Banka Amerikane e Investimeve vlerësohet këtë fundviti me dy çmime për Përgjegjësinë Sociale të Korporatës

Bleta2ABI Bank është nderuar dje me çmimin “Bleta e Artë 2016”për Përgjegjësinë Sociale, për kontributin e saj në përmirësimin e jetës së komunitetit. Gjatë vitit 2016-të banka ka mbështetur një sërë projektesh me karakter social dhe kulturor, në fushat e artit, sportit, shëndetësisë, turizimit dhe mbrojtjessë të drejtave të fëmijëve, me shtrirje jo vetëm në kryeqytet por dhe në qytetet më të rëndësishme nëvend.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve për bizneset më të mira të vitit u zhvillua në Pallatin e Kongreseve mbrëmjen e 28 Dhjetorit, nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit z. Edi Rama. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte promovimi i sipërmarrjes shqiptare, punës dhe kontributit të saj në zhvillimin ekonomik të vendit dhe punësimin.

Çmimi  për Përgjegjësinë Sociale të Korporatës iu dorëzua Drejtorit të Përgjithshëm të ABI Bank z. Andi Ballta nga Ministri i Financave z. Arben Ahmetaj.

« Bleta e Artë 2016 » pasoi aktivitetin e ndarjes së çmimeve nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, i organizuar në dt. 17 Dhjetor, ku ABI Bank mori çmimin ‘’Banka më pranë komunitetit”,në ceremoninë e organizuar në ambientet e Hotel Tirana International, në praninë e Kryebashkiakut Erion Veliaj dhe bizneseve më të mira në kryeqytet.

Këto dy çmime na bëjnë të ndihemi krenarë për punën dhe mbështetjen e rëndësishme që banka ka bërë në fushën e përgjegjësisë sociale, pasi theksojnë dhe njëherë objektivin që Banka Amerikane e Investimeve ka për të qenë sa më pranë popullit shqiptar dhe klientëve të saj. Mundësia për të ndihmuar është një privilegj i madh, ndaj dhe për vitin 2017-të kjo fushë do të vazhdojë të jetë e rëndësishme dhe në fokusin e saj.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Banka Amerikane e Investimeve vlerësohet këtë fundviti me dy çmime për Përgjegjësinë Sociale të Korporatës”

  1. genti says:

    Bravo ABI, bravo Andi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *