Blushi i përgjigjet Ramës: Duhen 1 mld euro çdo vit që të rindërtohet Shqipëria, për 4 vjet janë pak…

Blushi123Deputeti Ben Blushi ka reaguar pas konferencës së fundvitit të kryeministrit Edi Rama. Sipas Blushit, 1 miliard euro në 4 vjet që pretoi Rama është investim i pakët. Blushi thotë se duhen të paktën 1 miliard euro çdo vit që të rindërtohet Shqipëria.

Reagimi i Blushit:

1 miliard euro në 4 vjet? Shumë pak. Duhen 1 miliard çdo vit për Rindërtim Total!

Edi Rama ka thënë se do investojë 1 miliard euro për katër vitet e ardhshme. Pyetja është; kaq pak? Shqipëria në katër vitet e ardhshme do ketë mbi 40 miliardë euro GDP , apo prodhimin e përgjithshëm bruto. Në katër vitet e ardhshme buxheti i shtetit do jetë mbi 18 miliardë euro.

Në katër vitet e shkuara Edi Rama ka marrë më shumë se 1miliard e gjysmë euro borxh. Vetem Kryeministria e ka koston vjetore 27 milion euro dhe në katër vitet e ardhshme do kushtojë të pakten 100 milion euro. Pra të investosh për rruge, spitale, shkolla dhe teknologji vetëm dhjetëfishin e asaj që kushtojnë makinat dhe tapetet e Kryeministrisë është shumë pak.

Askush nuk mund t’ia kalonte Edi Ramës në këtë rekord negativ. Shqipëria mund te investojë kaq pak, pra 250 milionë euro në vit edhe duke mos patur fare Kryeministër.

Pyetja për këto katër vite që vijnë, është kush investon më shumë, në c’menyrë dhe ku? Shqipëria ka nevojë për Rindërtim Total. Ky është projekt kombëtar që mund te kthejë në shtëpi emigrantët, mund të hapë mijera vende pune,mund të pasurojë kompanitë shqiptare dhe të joshë investime të huaja.

Sa para duhen? 1 miliard ne vit ose10 miliard euro për një dekadë.

Vetëm kështu mund të kthehemi në një vend modern dhe një ekonomi e qëndrueshme. A gjenden? Sigurisht. Ato janë në Shqiperi dhe do gjenden duke i berë shqiptarët aksionerë në vendin e tyre.

1 miliarde euro investime cdo vit do prodhonin të paktën katër herë më shumë sepse sic thonë gjermanët cdo markë e investuar mirë duhet të prodhojë të paktën 4 marka. Këtë do bejmë dhe ne në dhjetë vjet që Shqipëria të behet dhe mos rrënohet duke investuar më shumë për libra se për palma, më shumë për detin se për pishina, më shumë për pastrim se për manikyr!

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Blushi i përgjigjet Ramës: Duhen 1 mld euro çdo vit që të rindërtohet Shqipëria, për 4 vjet janë pak…”

  1. kasem gahinja says:

    ti blushlulush je nje cope idjoti qe i ke te gjitha mundesite per te gjetur keto para.mjafton qe te shkruani ca libra dhe partia juaj i gjen.ky i gjati uk di eshte i paafte.ti me tosin po,jeni kompetentet.me qe ra fjala ku e ke tosin ?beji te fala dhe na rrofshi gjelin

  2. NjeQytetarOptimist says:

    I gjen ti i gjen 1 miljard euro ne vit, ti jep Sheqerja.. Shkruaj libra ne zyren tende te ngrohte se magjikisht do dalin ato.. Te pam minister si rrite fonde per fushen qe administroje ti.. Prisje me goje hapur si zog fondet e buxhetit..

  3. Koco says:

    Blushi ky njeri cinik , po deshmo e prezanton qenjen e tij si njeri i lig , ” Mavije ” po kujt i duhen keto qelbesirlleqet e tu more Ligavec , Po ky popull ka jetuar mijera vjet dhe do jetoje edhe mijera vite te tjera ,Si qenka kjo pune e berjes te gjitha punerave e zgjidhjen e shume problemeve ne kater apo 14 vjet qofte ?! cfare jane keto marezira qe flet ky “Aladini ” Cudi beres me gjuhen e lapsin , edhe as jo me Llamben Magjike .! Turp kush tju degjoje se kuptohet se eshte e pa mundur , dhe apsolutisht nuk kerkon njeri te kerkoje “qiqra ne hell ” , apo te degjoje Pordhe Syfyri .O Belul .

  4. enter"" says:

    O blush, o kokerr injorante, po mire, po ku do ti gjeje shqiperia kaq shume sa thua ti?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *