Rama thumbon Bashën: Një “virgjereshë” imorale. Nishani mendon se jemi në Amerikë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

rama bashaNë konferencën e tij të fundvitit, kryeministri Edi Rama është pyetur edhe për heqjen e mandatit të Elvis Roshit.

Ai nuk preferoi ta komentojë drejtpëdrejtë, por tha se vendimi ishte i drejtë, dhe me këtë rast ka komentuar ligjin e dekriminalizimit.

Së pari, në dijeninë time, unë jam kryetari i parë që kur kam bërë listën e deputetëve u kam kërkuar dëshmitë e penalitetit.

Në vitin 2013, i vetmi dokument zyrtar për të provuar pastërtinë e figurës së një personi ishte dëshmia e penalitetit.

Virgjëreshat të cilat më tregojnë mua imoralitetin për këtë pjesë, i përçmoj pa hyrë në analizën e pastërtisë së virgjërisë së tyre.

Sipas PD-së, ligji duhej se 19 deputetë të PS ishin kriminelë.

Kur vjen puna të raporti me politikën flasim për një tjetër gjë.

Kush nuk është i kandidueshëm për arsyet e ligjit.

Unë i përkas një gjenerata që u nda nga regjimi i vjetër komunist që quante kriminelë këdo që ishte dënuar edhe për gjënë më të vogël dhe që e kishte mbaruar dënimin.

Unë s’e quaj kriminel deputetin e PD-së që humbi mandatin. Si qenka kriminel ai?

E dini që Gjykata Kushtetuese italiane e ka vendosur të drejtën e harresës për të gjithë njerëzit e ndaluar dhe të dënuar në raport me internetin.

Brenda tre vitesh zhduken të gjitha lajmet për krimen e dikujt që vuan dënimin.

Ç’është kjo barbari. Ky kriminalizim i vazhdueshëm i politikës është barbar”, tha Rama.

Rama ndërkohë është pyetur edhe për presidentin e ri, dhe me këtë rast ka ironizuar kërkesën e Nishanit për një mandate të dytë.

Unë e di që zgjedhja e presidentit këtu nuk është si në Amerikë.

Në Amerikë kandidatën shprehin ambicie për të kandiduar apo rikandiduar.

Këtu procedura është me ftesë.

Grupet i dërgojnë ftesa individëve për të kandiduar dhe pastaj zgjidhet presidenti”, ka thënë Rama.

Lidhur me një emër konkret, Rama ka thënë se është ende herët, por se në listë ka shumë emra që do të diskutohen me koalicionin qeverisës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Rama thumbon Bashën: Një “virgjereshë” imorale. Nishani mendon se jemi në Amerikë”

Lini një Përgjigje te undefined Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *