FOTOT/ Shtatë shtetet mahnitëse europiane që mund t’i shëtisni në një ditë

30 Dhjetor 2016, 09:55Lifestyle TEMA
FOTOT/ Shtatë shtetet mahnitëse europiane që mund t’i

Nuk keni shumë ditë pushimi për ta eksploruar një vend plotësisht? Kur bëhet fjalë për shtetet më të vogla në botë, një ditë është kohë e mjaftueshme për ti vizituar ato. Më poshtë janë shtatë mikro-shtetet evropiane të cilat mund t’i shëtisni në një ditë.

VATIKANI

Vatikani është vendi më i vogël në botë. Si qendra e Kishës Katolike, ai është mjaft i rëndësishëm nga ana historike dhe ajo kulturore. Aty ju do të gjeni shumë muzeume, të cilët do ju mbajnë të zënë gjithë ditën.

MONAKO

Monako është vendi i dytë më i vogël në bot dhe mund të jetë një vend i lezetshëm për tu vizituar. Aty ju mund të vizitoni “Grand Casino”, të bëni shëtitje në rrugët e bukura, historike të Monakos ose të shkoni në “Larvotto Beach” pranë Monte Karlo.

LUKSEMBURGU

Luksemburgu njihet si qyteti që ‘vjedh’ zemrat e shumë udhëtarëve. Qyteti i vjetër është tepër magjepsës dhe me disa pedonale (rrugë për këmbësorë) për ju që të shëtisni. Por në veçanti do të dëshironi të vizitoni kështjellën Vianden, e cila mund t’ju kujtojë kalanë Neuschëanstein të Gjermanisë. Ju mund të kaloni kohën duke provuar edhe verërat lokale të këtij vendi, të cilat definitivisht nuk mund të harrohen.

ANDORRA

Andora është e njohur për resortet e skive dhe mundësive për të udhëtuar më këmbë duke qënë se është e vendosur në zemër të vargut malor, Pyrenees. Dhe kjo nuk është aspak një gjë e keqe! Ky vend është pak më i lirë se sa homologët e tij më të mëdhenj europianë.

Malta është një perlë e historisë evropiane, arkitekturës dhe kulturës. Tempujt e saj megalitike janë konsideruar si më të vjetërit në botë. Nëse ju jeni duke kërkuar për muzeume, kafene, plazhe apo ndonjë gjë tjetër, të jeni të sigurt se keni për ta gjetur atë.

LIHTENSHTAJNI

Ky vend i vogël, i cili gjendet mes Austrisë dhe Zvicrës do ju ofrojë pamje të mrekullueshme alpine. Ai ju ofron gjithashtu mundësi shumë të mira për ski, çiklizëm dhe hiking (ecje për një distancë të gjatë, sidomos në të gjithë vendin ose në pyje).

SAN MARINO

San Marino është një tjetër vend piktoresk për tu vizituar. Ashtu si Vatikani, ai është i rrethuar plotësisht nga Italia. Ju mund të shëtisni nëpër rrugë e tij të ngushta, gjarpëruese dhe të vizitoni fortesat në malin Titano./TO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje