Kodheli dhe FA, 300 rrënjë ullinj në muajin e mbjelljes së pemëve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

010Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura përmbyllën muajin e pyllëzimit duke mbjellë 300 rrënjë ullinj në Bazën Detare të Kepit të Palit në Durrës.

Nisma për mbjelljen e pemëve në të cilën u angazhuan edhe Forcat e Armatosura vjen në kuadër të muajit dhjetor, i cili është shpallur edhe si muaji i mbjelljes së pemëve.

Gjatë mbjelljes së pemëve, bashkë me efektivët e Forcës Detare ishte e pranishme edhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila shoqërohej nga komandanti i kësaj force, gjeneralmajor Ylber Dogjani.

Pas mbjelljes së pemës së saj, ministrja Kodheli theksoi rëndësinë e kësaj nisme, pavarësisht periudhës së festave apo motit. “Megjithëse jemi në prag festash, megjithëse jemi në një ditë shumë të ftohtë gjithmonë ka kohë për të mbjellë një pemë. Një pemë është si të rrisësh një njeri, është si të bësh një të mirë, është si të kesh një mbarësi, një përkujdesje ndaj mjedisit.”- u shpreh Kodheli, e cila foli edhe për mesazhin që synon të përçojë kjo nismë dhe përfshirja e Forcave të Armatosura në të.

“Është një mesazh që duam t’i japim qytetarëve se gjërat mund të bëhen më mirë dhe Forcat e Armatosura janë gjithmonë këtu për të treguar se janë në shërbim të njerëzve edhe kur flitet për një muaj të rëndësishëm si muaji dhjetor që është muaji i mbjelljes së pemëve. Shqipëria ka akoma nevojë për t’u gjelbëruar, për t’u zbukuruar, për t’u rilindur dhe ne e bejmë këtë me mënyrën tonë. Sot e kemi bërë më 300 rrënjë ullinj, do të vazhdojmë ta shtyjmë më tepër këtë proces me qëllimin e vetëm dhe të mirë, ta zbukurojmë vendin dhe t’iu shërbejmë njerëzve”.

Në fund të fjalës së saj, ministrja e Mbrojtjes falenderoi Forcat e Armatosura dhe në mënyrë të veçantë Forcën Detare, për angazhimin e tyre të cilin ajo e konsideroi “të rëndësishëm e serioz, në një ditë pothuajse festive siç është një ditë përpara Vitit të Ri.”

Mbjellja e 300 rrënjëve ullinj në Bazën Detare të Kepit të Palit në Durrës vjen pas dhurimit nga Ministria e Mbrojtjes rreth 1000 rrënjëve të tjera për Bashkinë e Tiranës.

010 020 030 040 050 060

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Kodheli dhe FA, 300 rrënjë ullinj në muajin e mbjelljes së pemëve”

  1. ilirjans says:

    Nuk ka shku me mbjell ullijn ajo kukumjacka por e din vete ajo per cfare ka shkuar, don te pervetesoj token e ushtrise qe ka pronar te vjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *