“Fustani skandaloz”/ Ledina Çelo sulmon RTSH: Skenari m’u dha 2 orë para, fotoja dashakeqe e vjedhur me blic

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

“Kam ardhur 10 ditë para Festivalit në Tiranë, e kam ndenjur 5 ditë kot në hotel, duke mos pasur në dorë asnjë material.

Nuk shkuan gjërat ashtu siç mendova.

Nuk kalova një provë të vetme të lidhur nga fillimi deri në fund.

Skenarin, dy netët e fundit e kam marrë në dorë 2 orë para shfaqjes”.

Këngëtarja Ledina Çelo vjen në intervistën e saj të parë pas mbylljes së Festivalit të 55-të të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar, ku ajo ishte prezantuese dhe një ndër emrat më të përfolur të tij. Eventi më i rëndësishëm muzikor në vend, në të cilin më herët kam qenë edhe fituese, i rezervoi Ledinës jo vetëm komente në rrjetet sociale.

Nga prezantimi, te fustani i tejdukshëm që mbante veshur një nga tri netët, Ledina Çelo në intervistën e saj për “GSH”, jep sqarimin e saj.

Këngëtarja shprehet se fustani për të cilin u përfol, nuk ishte qëllim në vetvete dhe se e gjithë zhurma erdhi për shkak të një fotoje me blic, çka nënkupton sipas saj se pa blic dhe me ndriçimin e skenës ai nuk do dukej siç u duk.

Mandej, ajo jep përgjigje për pse-të e ngritura, duke theksuar se nuk do të justifikohet. Këngëtarja shton se çfarë do të kishte dashur të ishte ndryshe dhe pse shumë ide të sajat nuk u realizuan.

– Ledina, sapo mbylle përvojën si drejtuese e Festivalit të 55-të të Këngës në RTSH. Si ishte për ty? Do ta përsërisje sërish nëse do të ta
kërkonin?

Në radhë të parë falënderoj TVSH-në për ftesën, duke më vlerësuar mua për të drejtuar një eveniment të përmasave të tilla, aty ku dhe nisi rrugëtimi im, e që më lidh me kujtime e emocione nga më të bukurat. Në momentin që m’u ofrua ky projekt, të jem e sinqertë, e mora me rezervë, për faktin se isha shkëputur nga angazhimet e mia artistike për një kohë relativisht të gjatë (prej ardhjes në jetë të dy fëmijëve të mi). Por dëshira e madhe për t’u takuar me publikun dhe magjia e asaj skene, më bëri të mos i rezistoja tundimit.

– Çfarë nuk shkoi mirë?

Nuk shkuan gjërat ashtu siç mendova. Dua të përmend vetëm një fakt, që nuk kalova një provë të vetme të lidhur nga fillimi deri në fund me artistët pjesëmarrës. Më saktë, do të thosha që nuk u bë qoftë edhe një provë gjenerale. Gjithashtu, skenarin, dy netët e fundit e kam marrë në dorë 2 orë para shfaqjes. Nuk e them këtë për t’u justifikuar, por kjo është e vërteta. Kam ardhur 10 ditë para Festivalit në Tiranë, e kam ndenjur 5 ditë kot në hotel, duke mos pasur në dorë asnjë material. Dhe, shumë ide të miat që i kisha menduar në pikën time më të fortë të këndimit, ishte e pamundur të realizoheshin.

– Cili ishte momenti më i bukur për ty?

Momenti më i bukur ishte muzikali i këngëve ndër vite dhe hologrami i Vaçe Zelës. Sigurisht, edhe pjesëmarrja e artistes botërore Inva Mula, skenografia për mua ka qenë madhështore… Do doja që atij kolazhi t’i renditeshin më shumë emra që i kanë dhënë asaj skene, si motrat Libohova, Manjola Nallbani, Ardit Gjebrea, Sabri Fejzullahu, Kozma Dushi, Bashkim Alibali, Frederik Ndoci etj., ose të vendoseshin në monitor të gjithë këta artistë, po për limit kohe nuk mund të këndoheshin më shumë në një kolazh.

– Çfarë mund të na thuash për fustanin që bëri namin në rrjetet sociale?

Ndër vite, veshjet e mia kanë qenë ekstravagante. Ashtu siç të gjitha veshjet e stiluara aq bukur dhe aq stil nga “Geraldina Sposa”. Dua të përmend që ai fustan i zi që u përfol aq shumë, nuk ishte si qëllim në vetvete, por një foto e vjedhur me blic për qëllime dashakeqe në drejtim të atij evenimenti. Kurrë nuk kam dashur të keqkuptohem e të ofendoj spektatorin dhe ato figura emblematike që i kanë dhënë atij festivali.

– Je penduar që e veshe?

Unë e vesha me dëshirën time atë fustan, pasi edhe ndriçimi në atelie, ishte në parametrat e skenës kur bëmë provën. Gjithçka, siç e thashë edhe më lart, ishte efekti surprizë i fotos së vjedhur me blic. Dua të shtoj edhe këtë: shoh një konkurrencë të pisët nëpërmjet kanaleve konkurrente. Ne artistet japim mesazhe, dhe unë ndër vite me këngët e mia, i kam kënduar dashurisë, mirësisë, kundër urrejtjes e emancipimit të gruas, që fatkeqësisht lë për të dëshiruar.

– Kur do të vish sërish në Shqipëri?

Ndoshta në pushimet verore. Dhe, pse jo, atëherë edhe me një bashkëpunim.

– Çfarë u uron shqiptarëve për Vitin e Ri?

Shqiptarëve u uroj sa më tepër dashuri e pozitivitet.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a2-378-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a2-378.jpg","attachment_id":"605780"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a3-362-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a3-362.jpg","attachment_id":"605781"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a4-340-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a4-340.jpg","attachment_id":"605782"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a5-304-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a5-304.jpg","attachment_id":"605783"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a1-378-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/a1-378.jpg","attachment_id":"605779"}]
        
        Loading...
        

13 komente në ““Fustani skandaloz”/ Ledina Çelo sulmon RTSH: Skenari m’u dha 2 orë para, fotoja dashakeqe e vjedhur me blic”

  1. intelektuali says:

    KESAJ PROSTITUTE QE KA NXJERRE DAFLLAKUN SHESHIT JA KA FAJIN BLICI I TELEFONIT

    Nuk duhen denuar keto prostituta budallaqe qe shiten per dy aspra, por organizatoret e Festivalit qe jane bere si majmunet e xhungles enveriste ku jeton Shqypnia pa piken e moralit perendimor qe nuk njeh fare noramt e nje shoqerie me vlera konservative dhe nuk do te jete e larget dita edhe kur keta seksere te Rilindjes Enveriste te nxjerrin peniset e tyre komuniste per te kryer seks me keto lavire ne festivalet bolshevike te Edi Rames.

    Oh sa kjef me ken shqyptar!

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Shume “intelektual” qeke. Nga muzika tek Edi Rama, te komunizmi me Enver.. A thua ne kohen e malokerise dilnin me burka.. Harrove Ciljeten o derezi qe hidhte dafllakun ne mes te sheshit dhe gjithe malokeria jarge I dilte nga goja.. Clidhje ka politika me festivalin mor gamor intelektual..?!?!

      1. Katharina die Große.Madona prej Sauku says:

        Oj Ledina.
        Ti kishe nji problem shum te madh mi grue..
        Ishe anal-fabete,nuk dije fare te lexoje por veten ti boje buzet rrumbullak ,kutoje se mikrofoni osht me u fut ne goje dhe jo me i dergu zanin.
        Ne skene dukeshe si xhiraf skerdall.
        Ti dhe ai xhuxhi zverdhacuk qi ishte bernut si nga surrati dhe nga e folmja e degjenerut ma keq at festival delitantesh pripitiv ,ja bot mutin fare

  2. Tirana says:

    Te gjitha keto qe permend mund te jene te verteta,por ta ka dashur qefi.
    E para; Po e pate marr dy ore para shfaqes, Skenarin, fai eshte i yti,pasi e dije qe nuk e realizoje dot,pasi je person qe e njeh skenen. Mos pranoje,por ua flakje letrat ne dysheme dhe largoheshe. Arrite qe lexoje si nje femije i klases se pare ,kur fillon e bashkon rroket e fjalet……….
    E dyta dhe me kryesorja. Pse ju jeni veshur vazhdimisht me veshje ekstravagante? Po mos te pelqente fustani ,pse e veshe? Pse dole ne skene? Mos akuzo blicat apo aparatet. FAi ESHTE I JUAJI E MOS BEJ DERR-DERR kot ? Turpi i festivaleve ka filluar me kohe e nuk eshte ky i 55-ti. Pyesni njerezit qe tu permendin kenge festivalesh. Cilat kenge do permenden ,ato te para apao pas 1990-tes? Me thoni nje kenge nga festivalet e pas 1990-tes qe ka lene gjurme. Asnje.

    1. perkthyesi says:

      Jeni shume i sakte Tirana! Kete mendim e ndaj dhe une shpesh me miqte e mi! Ka ardhur koha e antivleres, te cilen, pa dashjen tone, po na helmon cdo dite! Te na rroje TVSH, qe e mbajme me parate tona!

  3. azis says:

    ti na degjenerove moj rrugace ,qe nuk dije te flisje

  4. Ta futi America says:

    Me Blic Pa Blic ishe me Byth Extravagante

  5. Ed tironci says:

    Moj e kozmait…i nxorre bythet sheshit…po mire ja ben ketij populli..qe mendon se me shume vlejne nje pale bythe se sa arti i vertete!!rrofte shqiptarizma bytheperjashta!!!

  6. vlora.vlora says:

    Po ty s te beri pershtypje , e veshe fustanin se keshtu je mesuar si prositute

  7. qml says:

    edeh kjo si puna e atyre gocave te pub-eve qe ftohen ne tavolina dhe pijn me te panjohur me tatuazhe dhe varse florini me te cilet shkojn edhe neper hotele me makinat e tyre dhe pasandaj te nesermen dalin dhe thon “me perdhunuan pa dashje”..!!!
    si mer ,10 minuta para cfaqjes ja paskan dhon fustonin?!
    sipas ksaj del se vitin tjeter 5 minuta para cfaqjes do vijn dhe do I thon se fustoni u gris kshtuqe dil pa fuston fare…
    dhe ajo patjeter se do dali ,meqe ju dha rasti…

  8. TirOna says:

    Ne fakt, jemi bere te ;gjithe” si Ledina ” tirana”.
    Ne Shqiperi, nuk gjenden 5 burra, qe tja mbledhin, ti fusin dy pucet ne nje kembe atyre qe fyejne shqiptaret.
    Spektatoret qe kishin paguar per te pare Festivali, por qe ne fakt pane bythet e Ledines, u larguan apo pane skenen me qejf?
    Do te kishte qene me mire te largoheshin te gjithe spektatoret, qe te mbeteshin vetem stilistet qe gatuan kete skandal.
    Ne jemi te gjithe si Ledina, po te ishte ndryshe, edhe stilistet nuk do te kishin guxuar.
    Por ajo qe me habit me shume, nuk e di, a ka kod etik TVSH, SI INSTITUCION?
    A ka kod etik Festivali Kenges si aktivitet kombetar?
    Dua te di, a kane kryer veper penale, aktoret e ketij skandali?
    Po nuk paten kryer veper penale, te gjithe ne, llapim kot.

  9. Jevi says:

    Rrofsh moj vajze se na kenaqe,qe na dhe ate cfaqe,plot bythe edhe mullaqe.
    S je gje tjeter vec BUDALLAQE.

  10. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Problemi kryesor I festivalit,nuk ishin te pasmet e Ledines,por niveli shume I dobet I kenges se lehte shqiptare !
    Duhet pranuar se kenga fituese eshte shume larg kengeve cilesore.
    Organizimi skenari,rregjia etj,pa pjesmarrjen e kompozitorve dhe autorve te teksteve,eshte nje dush me uji te vaket.
    Profesionistet e kenges jane distancuar nga festivali I kenges ne RTSH,pa interesimin e tyre nuk ka nivel cilesor.
    RTSH duhet te kerkoj rruget per ofrimin jo vetem te femrave joshese,por te profesionisteve te kenges shqiptare.
    Diskutimi per bythet e Ledines,eshte shmangie nga problem kryesor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *