Alo policia?!/ 10 kërkesat më qesharake të bëra në policinë e Tiranës…” më kanë vënë çip në dhëmballë”, “më tradhëton gruaja”

31 Dhjetor 2016, 15:42Kronika TEMA
Alo policia?!/ 10 kërkesat më qesharake të bëra në

Top Channel ka renditur 10 kërkesat më qesharake të qytetarëve për 2016-n. Ka pasur qytetarë që kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë për ardhjen me presion të ujit në shtëpi, dëmtimin e gomës së makinës, bllokimin e bilbilëve të Policisë Rrugore, deri te heqja e çipit në dhëmballë apo denoncim ndaj një majmuni.

1. Mbretëresha e Anglisë më ka ardhur në shtëpi e paftuar.

2. Më ka rënë goma e makinës.

3. Nuk pranon kërkesën në Facebook.

4. Më kanë vendosur çip në dhëmballë.

5. Një avion luftarak po fluturon mbi spital.

6. Më ka kafshuar majmuni.

7. Polici në bulevard bën zhurmë me bilbil.

8. Kushëriri është agjent në CIA.

9. Më mbushni telefonin, më mbaroi oferta.

10. Ka ardhur uji me presion.

Por denoncimet që shkaktojnë ende të qeshura tek operatorët e policisë janë:

“Një qytetare jepte vendndodhjen e saj, siç ia kërkojmë ne për t’i ofruar shërbimin policor, dhe pretendonte në telefonatë se i kishte shkuar Mbretëresha e Anglisë, ishte ulur në kolltukun e saj, kishte marrë një libër dhe filxhanin e çajit në dorë dhe po e shqetësonte. Ndërsa një tjetër kishte marrë në telefon i alarmuar dhe kërkoi t’i rimbushnim numrin e telefonit se i kishte mbaruar oferta. Rasti tjetër ka pasur të bëjë me rrjetin social Facebook. Na kërkonte që të merrnim në telefon femrën dhe t’i pranonte atij ftesën në Facebook”, tha Edlira Filaj, operatore e 112-s.

Mesa duket, lajmi i mirë është se besimi i qytetarëve te policia është edhe për çështje intime.

“Në një rast, një zotëri merrte shumë i shqetësuar në telefon dhe na tha se po e tradhëtonte gruaja”./a.k

5 komente në “Alo policia?!/ 10 kërkesat më qesharake të bëra në policinë e Tiranës…” më kanë vënë çip në dhëmballë”, “më tradhëton gruaja””

  1. Kellira says:

    Ky lajm eshte per te ardhur keq.
    “Cipi ne dhemballe” apo “mbreteresha e Anglise” tregojne se telefonuesi ka probleme psikike.
    Cfare ka bere policia ne keto raste?!
    Berja publike e ketyre lajmeve thjesht i ben familjaret e ketyre te semureve te ndjehen shume keq dhe te marrin vendimin e gabuar per te semurin.
    Pyesni ndonje psikolog apo psikiater perpara se te nxirrni “perla” te tilla.

  2. humor says:

    Ha ha ha, hi hi hi. Por te marresh policine per arsye koti ne parim duhet te perbeje kundravajtje, sepse supozohet qe dikush po harxhon kohen e operatorit nderkohe qe dikush tjeter mund te kete vertete urgjence dhe mund t’i duhet te prese deri sa te sqarohet puna e mbretereshave dhe kurvave te facebookut.

  3. ortopedi says:

    esa duket pervec telefonuesve qenkan per psikiater edhe ata te famshmit operatore
    te policise por edhe gazetari qe i shkruan si kerkesa qesharake. Ato jane thjeshte sjellje
    te njerezve me probleme mendore dhe ne kete aspekt si punonjesi i policise ashtu dhe
    gazetari duhet te kishin njeminimum dijesh. E cfare ka ketu per te qeshur me sjelljet devijante te te semurit.Ama nuk perjashtohet qe edhe te jene telefonues qe tallen me poloicet e kallepit
    qe tregon te tilla ndodhi. Kesaj i thone vajmedet per policine qe kemi,per nga horizonti kulturor
    qe manifeston nje pjese jo e paket e saj. Jepuni leklsione me te plota
    dhe i trajnoni me shume trupen dhe drejtuesit e saj.

  4. Moni says:

    Qeshni njerez se rshte viti i ri. Pse kaq komente te ngrysura ? . Nuk i nxoren emrin njeriu, pse shqetesohesh. Gezuar gjithe shqiptareve dhe policise ne krye te detyres ?

  5. Shkiptar says:

    Si gjithmone shqiptare jane me funny njerez ne bote,,,,,
    Si mund te mungonin ata pa keto shaka me shellir
    Dhe une Kampala nje shaka viti i ri vjen ne shkiperi ne 31 shkurt?? Laymen I bukur app jo!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje