Hetohet infermierja shqiptare në Itali, keqtrajtonte pacientët

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

infermiereNjë grua shqiptare, infermiere në një spital psikiatrik në Italia po hetohet për keqtrajtimin e pacientëve. Mediat italiane raportojnë se Vjollca Ferati 45 vjeçe, këshilltari i komunës Poranssio në Itali dhe një grua rumune, Eleina Stoica 46 vjeçe, (koordinatore e infermiereve) janë pjesë e të akuzuarve.

Ata janë ndaluar nga Guardia di Finanza dhe u vune ne arrest shtëpiak. Kreu i komunës, Emilio Fossati, tha se ndihet i shokuar nga ky lajm dhe nuk e priste, duke bërë të ditur njëkohësisht shkarkimin e këshilltarit, Massimo Deperi 48 vjeç, shkruan Panorama.

Infermierja dhe dy të tjerët ofendonin të moshuarit e sëmurë, i linin ata në mëshirë të fatit duke mos i dhënë trajtimin e nevojshëm. Mediat italiane japin një shembull kur thonë se nëse një pacient rrëzohej në tokë, askush nuk e ngrinte, apo kur i linin pa asnjë ndihmë kur u duhej të pastroheshin.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *