Takimi me Ramën, partitë shqiptare në Maqedoni fshehin draftin

30 Dhjetor 2016, 18:48Rajoni TEMA

Po mbahet në fshehtësi drafti zyrtar që u shtrua një ditë më parë në tryezën e përbashkët të thirrur nga kryeministri Edi Rama me krerët e partive shqiptare nga Shkupi.

Në mungesë të dokumentit zyrtar, lideri i BDI-së Ali Ahmeti numëroi disa nga pikat që përfshin drafti por nuk qartësoi nëse është diskutuar edhe për formimin e një ministrie për komunitetet në qeverinë e re, siç përflitet në disa media.

“Nuk është diskutuar as për ngritje të ndonjë ministrie, ka ide për organizimin e ri në të ardhmen dhe kjo duhet të shihet, të trajtohet dhe të vlerësohet nga partitë politike. Por që do të ketë ministry të minoriteteve unë këtë nuk e kam dëgjuar, mund të ketë ministri komuniteteve”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, raporton Alsat M.

Avancimi i përdorimit të shqipes, barazia ekonomike, procesi i integrimeve, mandati i Prokurorisë Speciale dhe zbardhja e disa prej rasteve të montuara janë disa nga pikat që përmban drafti.

Ahmeti tha se ky dokument duhet të miratohet nga të gjitha partitë shqiptare por nuk precizoi nëse ato do të kushtëzojnë pjesëmarrjen e tyre në qeverinë e re.

Kreu i BDI-së paralajmëroi se do të ftojë sërish në takim partitë shqiptare, por drejtuesit e lëvizjes Besa theksuan se nuk do të marrin pjesë në takime të organizuara nga politikanë nën hetim.

“Po të na ftojë kryeministri Rama apo ministri i jashtëm shqiptar mund të shkojmë por nuk pranojmë ftesa prej figurave të inkriminura të  politikës në Maqedoni. Në takimin e djeshëm me kryeministrin shqiptar nuk është trajtuar ndonjë document i vacant por vetëm që të merremi vesh ne partitë në Maqedoni”, tha Zekirja Ibrahimi, deputet i Lëvizjes BESA.

Pa arritjen e një marrëveshjeje finale rreth platformës së përbashkët të partive shqiptare, Ahmeti tha se partia e tij nuk do të fillojë negociatat për formimin e qeverisë me asnjë parti maqedonase.

1 komente në “Takimi me Ramën, partitë shqiptare në Maqedoni fshehin draftin”

  1. NEXHAT KITA says:

    INJORANCË POLITIKE, ose DENIGRIM i KURDISUR!

    Nuk e kam përpara tekstin intrgral me emëtime të ndryshme mediale – Dokument këshillues…
    Shumë, zhurmë e shkumbë.
    1. Dokumenti sikur kishte pikënisje vullnetin politik të zgjedhësve shqiptarë!!!!
    2. Do të kërkohet që shqiptarët të kenë statusin SHTETFORMUES!!!!
    3. Do themelohet një Ministri për KOMUNITETET!!!!
    4. Do themelohet një Institucion për avancimin e gjuhës së KOMUNITETEVE!!!!
    5. Do të kërkohet që shqiptarët të gëzojnë barazi EKONOMIKE!!!
    6. Të themelohen do “servise” linguistike – me redaktorë, përkthyesë, “LEKTORË”!!!!
    7. Dokument mbështetës për të sendërtuar këto kërkesa projekti, do jetë MARRËVESHJA e “OHRIDIT”
    Kërkesa të patheksuara, por nëntekstuale si në vijim
    8. Do të “hapen edhe më shumë vija mulliri” në interes permanent të amalgamës fabrikate “maqedonas-ë” dhe do të themelohet NJË CIRK dhe një sallon MAKIAZHI POLITIK.!!!!

    9. Do bëhet KIAMETI e do na ndreqëka punë ALI QIMETI!!!
    10. etj., etj., etj.
    Nuk e kam të ditur se kush është autori teknik i këtij “PROJEKTI”, Rama ose këshilltarët e tij, ose ata, punëtorët me dietë të VMRO-së. Pazari i këtij malli të keq është treva shqiptare nën sundimin FYROM-ist, ndërsa konsumatorë të sigurtë janë dhentë (delet) shiptarella në FYROM.
    Vërejtjet e mia:
    !Mbasi pikënisje motorike na merreshka “vullneti i lirë”, do pyes autorin se në c´mënyrë, ku dhe kur siguruat vullnetin politik (unë nuk jam pjesë e kopesë dhe sa mbaj mend, kurrë nuk kam dhënë ndonjë pëlqim të më ndreq punë qoftëlargu AFMET ALIU). Gënjeshtër e kulluar komuniste kur flitej në emër të popullit e për qejf të DULLËS.
    2. “Vullneti im zgjedhor” i ndërgjegjes sime kombëtare dhe politike, më jep shtytje të kërkoj të jem pjesë e popullit SOVRAN shqiptar, një nocion pak më i plotëkuptueshëm se elementi “shtetformues” i KUSHTETUTËS së RSFJ – “M” i vitit 1974.
    3. Po të arrij pozitën dhe statusin e popullit titullar të “SOVRANITETIT”, ahere do të urinoja nocionet dhe statusin “komunitet” ose “sekt” ngase
    të jesh “shtetformues” dhe njëherit të kënaqesh me të qenurit “komunitetit” i bie të ngatërrosh integritetin tënd kombëtar e të pajtohesh me nazistin Ivanov e ivanova, kur të tregon-jnë gardhin në kopshtin tonë.
    Ai që na i shpiku këto nocione “komunitet”, ose “sektë” dhe politikanët shqiptarë të FYROMIT së bashku me Ramën, nuk panë efektin dhe rrezikun e këtij alamet “PROJEKTI” për kalamaj, ose dhen.
    Në shkencën e logjikës këtij parimi i thonë – përjashtim i mundësisë së TRETË – ose je “shtetformues” dhe nuk je komunitet, ose je komunitet dhe nuk je “shtetformues”!
    E vetmja që që më habit me përmbajtjen e këtij “DOKUMENTI PROJEKT” është rrethana se si i nderuari Zijadin SELA, pati durim të dëgjonte këso drangullimash kakofonike, e lere më të jepte miratimin për një LOJË të TILLË ANTISHQIPTARE.
    Mos e zgjas – sovraniteti, or Ramë me shokë, është parakusht për një jetë të denjtë kombëtare.
    Krejt zhgarravitjet të tjera i kemi parë, shijuar,përjetuar dhe pësuar e pësojmë e do të pësojmë – “në të gjitha qeveritë e ardhshme.
    Ja se pse pëllet IVANOVI me aq krokorisje. Duhet kapur për brinjsh!
    Sa për MO – është një dokument inekzistent, një kujtim i idhur, një dokument që nuk ka as objekt dhe as subjekt shqiptarët, por etnitë, si kjo puna e komuniteteve.
    Kodi nuk të siguron sovranitet, por cirk në formë franceze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje