Piloti shfaqet i dehur në aeroport pak përpara fluturimit

30 Dhjetor 2016, 16:35Sociale TEMA

Piloti i një linje ajrore “low-cost” në Indonezi, është pezulluar nga detyra, pasi u shfaq i dehur në aeroport, pak minuta përpara fluturimit.

Siç shihet edhe nga pamjet, ai e ka të vështirë të ruajë ekuilibrin, teksa kalon kontrollin e sigurisë, ndërsa rrëzon edhe disa nga sendet personale.

Ai do të drejtonte pak minuta më pas një aeroplan me 154 pasagjerë, por është pezulluar dhe vendin e tij, e ka zënë një pilot tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje