Raporti tronditës: Qindra ekzekutime nga diktatori

30 Dhjetor 2016, 10:46Bota TEMA

Një raporti i ri pretendon se diktatori koreano-verior Kim Jong Un ka urdhëruar ekzekutimin e 340 njerëzve qëkur mori pushtetin në vitin 2011.

Raporti është hartuar nga Instituti për Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, një organizatë ekspertësh jug-koreanë, të cilët thonë se Kim përdor ekzekutimet për të shtrënguar më fort pushtetin.

Nga personat e ekzekutuar, 140 ishin zyrtarë të lartë në qeveri, ushtri dhe Partinë e Punëtorëve. Ekspertët thonë se Kim shfaq një nivel të lart brutaliteti. Për shembull Ministria e Mbrojtjes është spastruar 5 herë në 5 vjet, ndërsa babai i tij e bëri 3 herë në 17 vjet dhe dy prej këtyre herëve, ministrat ndërruan jetë nga mosha.

Në fillim të këtij viti, diktatori koreano-verior ekzekutoi ministrin e Arsimit, Kim Yong Jin, pasi nuk ishte sjellë mire gjatë seancës së parlamentit. Ndërsa në maj 2015, ministri i Mbrojtjes, Hyon Yong Chol, u ekzekutua me armë antiajrore para një publiku, mes të cilit edhe familja e tij, shkruan TCH.

Ekspertët thonë e Kim Jong Un është i dëshpëruar të tregojë se mund të jetë një lider i madh dhe për ta bëtë këtë, duhet të tregojë me forcë dhe mes ndihmësve të tij se shefi është ai.

2 komente në “Raporti tronditës: Qindra ekzekutime nga diktatori”

  1. eeeeej says:

    Mjaft se na e shpifet me propagande idioteske ?

  2. jo jo,cjan 300,3000,apo ,30000 . rreth 30 perqind shqiptare “qytetar”,te larguar nga puna ,pa asnje te ardhur, pa prone dhe per me teper ne pritje per tu kompensuar ish “pronaret”???? e……..”dashur”; ne fakt ish bejleret kolaboracioniset kuislinget soi e sorollopi i shfrytezuezve te popullit te thjeshte ; quhen ligjerisht, te pushkatuar…..dhe komplet…….,.pa faj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje