Urimi i veçantë i Donald Lu për Vitin e Ri dhe një premtim për vizat

luAmbasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu ka uruar përmes një kartoline të veçantë të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Vitit të Ri.

Në mesazhin e tij të urimit, i shpërndarë në faqen e ambasadës amerikane në Facebook, Lu shkruan gjithashtu se është i gatshëm t’u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve për vizat amerikane.

Ambasadori Lu, unë dhe i gjithë stafi i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, ju urojmë një Vit të Ri të gëzuar dhe të shëndetshëm! Ka qenë një privilegj të bashkëbisedoj me ju dhe t’u përgjigjem pyetjeve tuaja këtë vit; Kenny dhe unë shpresojmë të kemi më shumë argëtim dhe aventura me ju në vitin që vjen. Dhe sigurisht, nëse ju keni ndonjë pyetje të minutës së fundit mbi vizat, unë do t’i përgjigjem me kënaqësi në komentet më poshtë. Gëzuar!”, thuhet në mesazhin e ambasadorit amerikan, Donald Lu.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Urimi i veçantë i Donald Lu për Vitin e Ri dhe një premtim për vizat”

  1. spata says:

    Nuk duam azgje .Na hiqni qafe kamikazet politike e te Drejtesise .Shqiperia eshte vendi qe e ka bekuar Zoti e i mallkuar nga Kokat qe e drejtojne .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *