Vajza gjermane tregon tmerrin: Shqiptari më shtriu përtokë dhe…

30 Dhjetor 2016, 16:09Kronika TEMA

Një azilkërkues 22­ vjeçar nga Kosova dyshohet se ka tentuar të përdhunojë një 22 ­vjeçare në Gjermani. Ngjarja ka ndodhur një natë para Krishtlindjeve, ka raportuar të enjten prokuroria dhe policia gjermane. Policia gjermane është ende duke e hetuar rastin.

Sipas mediave gjermane, ngjarja ka ndodhur kur gruaja e re ishte duke ecur në “Lange Strasse” rreth orës 2:30 të mëngjesit, e cila më pas ka vënë re se njeriu i dyshuar ishte duke ecur pas saj dhe më pas po e ndiqte atë. Ajo ka njoftuar vëllanë e saj nëpërmjet telefonit ndërsa papritmas i dyshuari ka sulmuar gruan dhe ka ushtruar presion ndaj saj, duke e goditur atë në fytyrë, raporton schëarzëaelder­bote.de, transmeton Telegrafi.

Pas goditjeve që kishte marrë, viktima ka treguar se kishte rënë në tokë. Por i akuzuari nuk u ndal. Sipas saj, ai është përpjekur t’i heqë pantallonat asaj. Për fat, vëllai 25­vjeçar i ‘viktimës’ dhe miqtë e tij kanë shkuar për të ndihmuar atë.

Zyrtarët e policisë të qytetit Nagold, të cilët ishin informuar më parë, mundën ta arrestonin të dyshuarin. Me kërkesë të zyrës së prokurorit publik Tübingen, 22­vjeçari është paraqitur pranë gjykatës ndaj të cilit ishte nxjerrë një urdhër arresti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje