Rama u përgjigjet qyetarëve: Ja kur do bashkohen trojet shqiptare!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

rama trimPas përfundimit të konferencës më gazetarët, Edi Rama është ndalur në kthimin e përgjigjeve ndaj komentuesve në profilin e tij në Facebook.

Rama ka dhënë disa përgjigje për tema të ndryshme siç janë ato për integrimin, ekonominë apo dhe shqetësime të përditshme të qytetarëve shqiptar.

-Po një bashkim te trojeve shqiptare e keni ven ne plan tja kërkoni Evropës zoti Rama.?

Mënyra më e mirë, më efikase dhe më e sigurt për të na bashkuar është Bashkimi Europian. Në planin afatgjatë, anëtarësimi në Bashkimin Evropian, si të barabartë aty ku nuk ka barriera do të na sjellë të gjithëve, pavarësisht se ku jemi, në hapësirën e përbashkët.

-Zoti kryeminister ju uroj suksese ne punen tuaj jam nje simpatizant i juaji dhe jo shume i njerezve qe ju rrethojne shikoj qe beni legalizime kudo por vetem nje kilometer n ga kryeministria ne rrugen todi shkurti kam banesen time nga te paret per legalizim dhe akoma vetem presim kur perballe meje kam deputet qe kan mbaruar me kohe , shkoj te aluizmi thon qe jeni ne pritje ketu e 10 vjet kjo nuk eshte pritje , ju uroj gezuar vitin e ri dhe suksese .nga oslo norvegji

Xhevahir në tre vjet janë legalizuar mbi 110 mijë objekte në të gjithë Shqipërinë. Është bërë shumë duke marrë parasysh që në tetë vitet e qeverisë së kaluar u legalizuan vetëm 21 mijë objekte. Edhe pak durim pasi radha juaj do të vijë së shpejti.

Zoti kryeminister kur do ta beni realitet premtimin tuaj te vini drejtesi ne shqiperi duke vene perpara drejtesis te gjith ata qe per 25 vjet shkaterruan vendin ,ata qe shkaterruan industrin shqiptare ata qe prishen dhe shkaterruan ushtrin shqiptare ata qe vran dhe krijuan krimin ata qe shiten vendin ton ata qe punuan per te gjith agjenturat e huaja dhe po te fillojm nga gjith kto duke filluar nga qeverria meksi, dhe te gjith te tjerat grabitjet e pronave kur do perfundojn pronat e gjysherve tan te grabitura nga njerez te ardhur dhe nuk luajn kur do funksjonoj kjo drejtesi ,kam shum pyetje por desha te dij vetem disa nga keto po patet munci .RESPEKTE

Reforma në drejtësi do të zbatohet medoemos dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi kërkesën e PD për bllokimin e vetingut, ka hapur përfundimisht rrugën e fillimit të zbatimit të reformës në drejtësi.  Në 2017-n do të nisë zbatimi i procesit të vetingut, ai i kalimit në sitë të të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve në vend. Megjithatë, reforma do të ketë nevojë për disa vite për të shfaqur frytet e saj të plota.

Zoti kryeministèr kisha 2 pyetje E para lidhet me rugèn Tiran Durès nèpèrmjet Ndroqit ka ndonjè plan se kur mund tè ndèrhyet pasi lè shum pèr tè dèshiruar Dhe pyetja e dyt ka tè bèj me hedhjen e mbeturinave né lum nga banorèt duke nisur nga ura e beshirit deri tek ura e peshkatarit Èsht pèr tè ardhur keq kur kaloj dhe i shof né dritèn e diellit se çfar masakre bèjn Tè uroj suksese nè punèn tuaj

Rruga Tirane – Ndroq – Plepa eshte e perfshire ne programin e ri te investimeve publike ne infrastrukturen rrugore, arsimore e shendetesore, qe do te shpallet se shpejti dhe do te filloje te zbatohet gjate vitit te ardhshem, ne partneritet me sipermarrjen private.

Zoti Kryeminister, tashti kane kaluar me shume se dy jave nga zgjedhjet parlamentare ne maqedoni ku shqiptaret realisht pesuan nje humbje te thelle per shkak te percarjes se votave shqiptare. Mirepo, partite shqiptare ne maqedoni akoma s´kane nder mend te bejne nje bashkim fundamental te faktorit shqiptar per te shumezuar ndikimin shqiptar ne shtetin dhe pushtetin maqedon. Pyetja e pare eshte: A ka qeveria juaj nje axhende/program per te forcuar kete bashkim te partive qe te ushtrohet nje presion i madh mbi subjektet maqedonase? Pyetja e dyte i referohet gjendes katastrofale te shqiptareve ne maqedoni te cilet vuajne nga mungesa e investimeve ne zonat shqiptare, diskriminimi ne tregun e punes dhe fyerje nacionaliste te pales maqedonase qe eshte konfirmuar dhe forcuar pikerisht nga ish partia ne pushtet “Vmro-Dpmne” kohet e fundit. Si rezultat te ketij zhvillimi albanofob do doja t´ju pyes se si qeveria juaj synon te denoje keta shprehje per te ruajtur shqiptaret nga nje rrezik potencial qe buron nga pala maqedonase? Perfundimisht dua te ju uroj nje vjet te ri me plot sukses , mbaresi dhe perparim.

 Partitë shqiptare, pavarësisht programeve dhe identitetit të tyre, duhet të tregohen të vendosura të çojnë përpara Marrëveshjen e Ohrit si program të përbashkët. Kjo është e vetmja mënyrë për të rritur cilësinë e jetesës së shqiptarëve dhe bashkëjetesën mes tyre dhe qytetarëve maqedonas.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Rama u përgjigjet qyetarëve: Ja kur do bashkohen trojet shqiptare!”

  1. kombi says:

    I dashur Kryeminister , Bashkimi Europian eshte bashkim shtetesh dhe jo kombesh . E dyta eshte se Europa me 99% mund te shperbehet ne vitin 2018 .
    Duhet menduar per nje plan B dhe jo te shpresojme tek Europa . Plani B eshte bashkimi i gjithe trojeve tona , sepse ata shqipetar ne Maqedoni nuk po ndihen si ne trojet e tyre . Bashkimi vjen vetem me kerkesen tone dhe kembenguljen tone , askush nuk do te na pengoje . Eshte ne vartesine tone , te politikes tashme te Tiranes ,Kosoves ,dhe te shqipetareve te Maqedonise . Duhen shfrytezuar momentet , para se te pushtohemi perseri nga SLLAVET .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *