BERZH gati të investojë te gazjsllësi TAP

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

tapBanka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim është gati të bëhet investitor në zbatimin e projektit të gazsjellësit Trans-Adriatic Pipeline (TAP) së bashku me partnerë të tjerë.

“ Është e parakohshme që të japim më shumë detaje rreth këtij angazhimi”, tha një burim i brendshëm i bankës për azernews.

Më herët ka qenë vetë presidenti i BERZH-it Suma Chakrabarti, i cili pati deklaruar se gazsjellësi TAP është një projekt me rëndësi të madhe, duke qenë se do të shërbejë për sigurimin e qëndrueshëm të energjisë përmes burimeve që nuk shkaktojnë ndotje ekologjike.

“BERZH, në sektorin e energjisë, është i vetëdijshëm për nevojën për të siguruar energji për Europën me kosto të përballueshme dhe të pranueshme nga pikëpamja e ndryshimeve klimatike. Në këtë kontekst, ne jemi pozitive në lidhje gazsjellësit Trans-Adriatik, një projekt që zhvillon tre karakteristikat e sigurisë së energjisë, qasjen e energjisë dhe qëndrueshmërinë e mjedisit”, tha z.Chakrabarti.

Në mesin e vitit 2016 ishte drejtori për Energjinë në BERZH Riccardo Puliti i cili deklaroi se banka po shihte mundësinë për të grumbulluar një hua prej 1.5 miliardë euro për këtë projekt, nga të cilat 1 miliard do të duhen të merren nga institucionet e tjera dhe pjesa tjetër (500 mln euro) do të sigurohet nga vetë BERZH.

Kjo do të ishte huaja më e madhe që BERZH do të mund të siguronte.

Edhe Banka Europiane e Investimeve po konsideron si të mundshme investimin në këtë projekt në masën e rreth 2 miliardë eurove, shkruan Monitor.

Gazsjellësi TAP do të shtrihet në një gjatësi prej 870-kilometër do të lidhet me gazsjellësin Trans Anatolian Pipeline (TANAP) në kufirin turko-grek. Kapaciteti fillestar do të jetë 10 miliardë metër kub gaz natyror në vit, për të arritur në 20 miliardë metër kub.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “BERZH gati të investojë te gazjsllësi TAP”

  1. esma says:

    TAP eshte nje projekt me rendesi te vecante multidimensionale dhe na vjen mire qe vendi jone shqiperia perfshihet ne nje projekt kaq gjigand si gazsjellesi TAP.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *