiAbuzimet seksuale me të mitur edhe brenda familjes, tashmë janë kthyer në një fenomen shqetësues dhe me raste që kanë qënë objekt i hetimit dhe gjykimit.

I tillë është rasti i 36-vjeçarit Ilir Sherifi, nga Tirana, i cili u shpall fajtor nga Gjykata e Tiranës dhe u dënua me 3 vite burgim, pasi ngacmonte seksualisht motrën e tij nga ana e nënës, e cila ishte vetëm 15 vjeçe.

Nga shqyrtimi i çështjes rezultoi se Sherifi kishte konsumuar disa herë veprën penale, derisa e mitura ishte detyruar të largohej nga banesa pas debateve që kishte patur edhe me persona të tjerë të familjes.

Raste të tilla sipas psikologes, ndodhin edhe për faktin që familja shqiptare vazhdon ende ta ruajë si të shenjtë marrëdhënien e brendshme, larg syve të të tjerëve, ndonëse ajo është mjaft problematike.

“Familja shqiptare vazhdon të ruajë si një gjë të shenjtë marrëdhëniene brendshme edhe kur ajo është problematike dhe kosntatohet nga prindërit dhe sidomos nga nënat, ku nuk kanë munguar rastet që edhe pse nënë ishte në dijeni të dhunës fizike dhe psikologjike sërish nuk e denonconte pasi nuk mund të pranohej që problemet e familjes të merern vesh nga të tjerë”, thotë psikologia Ariana Muçaj për Top Channel.

Psikologia apelon, që edhe kur minorenet denoncojnë rastet, vetëm kjo nuk mjafton.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *