Policia prangos në kohë rekord autorin e grabitjes së kazinos në Tiranë, Tahiri: Bravo!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

policia-shtetit-saimir-tahiri_1483130896-5367555Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar pas kapjes së autorit të grabitjes së një kazinoje në Tiranës, mbrëmjen e sotme.

Në një status në ‘Facebook’, Tahiri ka përgëzuar policinë për reagimin e shpejtë që bëri duke kapur autorin e grabitjes.

“Bravo Policisë Tirane për kapjen e grabitësit te armatosur ne kohe rekord. Ne krye te detyrës ne te gjithe vendin per festa. Gëzuar!”, – shkruan ministri i Brendshëm.

Policia e Tiranës bëri të ditur identitetin e autorit të grabitjes, i cili është Ilir leli rreth 47 vjeç.

Ai mundi të marr një shumë lekësh në një kazino në zonën e “Zogut të Zi” dhe tentoi të grabis një tjetër.

Leli ka qenë me kapuç dhe ka mundur që të grabis xhiron e ditës në një kazino apeks, rreth 800 mijë lekë.

Por, pasi ka bërë grabitjen e parë, ai ka tentuar që të grabis edhe një apeks tjetër që ndodhet tek Prokuroria e Tiranës.

Në momentin që ka qenë duke bërë grabitjen, policia ka arrestuar në flagrancë në ambientet e kazinos.

Policia thotë se Leli, ka qenë i armatosur me pistoletë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Policia prangos në kohë rekord autorin e grabitjes së kazinos në Tiranë, Tahiri: Bravo!”

  1. USA says:

    Po Eskobarin pse spo e kapni?Hehehe

  2. BUJARI JU DEGJON says:

    Sa shume jane shtuar keto APEKSET 🙂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *