Rama replikon me gazetaren e Top Channel: E di që je blu, por mos u bë blu e thellë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

ramaKryeministri Edi Rama ka shkëmbyer replika edhe me gazetaren e Top Channel, Elona Meço.

Kjo e fundit e pyeti Ramën në lidhje me një shkrim të Le Monde për rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga numri i lartë i azilantëve shqiptarë në Francë, që mund të sjellë  rivendosjen e vizave për Shqipërinë.

Rama tha se lëvizja e shqiptarëve është e njëjtë me atë të qytetarëve të vendeve ish –komuniste.

Por, meqë shqiptarët nuk kanë akses në tregun europian të punës, përdorin procedurat e azilit.

“Pse shqiptarët kërkojnë azil. Sepse shqiptarët kërkojnë akses në tregun europian të punës siç e kanë polakët, bullgarët etj. 

Nëse do të numërojmë polakët që kanë lënë vendin e tyre dhe kanë shkuar të punojnë në Itali e Gjermani shifra është mbi 1 milion.

S’e kam zyrtare, por janë miliona njerëz nga vendet ish –komuniste që spostohen ndaj vendeve më të zhvilluar të BE. Shqiptarët nuk e kanë këtë gjë dhe kërkojnë azil për të ndenjur aty.

E dyta, në këtë proces ka një element që e kam thënë dhe e përsëris.

Shqiptarët lëvizin nga Shqipëria, lëvizin edhe nga Greqia, dhe synojnë që të qëndrojnë duke përdorur procedurën e azilit.

Nga ana tjetër janë të parët për kthimin vullnetar pas mosrealizimit të azilit.

Kjo është një shifër që politika europiane e bën shumë të madhe këtë histori për llogaritë e veta.

Por në këndvështimin tim s’ka asgjë të re. Është një proces natyral. Unë nuk e shoh si një gjë për të vënë kujën. E refuzoj me përçmim çdo lloj lidhje me qeverisjen në Shqipëri.

Mbështetjen më të madhe kjo qeveri e ka nga emigrantët. Nëse ne do të kishim votën e emigrantëve, PD do të ishte si PBDNJ.

Nuk janë të lidhura gjërat siç po përpiqet propaganda t’i lidhë. Sa për letrën e ambasadorit nuk e lexoj unë, i lexon ministri i Jashtëm. Nuk ka asnjë rrezik Shqipëria t’i vihen vizat”, tha Rama.

Kur gazetarja përsëriti përmbajtjen e shkrimit të Le Monde dhe një letër, që sipas tij, që ambasadori francez ia ka dërguar qeverisë shqiptare, Rama i tha:

“Elona, unë e di që ti je blu, por ti je blu e hapur, jo blu e thellë”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Rama replikon me gazetaren e Top Channel: E di që je blu, por mos u bë blu e thellë”

  1. Plaku Xhuxhumaku says:

    Ky palla akoma nuk e ka marre vesh qe gazetari ka te drejte te jete me cilin te doje dhe te beje pyetjet qe do. Ky mjafton t’i pergjigjet pyetjes, ose po s’deshi ka te drejte edhe te mos i pergjigjet, por jo te komentoje mbi perkatesine e gazetarit, jo per gje po keshtu na kujton te ndjerrin Rrët Ilia

    1. Illyrian says:

      Po edhe ky ka të drejtë t’i shmanget pyetjes… edhe pse në shumë raste përdor idiotizma.
      Shumica e politikanëve në Shqipëri janë lolo, flasin sikur po bëjnë “muhabet me çunat e lagjes.”

      1. Edkari says:

        Pse duhet ti marrin leje ketij hajvoni?
        Vertete qe sot eshte kryeminister
        po fundin e vet askush se di.

  2. Patrioti says:

    Kur te kapin gafile ty te duken te gjithe blu,ashtu si i dukeshin Sales te gjithe mavi. Kur krahasot per emrigracionin behe me perqidje,practice n.q.s polonia paska 1milion ne kemi 1.5 miliona dhe jemi 3 here me pak ne numerous per popullsi,si rrjedhoje ne kemi numerin me te madh te emigrant eve nga venet e lindjes. E dyte polaket bullgaret, etj, po kthehen si investitor pasi e kane zgjith problem in e prones,ndersa ti vazhdon ta xhvases me legalizimit dhe me kompesimet me leter higjenike qe kerkon te besh ti. Prandaj shkurter ti je kthyer ne nje diktator i vogel ,dhe ti e di qe Diktatore nuk e kane me te gate dhe kane fund te hidhur.

    1. elio says:

      Polonia nuk eshte 3 here por 20 here me shume se ne!!!

  3. aqif tahipi says:

    O Edo mos i pirdh shume keta bythelepiresit e sales se nuk ja vlen.Keta qe bertasin sot per emigrim te shqiptareve ,jane te gjithe me pashaporta te huaja dhe kane studiuar dhe vene pasuri ne europe dhe shba.

    1. refora drejtesi si LSI says:

      me pak mend me shume aqifi do kishte fluturuar dhe ai ne perendim ku nuk do tja dish dhe ti servilesh edscobareve apo kokelopave…

  4. kamorro says:

    jo kta|||||||||||||||||| garipat|||||||||qe flasin si u pergjigjesh qofte gazetare apo kushdo qofte harrojne se sala i tha prokurores se pergjithshme lavire bulevardi,kishte vrare 4 persona dhe eshte akoma ne parlamentin shqiptar oooooo shqiptare qe nuk di si tja ve emrin ktyre idiotizmave qe shkruani…

  5. RILESH PUNA says:

    Mir qe ajo qenka blu po ky pse eshte veshur me deep blu e jo me mavi fuksia ?!

  6. ilir says:

    Mire ua ben. Ky “diell ” dukej qe ne fillimet e tije ne politike….ua kishin thene…ka sjellje mussoliniane..gezoheni monstren ..dhe debatoni se kush e ka vilen me te bukur, ky monstra, Meta apo Berisha.
    Popull skllav

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *